16 Feb Luzhiana Abazaj takim me banorët : Do të ndërtojmë shkollë të re në Kombinat.
Luzhiana Abazaj takim me banorët : Do të ndërtojmë shkollë të re në Kombinat.
Ndërtimi i një shkolle të re në Kombinat në zonën e rrugës “Shaban Bardhoshi” ky është premtimi që kryetarja e Njësisë Bashkiake 6 në Kombinat dhe njëkohësisht kandidate për këtë njësi ju ka bërë banorëve të kësaj zone. Pasi kjo zonë paraqitet mjaft problematike për shkak të mungesës së një shkolle dhe çka vë në rrezik jetën e nxënësve të cilët për t’u arsimuar ju duhet të kalojnë rrugën që të shkojnë në shkollën në qendër të Kombinatit.
Abazaj ka theksuar se ndërtimi i kësaj shkolle do të bëj të mundur që zhvillimi i mësimit të realizohet në kushte komode pa orare të tejzgjatura por nga ana tjetër kjo shkollë do të bëjë të mundur punësimin e 50 mësuesve.
Nga ana tjetër Abazaj pohoi se “ne erdhëm sot këtu me kërkesë të komunitetit që fëmijët mos të jenë më në rrezik dhe mos të jetë më nevoja që gjyshërit apo prindërit të lënë punët e tyre dhe të shoqërojnë fëmijët ata duhet të jenë të siguruar”.
Duke shtuar se “gjatë këtyre katër viteve kemi ecur bashkërisht atë ç’ka kërkuar komuniteti e kemi bërë ne dhe këtë do bëjmë dhe këtë katërvjeçar. Kanë qenë kërkesat tuaja por është bërë pengesë Bashkia e Tiranës e cila na ka mbyllur derën dhe na ka braktisur kësaj radhe do të jetë ndryshe. Pasi 8 maji do të vërë hallkën e bashkëpunimit mes njësisë bashkiake Bashkisë së Tiranës e qeverisë.
Hapi i parë do jetë përveç përfundimit të rrugës do jetë dhe shkolla por dhe kopshtet dhe nuk do kemi më rrezikshmërinë e rrugës dhe ju do jeni më të qetë në atë veprimtarinë tuaj ditore. Gjithashtu janë dhe vetë nxënësit ata të cilët shprehen të pakënaqur për këtë problem.
0x323031312d30342d3230 _MG_0482.jpg 13:41)