17 Feb Luan Rama: Ta kthejmë LSI në modelin e debatit dhe kritikës.
Posted at 22:55h
in Archived Articles
Luan Rama: Ta kthejmë LSI në modelin e debatit dhe kritikës.
L.Rama në garën për Kryetar takim me strukturat e LRI.
L. Rama: LRI na dha shembullin e garës me debat.
L.Rama: Ta shkundim LSI nga konformizmi.
L.Rama: Ta kthejmë LSI në modelin e debatit dhe kritikës.
L.Rama: LSI jo parti e tabuve.
L. Rama:Të mos hezitojmë për të kritikuar çdo drejtues të LSI.
Fjala e kandidatit për kryetar të Lëvizjes Socialiste për Integrim Luan Rama në takimin me drejtuesit e strukturave të LRI-së së Tiranës
Faleminderit të gjithë juve përfaqësues të strukturave të LRI-së të qytetit të Tiranës për mundësinë që me jepni të diskutoj se bashku me ju dhe të ndaj me ju çështje të rëndësishme që lidhen me këtë moment gjithashtu të rëndësishëm në të cilin gjendet Lëvizja Socialiste për Integrim. Prej kohësh kemi nisur një proces të riorganizimit dhe të ristrukturimit të LSI-së për ta sjellë atë në standarde korrekte në përputhje me statutin në aspektin e ndërtimit organizativ dhe veprimit të saj si një strukturë partiake nga njëra anë dhe nga ana tjetër për ta rritur peshën rolin dhe ndikimin e çdo anëtari të LSI-së atje ku është dhe të LSI-së në tërësi në jetën politike të vendit. Kemi mbyllur dy momente të rëndësishme fushatën e zgjedhjeve të Lëvizjes Rinore për Integrim që konkludoi me konventën rinore që u zhvillua dhe gjithashtu fushatën e zgjedhjeve të Lëvizjes së Gruas për Integrim.
Vijmë tani në momentin e tretë momentin më të rëndësishëm që mbyll këtë cikël të organizimit dhe që lidhet me zgjedhjen e kryetarit të LSI-së dhe me mbledhjen e Konventës Kombëtare Zgjedhore të LSI-së për të zgjedhur në të strukturat dhe forumet drejtuese. Në këtë mënyrë të jemi të gatshëm për të përballuar me sukses sfidat e afërta politike dhe elektorale me të cilat do të ballafaqohet Lëvizja Socialiste për Integrim. Unë duke reflektuar mbi të gjithë veprimtarinë politike dhe elektorale të LSI-së duke sjellë në vëmendje ndjeshmëritë apo sensibilitetet e grupeve të ndryshme të interesit në mënyrë të veçantë të grupeve të të rinjve të LSI-së pra të LRI-së vendosa të kandidoj në garën për postin e kryetarit sipas frymës dhe modelit të emancipuar që krijoi vetë LRI-ja në garën që zhvilloi me debatin që zhvilloi dhe ballafaqimin e alternativave që bëri të mundur të realizojë në procesin e saj zgjedhor deri tek Konventa Zgjedhore e LRI-së. Pra mbi bazën e modelit tuaj dhe duke qenë dakord me të gjithë frymën e LRI-së vendosa të kandidoj në garën për postin e kryetarit i bindur që kështu bëj më të mirën e mundshme që LSI jo vetëm të krijojë një standard gare dhe ballafaqimi alternativash brenda vetes por ta ofrojë këtë si një model funksional dhe natyrisht model për tu ndjekur edhe për pjesën tjetër të shoqërisë në mënyrë të veçantë për klasën politike.
Nga kjo pikëpamje fushata ime është një ballafaqim alternativash pasi unë vij me një alternativë të cilën e ballafaqoj në mënyrë të hapur dhe e bëj pjesë të diskutimit dhe të vlerësimit tuaj. LRI-ja na dha shembullin e një gare qytetare të një gare të hapur të një gare pa paragjykime dhe LSI-ja duhet të bëjë të njëjtën gjë. Dhe unë prandaj jam në këtë garë sepse gara ime prania ime në këtë garë nuk është sfidë personale nuk është sfidë për askënd por është sfidë për vetë të ardhmen e Lëvizjes Socialiste për Integrim të kësaj force që është promotore e zhvillimeve që dominohen nga interesat e vendit por që ka brenda vetes padyshim pjesën më të bukur pjesën më vitale pjesën më dinamike pjesën më të hapur siç është Lëvizja Rinore për Integrim. Prandaj sot në këtë takim të parin unë ju ftoj juve dhe të gjithë të rinjtë e LSI-së pra të gjithë LRI-në të bëhen pjesë e kësaj gare të bëhen pjesë e këtij debati të bëhen pjesë e këtij diskutimi në mënyrë aktive në mënyrë të veçantë duke evidentuar mangësitë duke kritikuar duke bërë vërejtje. Le ta fillojmë këtë gjë duke prekur njërën prej sëmundjeve më tipike në të cilën për fat të keq ka rënë edhe LSI-ja.
