Luan RAMA: LSI kontribut për plotësimin e kushteve te BE.

Luan RAMA: LSI kontribut për plotësimin e kushteve te BE.

” Luan RAMA: LSI kontribut për plotësimin e kushteve te BE.

Fjala e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama në Konferencën Zgjedhore të LSI-së së Rrethit të Matit 
Të dashur delegate dhe delegatë të Konferencës Zgjedhore të LSI-së së Rrethit të Matit motra dhe vëllezër matjanë më lejoni që duke ju uruar për të mbarë në konferencën tuaj zgjedhore njëherësh t’ju sjell edhe përshëndetjet dhe urimet më të mira të kryetarit të LSI-së z. Ilir Meta. E kishim programuar të vinim së bashku në Burrel por për shkak të një axhende të paparashikuar zhvillimesh që lidhen dhe me atmosferën e zgjedhjeve presidenciale në Shqipëri ai është i angazhuar në disa takime të rëndësishme me partnerët ndërkombëtarë dhe më autorizon t’ju kërkoj ndjesë për mungesën dhe t’ju jap fjalën që shumë shpejt do të vijmë në një takim tjetër sepse kemi në proces edhe Konventën e LGI-së por edhe Konventën e LRI-së. Gjithsesi duke u shkëputur nga konteksti i këtij arsyetimi unë sinqerisht dëshiroj të përcjell tek ju sot vlerësimin jo vetëm të kryetarit por të gjithë forumeve drejtuese të LSI-së për punën  shumë të mirë konsistente dhe me seriozitet që zhvillon struktura e LSI-së në Rrethin e matit e cila për nga shkalla e organizimit por edhe për rezultatet që ka arritur e vendos atë në nivelin e rretheve më të përparuara që ne kemi në të gjithë vendin. Natyrisht bilanci i punës është njëra anë. Ana tjetër themelore lidhet me faktin që LSI ka të qartë vizionin ka të qartë rrugën që duhet të përshkojë dhe mbi të gjitha ka të qartë objektivat që duhet të përmbushë. 
Zgjedhjet e zhvilluara vitin e kaluar për qeverisjen vendore na dhanë një test na dhanë treguesit se cili është  bashkëveprimi i njerëzve dhe i strukturave të LSI-së me elektoratin në Rrethin e Matit. Kjo na bën që të shohim më mirë dhe të përcaktojmë akoma më qartë synimet tona politike dhe elektorale për zgjedhjet e përgjithshme politike që do të zhvillohen vitin që vjen. Lëvizja Socialiste për Integrim për shkak të mbështetjes që i japin votuesit dhe qytetarët shqiptarë për shkak të qenit e faktorizuar prej votës së qytetarëve shqiptarë është sot forca përcaktuese e mazhorancës është forca përcaktuese e pushtetit dhe këtë përgjegjësi këtë atribut që ne kemi marrë për shkak të votës së qytetarëve nuk e kemi shpërdoruar por e kemi administruar me shumë seriozitet dhe me shumë përgjegjësi që vendi të ecte me ritmet që meritojnë në kuadër të proceseve integruese në BE. 
Ne nuk u bëmë pengesë por u bëmë promotorë të të gjitha këtyre proceseve dhe falë kontributit dhe pranisë së LSI-së në qeverisje u bë e mundur që Shqipëria të meritonte liberalizimin e vizave dhe lëvizjen e lirë të qytetarë të saj ashtu sikundër  të shënonte progres të vazhdueshëm pavarësisht dhe me gjithë pengesat që krijoi klima konfliktuale politike e shfaqur në të gjithë këtë periudhë për shkak të atyre rrethanave që ju i dini. Duke qenë se ne jemi forca lëvizëse e integrimit evropian të Shqipërisë duke qenë se ne kemi qenë dhe mbetemi faktori i rëndësishëm përcaktues për përmbushjen  e të gjitha këtyre detyrimeve që ka Shqipëria na del të gjithëve detyra që të ridimensionojmë veten të ridimensionojmë angazhimet energjitë tona kontributet tona që Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm të jetë forca e parë e së majtës në Rrethin e Matit. Ne socialistët e të majtës evropiane shqiptare pra socialistët e Lëvizjes Socialiste për Integrim kemi përgjegjësinë dhe detyrimin t’i dalim zot fateve të vendit dhe në kuadër të fateve të vendit edhe fateve të së majtës progresiste në Shqipëri e cila nuk e meriton të keqpërdoret dhe të abuzohet mbi të. 
