Luan Rama kandidat per kryetar i LSI-se.Luan Rama- Sfida ime nuk eshte te mund ILIR Meten po te fitoj 2013-en

Luan Rama kandidat per kryetar i LSI-se.Luan Rama- Sfida ime nuk eshte te mund ILIR Meten po te fitoj 2013-en

” Luan Rama kandidat per kryetar i LSI-se.Luan Rama- Sfida ime nuk eshte te mund ILIR Meten po te fitoj 2013-en‏

Luan Rama kandidat per kryetar i LSI-se.Luan Rama- Sfida ime nuk eshte te mund ILIR Meten po te fitoj 2013-en‏


Luan Rama kandidat per kryetar i LSI-se.
Luan Rama: Sfida ime nuk eshte te mund ILIR Meten po te fitoj 2013-en.
Luan Rama: Platforma ime alternative per te ardhmen e LSI.
Luan Rama: Kandidoj i mbeshtetur nga shume anetare te LSI.
Luan Rama: Debat ne LSI sipas motos Vepro tani.
LSI: Luan Rama dhe Ilir Meta kandidate per kryetar te LSI.


Konventa Kombëtare Zgjedhore do të zhvillohet në 27 Tetor
Konferenca për shtyp e Nënkryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim Petrit Vasili si dhe e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama
Jemi në këtë komunikim me ju sot për dy momente të rëndësishme. Së pari për të deklaruar që në procesin e kandidimit për pozicionin shumë të rëndësishëm të Kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim u mbyll sot afati zyrtar. Dhe së dyti për të komunikuar që Komiteti Organizator u njoh dhe miratoi kandidaturën e z. Luan Rama aktualisht Sekretar i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim për të kandiduar dhe për të marrë pjesë në garën për zgjedhjen e Kryetarit të LSI-së. Besoj që në mënyrë përfundimtare mund të konfirmohet tashmë kur gjithë procesi zyrtar ka përfunduar që kandidaturat zyrtare në garën për kreun e Lëvizjes Socialiste për Integrim janë z. Ilir Meta dhe z. Luan Rama. Komiteti Organizator i ka miratuar në mënyrë përfundimtare dhe gara për kreun e LSI-së dhe fushata për këtë gjë konsiderohet e hapur që nga dita e nesërme. Të dy kandidatëve u është krijuar pariteti i plotë në mundësinë e komunikimit politik me të gjitha strukturat e LSI-së në të gjithë vendin qendror dhe lokal. Gjithashtu dhe të gjithë hapësirën e nevojshme mediatike për të shpalosur idetë dhe vizionet e tyre për drejtimin e ardhshëm të Lëvizjes Socialiste për Integrim. Ky proces do të vijojë më pas me Konventën Kombëtare Zgjedhore por ky moment i parë shumë i rëndësishëm përfundon sot në mënyrë zyrtare. Unë kam kënaqësinë që kolegu dhe miku ynë Luan Rama kandidatura e të cilit sapo është miratuar të komunikojë edhe idetë e tij dhe motivet e tjera që ai mendon t’i komunikojë me ju dhe për t’i bërë të qarta edhe anëtarëve të LSI-së por edhe opinionit të gjerë publik. Fjala për z. Rama. 
Luan Rama:
Jam këtu sot në një moment të rëndësishëm të zhvillimeve politike brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim pasi që prej themelimit të saj për herë të parë LSI mbërrin në këtë stad të ristrukturimit të saj për të zhvilluar zgjedhjet për kryetarin e LSI-së dhe për të gjitha strukturat e tjera drejtuese. Natyrisht vendimi për të kandiduar në garën për postin e Kryetarit të LSI-së nuk është një vendim i marrë lehtë por është produkt i një reflektimi të gjatë dhe të detajuar që lidhet me të gjithë zhvillimet politike brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim nga njëra anë. Nga ana tjetër duke e parë Lëvizjen Socialiste për Integrim përballë sfidave të së ardhmes unë vendosa të kandidoj për të ofruar një platformë shumë më realiste shumë më kompetitive dhe që realisht nëse do të jetë platforma fituese do të bëjë të mundur që Lëvizja Socialiste për Integrim të rrisë peshën rolin dhe ndikimin e saj në jetën politike të vendit. 
