Manifestim madhështor në Malishevë të Kosovës. Inaugurohet memoriali i Brigadës së Kumanovë-Malishevës në Kleçkë. Marrin pjesë Hashim Thaçi

Manifestim madhështor në Malishevë të Kosovës. Inaugurohet memoriali i Brigadës së Kumanovë-Malishevës në Kleçkë. Marrin pjesë Hashim Thaçi

” Manifestim madhështor në Malishevë të Kosovës. Inaugurohet memoriali i Brigadës së Kumanovë-Malishevës në Kleçkë. Marrin pjesë Hashim Thaçi Fatmir Limaj dhe Ilir Meta Thaçi: Pavarësia e Kosovës i ka themelet e saj të sigurta në sajë të gjakut të derdhur për çlirimin e vendit nga djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës

Meta: Nderimi për dëshmorët e UÇK-së nuk i takon vetëm popullit të Kosovës por të gjithë kombit shqiptar

Mbi 20 mijë veta morën pjesë në një manifestim madhështor të zhvilluar në Kleçkë të Malishevës me rastin e inaugurimit të memorialit të Brigadës së UÇK-së të Kumanovë-Malishevës. Në këtë manifestim merrnin pjesë edhe Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) z.Hashim Thaçi Nënkryetari i PDK-së z.Fatmir Limaj si dhe Kryetari i LSI-së ish-kryeministri i Shqipërisë z.Ilir Meta.

Gjatë këtij manifestimi mjaft madhështor u evokuan me një ndjenjë të lartë patriotizmi përpjekjet dhe sakrificat sublime të popullit të Malishevës në Kumanovë për çlirimin e Kosovës. Gjatë fjalës së tij në këtë manifestim ish-udhëheqësi politik i UÇK-së Hashim Thaçi u shpreh se pavarësia e Kosovës i ka themelet e saj të sigurta në sajë të gjakut të derdhur për çlirimin e vendit nga djemtë dhe vajzat më të mira të Kosovës. Duke vazhduar më tej Thaçi theksoi se “Kleçka do të mbetet gjithmonë një vend historik për Kosovën jo vetëm se pushtuesi këtu nuk shkeli dot asnjëherë por edhe sepse Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-në Kleçkë mori vendimet më të rëndësishme të luftës siç ishte edhe ai për firmosjen e Marrëveshjes së Rambujesë”.

Ndërkaq Fatmir Limaj që merrte pjesë për herë të parë në këtë tubim që nga shpallja e tij i pafajshëm në Gjykatën e Hagës u shpreh se “ne e kemi fituar luftën dy herë këtu në terren duke çliruar Kosovën por e kemi fituar edhe në Hagë ku i treguam gjithë botës ndershmërinë dhe qëllimin e drejtë të luftës sonë. Duke vazhduar më tej Limaj që ka qenë edhe Komandant i Brigadës së Malishevës tha se ne jemi krenarë sepse me luftën tonë jo vetëm çliruam Kosovën por këtu në Malishevë mbrojtëm nga masakrat e pushtuesit serb 80 mijë banorë të pafajshëm.

I ftuar në këtë tubim ishte edhe ish-kryeministri i Shqipërisë Ilir Meta. Duke marrë fjalën Meta shprehu kënaqësinë që merrte pjesë në një manifestim të tillë madhështor në përkujtim të luftës së Kosovës UÇK-së dhe dëshmorëve të saj. Meta u shpreh gjithashtu se “nderimi për dëshmorët e UÇK-së nuk i takon vetëm popullit të Kosovës por të gjithë kombit shqiptar”. Më tej Meta tha se UÇK ka meritën kryesore për imponimin e zgjidhjes së çështjes së Kosovës se lufta për çlirimin e Kosovës edhe pse u bë në radhë të parë nga vetë populli i Kosovës u kthye në një luftë të mbarë kombit tonë për t’i dhënë fund padrejtësive historike dhe genocidit ndaj gjysmës së kombit shqiptar.

Gjithashtu në fjalën e tij Meta u shpreh se UÇK i dha Kosovës jo vetëm dëshmorët dhe heronjtë e saj por nga radhët e saj u afirmuan shumë nga udhëheqësit e sotshëm dhe të ardhshëm të Kosovës të cilët do ta çojnë deri në fund sakrificën sublime të dëshmorëve për Kosovën e lirë të pavarur dhe evropiane. Kosova po e fiton paqen çdo ditë dhe më shumë ndaj dhe e meriton pavarësinë sa më shpejt në mënyrë që të zhvillojë edhe ekonominë e saj dhe të integrohet në Evropë.   0x323030362d30382d3236 AKTIVITETE 13:48)”