Natyrisht kemi dëgjuar retorikën dhe patetikën e përfaqësuesve të PS-së që flasin sot për të përndjekurit politikë për ish pronarët për rikthim të një flirti apo të një raporti me ta. E gjitha kjo është hipokrizi sepse kur vjen fjala për të mbajtur qëndrim në mbrojtjen e vlerave fondamentale që ka krijuar shoqëria shqiptare të vlerave që përfaqëson lufta Antifashiste Nacional-Çlirimtare të kontributeve dhe të sakrificave të qytetarëve shqiptarë që kanë punuar dhe kanë derdhur djersë për t’i shërbyer këtij vendi ata heshtin. Prandaj të nisur edhe nga përgjegjësitë që ne kemi LSI u bë pjesë e qeverisjes për të mos krijuar situatë konflikti politik për të mos krijuar situatë të mosveprimit të institucioneve të shtetit për të mos krijuar situatën e bllokimit të proceseve të integrimit evropian të vendit. Unë e them me bindje që nëse LSI nuk do të kishte hyrë dhe nuk do të ishte bërë pjesë e qeverisjes qytetarët shqiptarë do të vazhdonin edhe sot e kësaj dite të rrinin e të mbanin radhë para dyerve të ambasadave se pa LSI-në në qeverisje askush nuk do të hapte dyert e integrimit dhe të lëvizjes së lirë të qytetarëve shqiptarë. 
Ne duhet të kuptojmë edhe një gjë tjetër që është themelore. LSI nuk është pjesë e mazhorancës vetëm për të garantuar numrat që të ekzistojë apo të krijohet qeveria. Ne jemi pjesë e rëndësishme e të gjitha proceseve dhe reformave që lidhen me plotësimin e 12 kushteve që janë të domosdoshme të përmbushen në kuadër të procesit të integrimit evropian të vendit që Shqipëria të meritojë statusin e Vendit Kandidat. Këtë status nuk ta dhuron kush atë d
uhet ta fitojnë vetë qytetarët shqiptarë dhe që ta fitojnë qytetarët shqiptarë duhet që edhe pjesa tjetër e politikës të punojë me atë përgjegjshmëri me atë seriozitet dhe përkushtim që punon Lëvizja Socialiste për Integrim. Ne edhe për partitë e tjera të të dy krahëve edhe për PS-në edhe për PD-në që përfaqësojnë grupimet më të mëdha politike jemi modeli i vendosjes së raporteve me qytetarin jemi modeli i bashkëveprimit dhe i punës në të mirë të qytetarëve por jemi edhe modeli i kapërcimit të interesave partiake kur është fjala për interesat evropiane të vendit. Prandaj jemi pjesë e këtyre reformave dhe kur është fjala për interesat evropiane të vendit ne nuk bëjmë pazar me askënd por bëjmë kontribut dhe japim gjithçka duhet për të mirë të interesave evropiane të qytetarëve shqiptarë. 
Reforma zgjedhore është dhe mbetet përcaktimi apo obligimi ynë kryesor. Kemi qenë të vendosur dhe kemi denoncuar ndërhyrjet deformuese që u bënë në Kodin Zgjedhor dhe në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë. Nuk kemi ndryshuar qëndrim përkundrazi vazhdojmë të jemi të investuar maksimalisht që komisioni i posaçëm kuvendor që merret me reformën zgjedhore të bëjë të mundur që reforma të arrijë të barazojë vlerën e votës së çdo qytetari shqiptar pavarësisht se ku voton në Mat në Dibër në Shkodër Tropojë në Tiranë apo Gjirokastër. Baza dhe themeli i demokracisë është barazia e votës së çdo qytetari. Dita e zgjedhjeve është dita kur jo vetëm në kuptimin simbolik por edhe në kuptimin qytetari ushtron pushtetin e vet. Në ditën e zgjedhjeve pushteti është i qytetarit. Por që ky pushtet të ushtrohet në barazi të plotë duhet që edhe reforma zgjedhore edhe sistemi zgjedhor të garantojë këtë barazi. Për këtë investuar dhe punon maksimalisht LSI.
 Ne nuk kemi asnjë problem as me sistemin as me reformën dhe as me zgjedhjet. Ne kemi vetëm një preokupim që vota të jetë e fshehtë që vota të jetë e barabartë që vota të jetë demokratike dhe produkti që del nga kjo votë të jetë i përputhur me vullnetin e çdo qytetari shqiptar ashtu sikundër e garanton edhe Kushtetuta. Pavarësisht kësaj edhe një herë e theksoj që ne nuk do t’i reshtim përpjekjet tona që kontributi ynë pozitiv dhe i gjithë angazhimi dhe energjitë tona pozitive të bëjnë të mundur që reforma zgjedhore të na çojë të gjithëve tek zgjedhje në përputhje me standardet ndërkombëtare me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it dhe që më në fund Shqipëria të mos vazhdojë të jetë vendi i vetëm në Europë që problemet me zgjedhjet. Prandaj edhe kryetari i LSI –së z. Ilir Meta e ka theksuar edhe në angazhimet e tij publike dhe politike por edhe në tryezat që organizojnë partitë që LSI-ja ka vetëm këtë preokupim: barazinë e votës dhe reformë zgjedhore që të garantojë proces zgjedhor korrekt të paanshëm dhe demokratik. 
