Luzhiana Abazaj : Kombinati do votoj për vazhdimin e projekteve

Luzhiana Abazaj : Kombinati do votoj për vazhdimin e projekteve

” Luzhiana Abazaj : Kombinati do votoj për vazhdimin e projekteve jo për bëtejë politike

Kandidati i koalicionit “Aleanca për Qytetarin” për Bashkinë e Tiranës z. Lulëzim Basha ka prezantuar dje Luzhiana Abazaj për njësinë bashkiake nr.6 .
Duke falënderuar mijëra njërëz që ishin të pranishëm në këtë takim elektoral Kryetarja e njësisë bashkiake nr. 6 Luzhiana Abazaj që rikandidon për një mandat  të dytë  katër vjeçarë në këtë njësi ka falënderuar komunitetin e kombinatit për mbështetjen që ata kanë dhënë në këtë mandat të parë.
Duke u përhulur me respekt për ndihmën që banorët i kanë dhënë dhe për punën e kryer së bashku në drejtimin e kësaj njësia bashkiake Luzhiana Abazaj ka kërkuar votot e këtij komuniteti për të vazhduar projektin e saj që shkojnë përtej një mandati katë vjeçar.
Unë dua të punojmë së bashku ashtu sikurse e kemi filluar këtë gjë tha Abazaj në vitin 2007 sepse kemi projekte që kërkojnë një mandat të dytë për të mos  e lënë këtë komunitet nën presionin e opozitës e cila kërkon votë për t’u hakmarr politikisht jo për të ndihmuar këtë njësi.
“Unë në pozicionin e mjekes kam ardhur t’u shëroj zemrat tuaja u mundova dhe shërova disa zemra. Këto katër vjet do shërojmë së bashku me kryebashkiakun  e ri të Tiranës sepse ne jemi për ndryshimin e vërtetë” u shpreh kandidatja e koalicionit “Aleanca për Qytetarin” Luzhiana Abazaj.
Duke përmenduar disa nga projektet  konkrete kryetarja e njësisë bashkiake Abazi u shpreh se’ mandatin e dytë do e fillojmë me rrugën Amdi Sinoimeri Fabrika e qelqit lulishtet brenda pallateve  etj sepse ne jemi qytetarë të Tiranës.
Ne nuk jemi zonë informale ne jemi pjestarë të kryeqytetit të Shqipërisë. Ndaj dhe duam që në 8 maj të ndryshojmë ti japim faqen e vërtetë  të kryeqytetit të Shqipërisë. Kjo e sotmja dhe në vazhdim tregon sepse në 9 maj do jetë në krye të bashkisë së Tiranës z.Lulzim Basha dhe këtu në kombinat Luzhiana Abazaj bashkë me ju.

0x323031312d30342d3136 AKTIVITETE Luzhiana Abazi.jpg 18:15)”