Luan Rama: Zgjedhja e Presidentit

Luan Rama: Zgjedhja e Presidentit

” Luan Rama: Zgjedhja e Presidentit prova e maturisë së politikës shqiptare

Mblidhet Komiteti Drejtues i LSI-së Shkodër
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama mori pjesë sot në mbledhjen e Komitetit Drejtues të LSI-së në Shkodër. Në fjalën e tij në këtë mbledhje shumë të rëndësishme organizative z. Rama tha se Lëvizja Socialiste për Integrim është forca përcaktuese e cila krijon mazhorancën qeverisëse në vend. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së duke vlerësuar punën e mirë të bërë nga strukturat e kësaj force politike në të gjithë Qarkun e Shkodrës u shpreh se LSI në Shkodër është një forcë politike e fuqishme dhe forca më kredibël. 
Ndërkohë duke prekur aktualitetin politik në vend Luan Rama deklaroi se për sa i përket çështjes shumë të rëndësishme të reformës zgjedhore Lëvizja Socialiste për i Integrim ka insistuar dhe do të vazhdojë të insistojë që në këtë proces të respektohet parimi themelor dhe kushtetues u barazisë së votës për të gjithë qytetarët shqiptarë kudo që ata e hedhin këtë votë në të gjithë Shqipërisë.
Në vijim të fjalës së tij në Komitetin Drejtues të Lëvizjes Socialiste për Integrim në Shkodër Sekretari i Përgjithshëm i kësaj force politike Luan Rama u shpreh se procesi i zgjedhjes së Presidentit është një provë maturie e politikës shqiptare.
I pyetur nga gazetarët se cili është qëndrimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim për kandidaturën e Fatos Nanos për President të ardhshëm të vendit Sekretari i Përgjithshëm  i LSI-së Luan Rama u përgjigj se procesi i zgjedhjes së kryetarit të shtetit është një sfidë e politikës shqiptare e cila në këtë jubile të Pavarësisë duhet të tregojë se sa mund të ngrihet mbi interesat parciale duke vënë kështu në radhë të parë interesat evropiane të vendit. 
Sipas tij Fatos Nano duhet të jetë kandidat i Partisë Socialiste  për President të Republikës. “Zgjedhja e Presidentit nuk është një sfidë e njërit kryetar kundër kryetarit tjetër dhe as sfidë e njërës parti kundër partisë tjetër se kush do ta marrë postin e Kryetarit të Shtetit. 
Kjo është sfidë e politikës shqiptare për të dëshmuar përgjegjshmëri dhe pjekuri politike në përputhje me interesat europiane të vendit për të dëshmuar në 100-vjetorin e Pavarësisë që jemi evropianë dhe që dimë të ngrihemi mbi interesat parciale apo të grupit” u shpreh për mediat Luan Rama. 

0x323031322d30342d3237 Luan Rama.jpg 16:12)”