Luzhiana Abazaj: “Ish-Kombinati Tekstil

Luzhiana Abazaj: “Ish-Kombinati Tekstil

” Luzhiana Abazaj: “Ish-Kombinati Tekstil do ndërtojmë qendrën profesionale kurse formimi dhe vende të reja pune”

Ndërtimi i një qendre profesionale në ish-Kombinatin Tekstil kurse formimi çka do të sjellë dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Është ky projekti i cili Luzhiana Abazaj kandidatja e Njësisë Bashkiake numër  6 në Kombinat prezantoi dje gjatë një takimi zonën e ish-Kombinatit Tekstil me të rinj dhe banorë të Kombinatit projekti i së cilës në dorë të Bashkisë së Tiranës është lënë në harresë.  Abazaj premtoi se në këtë zonë do të hapet një qendër profesionale e cila do të trajnojë të rinj por dhe grupmoshat reja të cilat nuk kanë një profesion por që do ta përfitojnë falë saj dhe më pas do të kenë vendin e tyre të punës.
“Këtu është menduar që të bëhet një qendër profesionale disa qendra ose të themi multi-qendra në profesione të ndryshme të cilat janë si për mësimin e punës në qoftë se ju mbaroni shkollat e mesme të përgjithshme atëherë këtu do të ofrohen kurse trajnimi profesional flasim për profesion teknik mekanik rrobaqepësi shumë zanate të tilla të cilat do t’ju ndihmojnë nesër për të gjetur vendin e punës dhe vendi i punës do të jetë po këtu.

Domethënë përveç qendrave të trajnimit nga ana profesionale do ketë dhe vendin e punës në bazë të asaj që mbaroni” deklaroi Abazaj. Kandidatja për Njësinë Bashkiake 6 pohoi se ky projekt është futur në programin e LSI për ndryshimin e vërtetë i cili do jetë pjesë e integruar të programit të kryetarit të ri të bashkisë nesër. Përveç shkollave vende të reja të punës do jenë kurset e trajnimit pastaj dhe vendet e reja të punës. Ndërtimi i kësaj qendre do të thotë më shumë mundësi formimi dhe punësimi për të rinjtë ndërsa nga ky projekt do të jenë rreth 65 mijë banorë  të cilët do të përfitojnë dhe do të kenë vendin e tyre të punës.

0x323031312d30342d3232 AKTIVITETE 218056_155502271179950_151868161543361_355918_8127115_n.jpg 13:26)”