Natyrisht reflektimi im vjen dhe i mbështetur mbi bazën e kërkesës së shumë anëtarëve simpatizantëve veprimtarëve të LSI-së të cilët më kanë kërkuar dhe më mbështesin në këtë kandidim për të krijuar njëherësh edhe klimën e debatit të diskutimit të ballafaqimit të alternativave për ta zhvendosur debatin nga brenda strukturave në sytë e publikut dhe përballë publikut me qëllim që edhe përmes këtij momenti zgjedhjesh në të shfaqim dimensionin real të vlerave të demokracisë që mbart LSI nivelin dhe frymën e lartë të emancipimit demokratik që gjendet midis nesh dhe njëherësh për të bërë diferencën me pjesën tjetër të politikës edhe nën fokusin e përgjegjësive dhe të angazhimeve që na presin. 
Kemi dëgjuar të gjithë së fundmi madje në mënyrë pak më të artikuluar qartë prej ambasadorit amerikan moton “Vepro tani”. Natyrisht nën këtë moto edhe unë e gjej të udhës të kandidoj tani të veproj tani dhe t’i ftoj të gjithë anëtarët veprimtarët simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim që prej sot deri në ditën kur do të zhvillohen zgjedhjet në të gjithë vendin sipas parimit “Një anëtar një votë” të jenë pjesë e kësaj
fushate të jenë pjesë e këtij debati të jenë pjesë e këtij diskutimi të ballafaqojnë mendime gjykime dhe alternativa sepse në këtë mënyrë ne i bëjmë mirë Lëvizjes Socialiste për Integrim i bëjmë mirë vetë klasës politike të vendit sepse LSI-ja ka pasur gjithnjë shansin dhe meritën të jetë në avanguardën e zhvillimeve politike dhe nuk mund të mos vazhdojë të jetë pararendëse edhe në krijimin e një modeli gare diskutimi dhe debati të hapur transparent dhe natyrisht luajal. Unë ofroj një platformë timen të konsultuar me struktura me veprimtarë me njerëz që e njohin mirë frymën dhe ADN-në e Lëvizjes Socialiste për Integrim përballë modelit të lidershipit të kryetarit aktual i cili është kryetar i LSI-së që prej themelimit të saj. Unë ofroj një dimension tjetër lidershipi një model një frymë dhe një koncept të cilin me shumë luajalitet dhe me shumë korrektesë e ofroj si mundësi si alternativë për tu ballafaquar dhe për tu gjykuar nga vota e anëtarëve të Lëvizjes Socialiste për Integrim. 
Z. Rama mendoni se do ta keni të lehtë garën për të fituar ndaj z. Meta? Ju thatë që do të ofroni një dimension tjetër në drejtimin e LSI-së. Ku ka çaluar LSI deri në këto momente dhe cili është qëllimi që ju keni për drejtimin e saj?
Luan Rama: Sfida ime nuk është me Ilir Metën. Kjo do të thotë që gara ime nuk është për të mundur Ilir Metën. Gara ime është për të fituar 2013-ën. Sfida ime është për të ardhmen për të nesërmen e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Nga kjo pikëpamje unë ofroj një alternativë që natyrisht ka të reflektuar brenda saj edhe kriticizmin apo vlerësimin me objektivitet edhe për atë çfarë ka bërë LSI deri më sot parë kjo nga interesi i asaj se çfarë duhet të bëjmë më mirë për të nesërmen. 