Ju të parët dhe të gjithë ne duhet ta shkundim LSI-në nga konformizmi. Konformizmi nuk mund të bashkëjetojë me LSI-në dhe LRI-ja duhet ta bëjë këtë gjë siç e bëri brenda radhëve të veta edhe brenda radhëve të LSI-së. Konformizmi për të mos prishur qejf me kryetarin me drejtorin me X-n apo Y-n duhet të marrë fund në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. LSI-ja ka lindur si model i antikonformizmit LSI-ja ka lindur si reaksion ndaj dukurive negative apo ndaj tkurrjes dhe dhunimit të hapësirave të demokracisë në një realitet të caktuar demokratik në kohën kur lindi LSI-ja. Pra LSI-ja lindi si antitabu lindi duke shkelur mbi tabu. Le ta kthejmë në moto tonën luftën kundër konformizmit luftën kundër atij që mbyll sytë dhe hesht kur sheh një fenomen apo dukuri negative sepse duke mbyllur sytë dhe duke heshtur sot ai fenomen negativ bëhet më i dëmshëm kthehet në një epidemi dhe pastaj do ta kemi m&
euml; të vështirë ta kurojmë. Kjo është e rëndësishme dhe unë prandaj jam në këtë garë t’ju ftoj që së bashku të ngremë zërin kundër cilitdo që e përdor emrin e LSI-së apo faktin që është anëtar i LSI-së vetëm për interesin e vet dhe ka harruar që ai është aty ku është për shkak të LSI-së. Le të nisim së bashku pra përmes këtij procesi dialogu diskutimi debati dhe ballafaqimi të shfaqim sinqeritetin guximin kurajën e LRI-së. Ta kthejmë këtë edhe në vlerë të LSI-së sepse të jeni të bindur që dikujt mund t’i vijë keq apo t’i mbetet qejfi sot por nesër do ta kuptojë që kjo është më e mira e mundshme që ne mund të bëjmë dhe që duhet të bëjmë.
euml; të vështirë ta kurojmë. Kjo është e rëndësishme dhe unë prandaj jam në këtë garë t’ju ftoj që së bashku të ngremë zërin kundër cilitdo që e përdor emrin e LSI-së apo faktin që është anëtar i LSI-së vetëm për interesin e vet dhe ka harruar që ai është aty ku është për shkak të LSI-së. Le të nisim së bashku pra përmes këtij procesi dialogu diskutimi debati dhe ballafaqimi të shfaqim sinqeritetin guximin kurajën e LRI-së. Ta kthejmë këtë edhe në vlerë të LSI-së sepse të jeni të bindur që dikujt mund t’i vijë keq apo t’i mbetet qejfi sot por nesër do ta kuptojë që kjo është më e mira e mundshme që ne mund të bëjmë dhe që duhet të bëjmë.
Pra duke shkelur mbi konformizmin duke e shkundur LSI-në nga perdja e konformizmit për të mos i prishur qejfin njërit apo tjetrit ne e shndërrojmë LSI-në në një arenë debati në një arenë ballafaqimesh në një arenë konfrontimi idesh dhe alternativash dhe kjo na jep mundësinë të njohim më mirë gjithçka të mirë që kemi bërë por të njohim akoma më mirë defektet dhe mangësitë t’i korrigjojmë ato në kohë. Ne jemi përpara zgjedhjeve dhe zgjedhjet e 2013-s që të jenë të suksesshme për LSI-në që LSI-ja të fitojë në këto zgjedhje duhet me doemos të ridimensionojë peshën e vet rolin e vet aktivitetin e vet angazhimin e vet përgjegjshmërinë e vet. Të gjithë e kemi dëgjuar moton shumë qytetare të artikuluar nga ambasadori amerikan “Vepro tani”. Fusha jonë e veprimit është kjo prandaj ejani të veprojmë tani. Të veprojmë tani për të ndihmuar me vrullin me energjinë me vizionin me kurajën me mungesën e paragjykimit që keni ju edhe Lëvizjen Socialiste për Integrim. Ejani të veprojmë tani. Të gjejmë cila është më e mira e mundshme që duhet ta zgjedhim që duhet ta mbështesim që duhet ta rrisim sepse vetëm kështu Lëvizja Socialiste për Integrim do të bëjë të mundur të fitojë në zgjedhjet e ardhshme politike.
Nuk ka pse të kemi ndrojtje nuk ka pse të hezitojmë të kritikojmë kryetarin Sekretarin e Përgjithshëm ministrin apo drejtorin kur ajo çfarë ne presim të bëjnë ata është shumë më tepër nga ajo që bëjnë në të vërtetë. Ju në mënyrë të veçantë në tërësinë e të rinjve LRI-ja ka komoditetin ka luksin të jetë e çliruar nga kjo trysni dhe nga ky presion interesash që nuk kanë të bëjnë me atë që është thelbi i asaj që na bën të jemi bashkë dhe që janë interesat e integrimit evropian të vendit. Integrimi nuk është një proces virtual. Integrimi nuk është një fjalë e hedhur në eter dhe e përdorur në slogane politike. Integrimi është proces pjesëmarrje e njerëzve e të gjithë qytetarëve shqiptarë dhe në këtë proces roli dhe misioni i LSI-së pra edhe i LRI-së është që të jetë në pararojë që të jetë në avantguardën e këtij procesi siç kemi bërë dhe siç kemi ndikuar edhe në qeverisjen e vendit për t’i përshpejtuar ritmet e integrimit këtë gjë duhet ta bëjmë tani në këtë moment me një synim shumë më kurajoz dhe shumë më pretencioz gjithashtu. Kemi dëgjuar që këto kohët e fundit LSI-ja ka artikuluar moton për Shqipërinë e viteve 2020 por në Shqipërinë e viteve 2020 e përtej nuk mund të mbërrihet nëse ne nuk e hedhim syrin tek ai horizont ku duam të shkojmë. Dhe që të përshpejtojmë ritmet për të mbërritur në atë horizont ne duhet natyrisht të jemi në krah të njëri-tjetrit ta ndihmojmë njëri-tjetrin por dhe ta kritikojmë njëri-tjetrin kur e shohim që vepron gabim apo që nuk ecën në ritmin tonë.
LSI është një forcë e gjallë është një forcë aktive. Thashë dhe më lejoni ta përsëris. Duke shkelur mbi tabutë