16 Feb Luan Rama : Edi Rama vuan nga ankthet e një humbësi profesionist.
Posted at 03:57h
in Archived Articles
” Luan Rama : Edi Rama vuan nga ankthet e një humbësi profesionist.
Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama.
Fillimisht më lejoni t’ju falënderoj të gjithëve për prezencën tuaj permanente dhe ndërkaq duke shfrytëzuar në mënyrë shumë korrekte të gjithë hapësirat e komunikimit dhe të bashkëpunimit që kemi bashkë më lejoni t’ju sjell në vëmendjen e kësaj konference të sotme faktin që Lëvizja Socialiste për Integrim si një forcë politike e rëndësishme dhe influente në jetën politike të vendit është përfshirë prej kohësh në një proces shumë të rëndësishëm në një proces shumë demokratik dhe europian që ka të bëjë me ristrukturimin dhe riorganizimin tërësor të saj në të gjitha nivelet në të gjitha strukturat e parë dhe e lidhur ngushtë kjo me përballimin e sfidave të mëdha politike që na presin në kohën më të afërt.
Ndërkaq më lejoni t’ju bëj të ditur se pjesë shumë e rëndësishme e këtij procesi reformues dhe ridemensionues të Lëvizjes Socialiste për Integrim është fushata e zgjedhjeve që po zhvillojmë në një mori rrethesh dhe qarqesh të vendit fushatë kjo e dominuar nga fryma qytetare nga konkurrenca luajale dhe nga transparenca e garës midis përfaqësuesve individëve influentë me reputacion dhe kredibël që konkurrojnë në strukturat e LSI-së. Kjo fazë kjo fushatë ka një tipar dominant që lidhet me faktin që ka shumë të rinj dhe të reja që vijnë dhe anëtarësohen në radhët e Lëvizjes Socialiste për Integrim midis të cilëve spikasin në mënyrë të veçantë njerëz me rekorde qytetare dhe intelektuale të njohura dhe të vlerësuara edhe nga komuniteti dhe jo vetëm nga strukturat e LSI-së. Rasti më i fundit është zgjedhja në Konferencën e Shkodrës e strukturave të LSI-së së këtij rrethi fushatë e fokusuar në mënyrë intensive tek tërheqja e mendimit intelektual dhe qytetar të qytetit dhe të gjithë rrethit të Shkodrës sipas standardit dhe modelit që ne krijuam në Tiranë dhe e gjitha kjo do të shtrihet pastaj në të gjitha rrethet e vendit. Natyrisht që kjo fazë ka një synim: Fitorja e Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e ardhshme politike në vitin 2013 nga njëra anë. Dhe nga ana tjetër jo vetëm të konsolidojë atë rezultat spektakolar që arriti Lëvizja Socialiste për Integrim në zgjedhjet lokale por edhe ta zgjerojë dhe ta rrisë peshën dhe mbështetjen politike dhe elektorale të qytetarë shqiptarë ndaj LSI-së jo vetëm si forcë politike por ç’është më e rëndësishmja si një alternativë realisht evropiane si një alternativë realisht pranë dhe në shërbim të qytetarëve. E prekshme kjo gjë në mënyrë të veçantë në të gjitha ato kontribute që ka dhënë Lëvizja Socialiste për Integrim ku pa dyshim rezultati më brilant rezultati më i prekshëm për shqiptarët ka qenë dhe mbetet në këtë kohë procesi i liberalizimit të vizave lëvizja e lirë e qytetarëve shqiptarë si qytetarë të barabartë në hapësirën Shengen të Bashkimit Evropian. Ky tregues dhe këto rezultate janë baza mbi të cilën ne e ndërtojmë dhe po e ristrukturojmë të gjithë hapësirën e komunikimit tonë me qytetarët dhe në funksion të qytetarëve dhe pikërisht për shkak të kësaj mënyre komunikimi dhe për shkak të qenit shumë konkrete në përmbushje të angazhimeve tona politike dhe qeverisëse ne besojmë që edhe mbështetja e qytetarëve do të jetë gjithnjë në rritje dhe gjithnjë edhe më e madhe. Këtu e ka forcën Lëvizja Socialiste për Integrim. Mbështetja qytetare dhe vota popullore është baza e faktorizimit tonë politik dhe elektoral. Në ditët në vijim ne do të kemi të tjera veprimtari të kësaj natyre për të cilat natyrisht sipas praktikës tashmë të njohur të komunikimit midis nesh të LSI-së dhe të gjithë spektrit mediatik në vend ne do tua bëjmë të njohura dhe ju do të jeni prezent në të gjitha këto zhvillime.
Si e shikoni një largim të mundshëm të z. Islami nga radhët e Partisë Socialiste dhe si i lexoni deklaratat e kryetarit të PS-së sulmin e tij drejtuar ish-Presidentit z. Mejdani?
Unë fola në parashtresën që bëra për çështje shumë të rëndësishme për çështje parimore që kanë të bëjnë me realitetin politik dhe zhvillimet realisht shumë pozitive në Lëvizjen Socialiste për Integrim. Midis të tjerave fola edhe për faktin që ka një trend të madh prurjesh dhe anëtarësimesh në Lëvizjen Socialiste për Integrim me sens në mënyrë të veçantë të orientuar drejt të rinjve të rejave dhe intelektualëve. Kështu që nga ky nivel çështjesh parimore nuk denjoj të zbres dhe të merrem me komplekset fiksimet apo pengjet e një humbësi profesionist dhe të pandreqshëm.
Cili është komenti juaj në lidhje me deklaratat e fundit të kryetarit të PS-së i cili ka përjashtuar mundësinë e një koalicioni të mundshëm me LSI-në?
Thashë pak më parë që çështjet e të cilat ne po merremi janë shumë më të rëndësishme dhe që lidhen me jetën me cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë dhe të ardhmes së tyre evropiane. Nga kjo pikëpamje më lejoni të përsëris dhe një herë me shumë realizëm dhe me shumë modesti që nuk kemi kohë të humbasim me lajthitjet dhe halucinacionet e një humbësi të pakorrigjueshëm apo të një humbësi profesionist.
0x323031312d31322d3138 New Image1.JPG 19:25)”