Luan Rama: Meta jo betejë me Drejtësinë

Luan Rama: Meta jo betejë me Drejtësinë

Luan Rama: Meta jo betejë me Drejtësinëbetejë për Drejtësi.

Më lejoni t’ju falënderoj paraprakisht për disponibilitetin dhe gatishmërinë tuaj dhe ndërkaq në vlerësim të misionit tuaj dhe të gjithë asaj që bëni për të përcjellë pranë opinionit publik të vërteta të pakontestueshme dëshiroj që në këtë konferencë të sotme të fokusohem te seanca e djeshme e zhvilluar në mjediset e Gjykatës së Lartë në çështjen e shqyrtimit të gjykimit politik të z. Ilir Meta. Duke marrë shkak nga zhvillimet e seancës së djeshme ku jam i bindur siç keni vënë re edhe ju ka pasur zhvillime interesante që provojnë me shkresa dhe dokumente zyrtare jo vetëm falsitetin e të gjithë procesit politik kundër z. Meta por edhe pathemelësinë manipulimin e provave dhe falsifikimin e tyre për të mashtruar opinionin publik.

Natyrisht në këtë komunikim tonin unë nuk kam aspak qëllim të interferojë në shqyrtimin gjyqësor apo në hetimin gjyqësor të çështje madje në respekt të plotë me integritetin dhe sovranitetin e gjykatës për të bërë dhe për të dhënë drejtësi njëherazi edhe në respekt të transparencës ndaj publikut dëshiroj të sjell në vëmendjen tuaj dhe nëpërmjet jush edhe në vëmendjen e opinionit publik atë që thashë më sipër që ka të bëjë falsitetin dhe pathemelësinë e provave mbi të cilat është ndërtuar akuza.

Vetë dëshmitari i prokurorisë z. Bekim Halilaj ka provuar dje me një mori shkresash dhe dokumentesh zyrtare që akuzat e z. Prifti janë jo vetëm një mashtrim por edhe një manipulim konkretizuar kjo edhe me atë që dokumentohet edhe ne video-përgjimin e tij. Më parë se sa t’ju referoj disa  dokumente konkrete në lidhje më këtë që thashë për ta kuptuar më qartë se çfarë ka ndodhur realisht mjafton t’ju sjell vetëm një shembull që gjithnjë sipas dëshmitarit të prokurorisë biznesmenit Bekim Halilaj një sasi nafte prej 30.000 tonë ose konvertuar në vlerë rreth 10 milion dollarë i është dhënë në mënyrë të fshehtë që më 10 shkurt 3 javë më përpara se sa është realizuar video-përgjimi dhe gjithashtu 3 javë më përpara se sa ishte caktuar data e ankandit kompanisë TEA construction.

Do të thoni ju se çfarë lidhje ka TEA construction me çështjen apo me njërin dëshmitar të prokurorisë apo dëshmitarin tjetër prokurorisë. Ka një lidhje që vjen e provuar gjithashtu sipas dëshmitarit z. Halilaj dhe dokumenteve që ai referon. Kjo do të thotë që pronari i kompanisë TEA construction me një marrëveshje që nuk e ka ditur komisioni që zhvillonte ankandin dhe që mban datën 10 shkurt për të përftuar sasinë e naftës që ju referova është gjithashtu ortak në fabrikën e tullave me bashkëshorten e dëshmitarit tjetër të prokurorisë z. Prifti. Mjafton ky fakt për të kuptuar lidhje marrëdhënie konflikt interesi pazare korruptive apo afera korruptive që nga zhvillimet e djeshme e shndërrojnë tashmë procesin gjyqësor ndaj z. Meta në proces të mbyllur për të çelur një proces gjyqësor ndaj dëshmitarit kryesor të prokurorisë. Më konkretisht më lejoni t’ju citoj akt marrëveshjen që mban datën 10.2.2010 ndërmjet shoqërisë tregtare ARMO ALBPETROL dhe shoqërisë TEA construction.  E theksoj që është e datës 10 shkurt 2010. Video-përgjimi është realizuar shumë ditë më pas. Ndërkaq duke iu referuar dokumenteve që vijnë nga prokuroria më lejoni t’ju citoj se pyetjes së prokurorit se përse duhej anuluar ankandi kur sipas jush interesi i shtetasit Ilir Meta ka qenë për ta fituar ankandin kompania e shtetasit Bekim Halilaj z. Prifti i përgjigjet se me sa më kujtohet kërkesa për anulimin e ankandit kishte lidhje me mosqenien gati nga Bekim Halilaj për të qenë i sigurt në fitoren e ankandit meqenëse ishin blerë dokumentet e ankandit nga disa firma që operonin në këtë fushë. Pra -thotë një i njëjti dëshmitar për dëshmitarin tjetër të prokurorisë z. Bekim Halilaj – Bekimi i trembej konkurrencës.