Ndërkaq pavarësisht kësaj ne jemi pjesë e tërësisë së reformave. Keni ndjekur me siguri edhe takimin e djeshëm që zhvilluam me z. Fatos Nano i cili ka shpalosur angazhimin apo dëshirën e tij që të jetë njëri prej kandidatëve për President. Procesi i zgjedhjes së Presidentit është një proces sa solemn aq edhe i rëndësishëm sepse ka të bëjë më institucionin që lidhet me kryetarin e shtetit ka të bëjë me institucionin ku shprehet uniteti i kombit dhe me figurën më të lartë të hierarkisë politike dhe shtetërore të vendit. Natyrisht për shkak të kësaj stature të këtij dimensioni dhe të peshës që meriton Presidenti i Republikës ne jemi të angazhuar që procesi të jetë serioz të jetë i përgjegjshëm të jetë proces që të kontribuojë në tërësinë e reformave të integrimit evropian të vendit sepse edhe nga mënyra se si ne do të sillemi dhe se si politika shqiptare do të reflektojë në zgjedhjen e Presidentit të Republikës do të reflektohet në vlerësimin e partnerëve tanë ndërkombëtare karshi Shqipërisë. Ne nuk mund të trajtojmë zgjedhjen e Presidentit të Republikës siç për fat të keq është sjellë në jo pak raste politika shqiptare në zgjedhje apo në përcaktime kriteresh në emërimin e funksionarëve të lartë në detyra të ndryshme. Natyrisht duke e parë edhe këtë proces të lidhur me integrimin evropian të vendit dhe me imazhin pozitiv që duhet të shpalosë Shqipëria aq më tepër që jemi në 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë kryetari i LSI-së dhe LSI kanë bërë të qartë që ne jemi të interesuar për seriozitetin në mënyrë të atillë që procesi të na çojë tek një kandidaturë që të përmbushë të gjithë atë çfarë është imazhi i qytetarëve shqiptarë për kryetarin e shtetit. Prandaj duke e mbyllur edhe këtë kapitur më lejoni të sqaroj edhe një herë atë që e deklaroi edhe dje kryetari i LSI-së që ne nuk e shohim çështjen e zgjedhjes së Presidentit apo procesin e diskutimit të kandidaturës si një mundësi për të krijuar një llogore të njërës palë kundër palës tjetër. Zgjedhja e Presidenti nuk është sfidë emrash apo sfidë partish por është sfida e radhës e politikës shqiptare përballë interesave evropiane të vendit ashtu siç është sfidë për politikën shqiptare reforma zgjedhore apo edhe tërësia e 12 kushteve që duhet të përmbushë Shqipëria për të merituar ftesën për statusin e Vendit Kandidat për në BE. Qytetarët shqiptarë këtë duan dhe Lëvizja Socialiste për Integrim punon dhe do të punojë gjithmonë që të përmbushet çdo gjë në të mirë të interesave të qytetarëve shqiptarë. 
Duke përfunduar dhe duke ju uruar suksese të gjithëve juve në Konferencën Zgjedhore të LSI-së së Rrethit të Matit jam i bindur që do të dini të zgjidhni sot në
forumet drejtuese atë ekip përfaqësuesish vlerash individualitetesh me integritet reputacion dhe që gëzojnë respektin e qytetarëve dhe votuesve matjanë në mënyrë që ekipi që do të dalë të udhëheqë LSI-në që Mati dhe Qarku i Dibrës te ketë deputetin e vet në Kuvendin e Shqipërisë. Vetëm kështu ne ngrihemi në lartësinë e përgjegjësive që kërkon koha për të gjitha anëtarët e LSI-së dhe nga ana tjetër unë jam i bindur që për shkak të zotësive dhe kapaciteteve intelektuale qytetare dhe të frymës militante dhe të solidaritetit që ekziston midis anëtarëve simpatizantëve dhe votuesve të LSI-së që LSI e Rrethit të Matit do të jetë një nga strukturat pararojë jo vetëm në veriun e vendit por në të gjithë Shqipërinë. Suksese të gjithëve punë të mbarë dhe ju uroj të gjithë të mirat familjarisht juve dhe të gjithë të afërmve tuaj. 

0x323031322d30342d3231 AKTIVITETE Foto Burreli (1).jpg 15:7)”