17 Feb " Luan Rama: reforma zgjedhore para zgjedhjes se Presidentit."
Posted at 22:44h
in Archived Articles
” Luan Rama: reforma zgjedhore para zgjedhjes se Presidentit.
Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama
Duke qenë se jemi në prag të mbarimit të mandatit të Komisionit të Reformës Zgjedhore ku kanë mbetur edhe katër ditë punë të këtij komisioni për të kurorëzuar draftin e ndryshimeve apo të përmirësimeve në paketën e reformës zgjedhore jam këtu në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim të theksoj edhe një herë domosdoshmërinë dhe rëndësinë e veçantë që merrte kurorëzimi me sukses i reformës zgjedhore si kushti i parë që duhet të përmbushë Shqipëria për t’u hapur më tej kushteve të tjera rrugën që bëjnë të mundur marrjen e statusit të Vendit Kandidat për në Bashkimin Europian.
Nga kjo pikëpamje në emër të LSI-së edhe një herë insistoj që komisioni i posaçëm i Kuvendit të Shqipërisë i mandatuar për të realizuar projektin e reformës zgjedhore duhet të reflektojë propozimet e bëra nga dokumenti i shkruar nga 26 parti politike si shenjë e vullnetit të mirë për të bërë të mundur realizimin e një reforme zgjedhore që të krijojë kushte pikësëpari që çdo votë e çdo qytetari shqiptar të jetë votë e barabartë në vlerën e saj për gjithsekënd që mandatohet si përfaqësues politik në Kuvendin e Shqipërisë. Natyrisht kjo nuk është një çështje dëshire dhe nuk është një çështje thjesht e vetëm partiake është edhe një çështje e rëndësishme një çështje prioritare ndaj së cilës duhet reflektuar me përgjegjshmëri dhe me maturi që edhe reforma zgjedhore të vijë në përputhje me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka theksuar gjithnjë dhe rithekson sërish se është e gatshme që të kontribuojë pozitivisht për të bërë të mundur që reforma zgjedhore të jetë e standardeve evropiane që edhe zgjedhjet në Shqipëri më në fund të jenë zgjedhje si në çdo vend normal demokratik europian. Fakti që më datë 15 mbaron mandati i punës së këtij komisioni e bën edhe më imperative domosdoshmërinë e përshpejtimit të ritmeve që reforma zgjedhore të realizohet përpara kohës apo përpara afatit kushtetues kur duhet të zgjidhet edhe Presidenti i ri i Republikës. Reforma Zgjedhore reforma parlamentare bashkë me të edhe heqja e imunitetit të politikanëve mbeten detyra që duhen përmbushur në mënyrë imediate dhe me shumë seriozitet. Qasja ndaj këtyre prioriteteve është në thelb edhe testi i përgjegjshmërisë dhe sjelljes europiane të politikës shqiptare ndaj prioriteteve që lidhen me tërësinë e proceseve të integrimit europian të vendit.
Si e gjykoni deklaratën e z. Berisha se Presidenti i ardhshëm do të jetë nga mazhoranca? LSI si partnere në qeveri sa shqetësuese e shikon këtë deklaratë ndërkohë që edhe komuniteti ndërkombëtar sikurse edhe LSI janë shprehur për një president konsensual?
Vazhdojmë të mbetemi në qëndrimin e njohur të Lëvizjes Socialiste për Integrim që procesi i negociatave politike të mund të shkojë tek konsensusi më i mirë i mundshëm që edhe përgjegjësia e radhës që ka klasa politike përpara për të bërë të mundur zgjedhjen e kryetarit të shtetit në përputhje me frymën dhe përmbajtjen europiane që ka Kushtetuta e Shqipërisë është një sprovë e madhe ndaj së cilës ne duhet të sillemi me shumë përgjegjshmëri. Prandaj për sa kohë jemi në stadin e negociatave gjykoj dhe besoj se ka vend dhe mundësi që klasa politike të mund të mbërrijë tek konsensusi i nevojshëm që pavarësisht se prej nga vjen kandidati se mund të jetë një kandidat që vjen si propozim i Partisë Demokratike mund të jetë një kandidat që vjen si propozim i opozitës siç mund të jetë edhe një kandidat që vjen si propozim i Lëvizjes Socialiste për Integrim apo edhe një grupi deputetësh siç e parashikon Kushtetuta.
E rëndësishme është që emri të çojë tek përligjja e gjithë impenjimit dhe shqetësimit që kryetari i ri i shtetit jo vetëm të zgjidhet sepse nuk mund të zgjidhet përveçse në përputhje me frymën e Kushtetutës por pikësëpari të jetë garanti dhe një institucion më shumë në tërësinë e angazhimeve politike dhe qeverisëse të vendit për të përmbushur të gjitha detyrimet që burojnë nga tërësia e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Edhe një herë e theksoj se zgjedhja e kryetarit të shtetit nuk është sfidë individësh apo sfidë e njërës parti kundrejt tjetrës. Është sfidë politike. Është sfidë e klasës politike të vendit përballë interesave europiane të vendit dhe shqiptarëve. Është sfida e shprehjes së nivelit të pjekurisë politike dhe të maturisë qytetare dhe politike gjithashtu të klasës politike të vendit përballë interesave europiane. Nga kjo pikëpamje ne do të vazhdojmë të kontribuojmë edhe në negociatat e pritshme si dhe në atë që vetë Kryeministri e ka theksuar dje në deklaratën për shtyp për çeljen e negociatave edhe midis aleatëve të koalicionit në funksion të gjetjes së zgjidhjes më të mirë të mundshme. Dua të bëj të qartë që Lëvizja Socialiste për Integrim është e përgjegjshme edhe ndaj këtij procesi siç ka qenë në sjelljen e vet politike në çdo hap që shërben si test apo si vlerësim për seriozitetin e angazhimeve tona në tërësi e proceseve të integrimit europian.
Keni një koment mbi deklaratën e deputetit Ben Blushi se LSI dhe PS duhet të bashkojnë votat për t’iu kundërvënë
kryeministrit Berisha?
kryeministrit Berisha?
Për shkak të pranisë sime në një emision televiziv nuk kam pasur mundësinë që ta dëgjoj deklaratën e zotit Blushi por ajo që mund të them dhe që është esenciale dhe e rëndësishme ka të bëjë me faktin që vota e Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe i gjithë kontributi i saj në asnjë rast nuk ka qenë dhe nuk do të jetë dekonstruktiv që do të thotë se ne jemi të gatshëm dhe i ftojmë të gjithë aktorët dhe faktorët politikë të vendit të bashkojnë votat për Shqipërinë Europiane të bashkojnë votat për integrimin europian të vendit të bashkojnë votat për të realizuar reformën zgjedhore dhe tërësinë e reformave që lidhen me procesin e integrimin europian që në 100-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë Shqipëria të meritojë edhe statusin e vendit kandidat për në Bashkimin Europian.
Më lejoni të risjell në vëmendjen tuaj dhe të opinionit publik deklaratën që ka bërë kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim para disa ditësh që “unë do të vazhdojë të respektoj dhe do të jemi korrekt në përmbushjen e paktit bashkëqeverisës me Partinë Demokratike pasi është në AND-në dhe filozofinë politike të Lëvizjes Socialiste për Integrim respektimi me korrektesë i marrëveshjeve dhe përmbushja me korrektesë të gjitha detyrimet që ne kemi ndaj qytetarëve shqiptarë dhe ndaj interesave europiane të vendit.
L. Rama: reforma zgjedhore para zgjedhjes se Presidentit.
0x323031322d30352d3131 AKTIVITETE Luan Rama.jpg 15:55)”