Ndërkohë Bekimi rezulton sipas procedurave të ankandit përfaqësuesi i të vetmit subjekt që i ka pasur dokumentet dhe ka qenë pjesëmarrës në ankandin që nuk u zhvillua sepse siç rezulton nga marrëveshja kjo gjë ishte zgjidhur më përpara në mënyrë të fshehtë. Ndërkaq me anë të një shkresë që mban datën 1.3.2010 ora 10.30 pra jemi 2.30-3 orë përpara se të realizohej video-përgjimi subjekti që përfaqëson z. Bekim Halilaj i është drejtuar ALBPETROLIT me një shkresë që provon pjesëmarrjen e tij në ankand me të gjitha dokumentet e nevojshme dhe konstatimin se nuk është realizuar ankandi.

Pra edhe një herë të bëj një përmbledhje të të gjithë sa thashë. Vetëm në ditën e djeshme në seancën gjyqësore rezultojnë fakte që katërçipërisht pathemelësinë e akuzës e cila është ngritur mbi dëshminë e një dëshmitari  të cilat dëshmitari tjetër po i prokurorisë i hedh poshtë me dokumentet që ju paraqita. Arsyeja se pse i parashtroj të gjitha lidhet me faktin që ne jemi të vendosur jo vetëm të realizojmë transparencën maksimale ndaj publikut por ndërkaq edhe të nënvizojmë sërish atë që është thënë herë pas here dhe që rezulton e provuar tani në vijimësi që akuza është ngritur mbi dëshmi dhe prova ta falsifikuara të një dëshmitari i cili në çdo seancë sa vjen e vihet përballë faktesh dhe dokumentesh ligjore që provojnë pathemelësinë dhe falsitetin e akuzës së tij.

Si konkluzion dua të nënvizoj faktin që Ilir Meta nuk është në betejë ligjore dhe politike me drejtësinë por në respekt të autoritetit të organeve të drejtësisë Ilir Meta është në betejë për drejtësinë. Natyrisht mbi bazën e së vërtetës mbi bazën e dokumenteve që dëshmohen dhe vihen çdo ditë edhe përpara trupit gjykues në seancën e shqyrtimit gjyqësor të çështjes. Dëshmohet dhe provohet ajo që thashë edhe më sipër pathemelësia dhe pavërtetësia falsiteti dhe manipulimi i fakteve dhe i provave. Organet e drejtësisë kanë për mision të bëjnë drejtësi të japin drejt
ësi dhe ne jemi këtu që të bëhet drejtësi dhe të fitojë drejtësia përballë falsitetit manipulimit dhe gjithçkaje që lidhet me atë çfarë ka ndodhur dhe që po ndodh e shtyrë jo nga interesa ligjore por nga interesat korruptive e veprimeve të fshehta e veprimeve që bien ndesh me të gjithë frymën ligjore dhe me të drejtën ligjore që ndërtohen marrëdhëniet midis institucioneve dhe normon konkurrencën garën dhe gjithçka që lidhet me atë çfarë thashë. Edhe një herë të bindur se drejtësia do të fitojë ne jemi këtu dhe do të vazhdojmë të jemi çdo ditë duke denoncuar dhe duke vënë në sytë e opinionit publik të vërteta  që burojnë nga shkresa dhe dokumente zyrtare që lidhen më çështjen në fjalë.
 
 

0x323031312d31312d3232 Menu Majtas L.Rama.JPG 16:2)