Natyrisht duke qenë një garë unë nuk e kam konceptuar dhe nuk e kthej këtë në një garë personale sepse thashë që interesi im interesi i mbështetësve të mi brenda Lëvizjes Socialiste për Integrim është interesi i të nesërmes së LSI-së dhe e nesërmja është një sfidë përballë së cilës ne duhet të dimë të shfaqemi me shumë përgjegjshmëri me shumë maturi dhe natyrisht me seriozitet. Prandaj unë jam sot këtu i bindur që struktura që drejton procesin e zgjedhjeve deri në Konventën Kombëtare Zgjedhore pra Komiteti Organizator që drejton z. Vasili do të krijojë klimën e debatit dhe të mundësimit të kushteve të barabarta për një garë korrekte për një garë transparente për një garë të ndershme sepse ne që luftojmë për integrimin europian të vendit LSI-ja që është pararendëse e gjithë procesit të integrimit duhet të demonstrojë para publikut standarde europiane dhe në garat edhe në zgjedhjet brenda strukturave të saj. Si rrjedhojë e kësaj unë jam i bindur që shumica e anëtarëve të LSI-së që duan jo LSI-në e së shkuarës por LSI-në e të ardhmes dhe LSI-në që të jetë në pararojë të elitës politike në vend do të gjejnë në alternativën time shumë pika takimi shumë çështje për të cilat meriton të ulemi të diskutojmë dhe të gjykojmë së bashku.
 Në ditët në vijim gjatë gjithë këtij muaji unë do të bëj prezent detaje apo shtyllat mbi të cilat mbështetet platforma ime. Natyrisht do të sjell edhe vlerësimin kritik për atë çfarë ka bërë me mangësi apo çfarë nuk ka bërë mirë LSI-ja dhe përmes këtij ballafaqimi të shkojmë tek gjykimi i votuesve të LSI-së me ide të qarta me projekte të qarta me programe të qarta. Unë jam i kënaqur edhe për faktin që po e krijojmë këtë klimë diskutimi dhe do të jem gjithashtu i lumtur në fund të kësaj gare nëse debati vjen me të gjithë polemikën e vet me të gjithë ashpërsinë e vet me të gjithë vërtetësinë e vet në mediumet publike për t’i ikur thashethemeve apo kulisave dhe për ta sjellë edhe atë që nuk na pëlqen ta dëgjojmë në sytë e publikut në tryezat e debatit tonë politik në forumet partiake. Vetëm kështu ne bëhemi realisht të matshëm dhe të vlerësueshëm në sytë e publikut. Lëvizja Socialiste për Integrim është parti e sfidave dhe zgjedhjet që ajo po zhvillon brenda saj janë natyrisht një sfidë e rëndësishme një sfidë e madhe. Unë jam pjesë e kësaj sfide për të ardhmen e LSI-së. 
Z. Vasili ka pasur personalitete të tjerë të LSI-së që kanë shprehur ambicien për tu bërë pjesë e kësaj gare?
Petrit Vasili: Sigurisht që unë jam këtu për të konfirmuar atë që është procesi zyrtar dhe procesi formal në të cilin ne kemi operuar. Kandidaturat të cilat janë ofruar janë edhe kandidatura të cilat janë miratuar nga Komiteti Organizator. Është kandidatura e z. Ilir Meta dhe që nga sot është kandidatura e z. Luan Rama. Procesi ishte një proces i hapur krejtësisht transparent dhe krijoi këtë garë e cila për mendimin tim është mjaft e plotë një garë demokratike dhe një garë kualitetesh. Eksperiencat e gjata eksperienca e padiskutueshme e z. Meta dhe eksperienca e spikatur e z. Rama garantojnë një pasurim që LSI-ja përfiton nga një proces i tillë debati nga një proces hapjesh alternativash. Sigurisht që cilido qoftë fituesi alternativat do të fuzionohen në një alternativë të vetme sepse ka zhvillime shumë interesante qoftë në njërën apo në tjetrën. Interesi maksimal është ajo që z. Rama tha me shumë të drejtë që nuk është një garë për të mundur njëri-tjetrin është një garë për tu pasuruar edhe në aspektet programore edhe në mënyrën se si LSI-ja pasuron veten politikisht për të përballuar jo vet&euml
;m garën e radhës në vitin 2013 por edhe në perspektivën shumë të gjatë që ajo ka përpara. 

0x323031322d30392d3230 L.Rama P.Vasili.png”