LSI

LSI

LSI miting madhështor në Burrel. Mijëra qytetarë matjanë japin garancinë për fitoren e LSI

Meta: LSI me Planin e saj për Veprim ju jep hapësira dhe mundësi për të zhvilluar dhe për të ecur përpara në vendin e tyre matjanëve dhe shqiptarëve dhe jo fazlliçëve të Berishës

LSI zhvilloi një miting madhështor në sheshin kryesor te Burrelit. Mijëra qytetarë matjanë pritën liderin e LSI z. Ilir Meta si dhe dhanë garancinë e tyre për fitoren e LSI në Mat dhe në të gjithë qarkun e Dibrës. Lideri i LSI duke falënderuar mijëra qytetarët matjanë që përkrahin LSI u shpreh i bindur në fitoren e padiskutueshme të kandidatit të LSI në Burrel Agim Hysa.

Duke marrë fjalën në këtë miting madhështor Meta u shpreh se “jam i bindur që Mati në 28 Qershor do të votojë LSI sepse kjo është një forcë që i krijon perspektivë Matit sepse LSI është e vetmja forcë politike që ka një program të qartë një program konkret për të nxjerrë vendin nga kriza ekonomike një program konkret për të garantuar punësim të qëndrueshëm të 100 mijë shqiptarëve gjatë katër viteve të ardhshme një program konkret për të ulur koston e jetesës për të gjitha familjet e varfra dhe me të ardhura të pakta në Mat dhe në Shqipëri. Prandaj do të votohet LSI sepse LSI e ka treguar me vepra që është pranë të gjitha shtresave që kanë nevojë për përkrahje dhe solidaritet jo vetëm në periudhë fushatash. Ju po dëgjoni ditët e fundit shumë politikanë që po flasin për statusin e minatorit ju po dëgjoni edhe kryeministrin në largim i cili po tregon dhembshuri për minatorët. Për gjithë minatorët dhe ish-minatorët e dinë shumë mirë që kur kolegët e tyre u futën në grevë urie vetëm LSI mori përsipër për të paraqitur dhe për të mbrojtur në kuvend projektligjin për statusin e minatorit që u rrezua nga parlamenti i cili e mbyll jetën e tij në 28 qershor me votën tuaj. LSI është angazhuar për të nxjerrë bujqësinë nga kriza është e angazhuar për të përgjysmuar importet ushqimore brenda katër viteve të ardhshme në saj të programit të saj për subvencionimin e bujqësisë dhe blegtorisë për krijimin e industrisë agro-përpunuese që do të thotë se 300 deri në 400 milionë euro do të importohen më pak për ushqime në vitin 2013 që do të thotë se 300 deri në 400 milionë euro më shumë prodhim vendas dhe mirëqenie për gjithë fermerët e Matit do të ketë në të ardhmen. Ndaj LSI beson se “Plani për Veprim” është plan për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike për zhvillimin e Shqipërisë. Njëkohësisht shpreh angazhimin tim dhe të ekipit të deputetëve për qarkun e Dibrës për të përkrahur aksin Blashme-Rrëshen-Shëngjin për të përkrahur dhe për të nxitur përpara aksin tjetër shumë të rëndësishëm Burrel-Qaf Thane Tiranë dhe këto nuk janë premtimet e Sali Berishës por të Ilir Metës dhe unë kam treguar se në një kohë të shkurtër kam nxitur dhe investuar për ndërtimin e qindra kilometrave autostradë në Shqipëri dhe për të sjellë standarde të tjera në të gjithë infrastrukturën dhe zhvillimin e vendit. Mati do të jetë një qendër e rëndësishme në të ardhmen sepse ne do të investojmë shumë seriozisht në rrethin e Matit dhe në të gjithë qarkun e Dibrës për zhvillimin e industrisë së kromit që është një pasuri kombëtare për zhvillimin e të gjithë asaj që Mati dhe Dibra kanë resurse të jashtëzakonshme. Ne besojmë se 28 qershori është dita e largimit nga pushteti të një Kryeministri që jo vetëm ka mbushur moshën e pensionit por nuk e kupton aspak se shumica e matjaneve luftojnë jo vetëm me varfërinë dhe me pamundësinë por njëkohësisht se ndihen gjithnjë e më shumë të kërcënuar për të ardhmen e tyre të fëmijëve të tyre. LSI me “Planin e saj për Veprim” u jep hapësira dhe mundësi për të zhvilluar dhe për të ecur përpara në vendin e tyre matjanëve dhe shqiptarëve dhe jo fazlliçëve. Ne i kemi listat e deputetëve të hapura dhe të gjithë kandidatët në qarkun e Dibrës janë në mbështetje të njeri-tjetrit por janë edhe në garë pozitive. Unë kam shumë besim se rezultati ynë në qarkun e Dibrës do të jetë një rezultat jashtëzakonisht spektakolar dhe fitues unë kam shumë besim se Mati do të ketë deputetin e tij të LSI Agim Hysen që është një shok i shkëlqyer dhe njeri i përkushtuar për komunitetin. Prandaj votoni LSI dhe të gjithë kandidatët tanë të shkëlqyer të cilët përfaqësojnë qarkun tuaj dhe jam i sigurt se do të bëjnë që zëri juaj të ndihet në parlamentin e ardhshëm që hallet dhe problemet tuaja të zgjidhen nga qeveria e ardhshme. Unë jam i bindur që të majtët dhe progresistët në Mat dhe në të gjithë Shqipërinë do të votojnë për LSI dhe Ilir Metën sepse sot vetëm LSI dhe Ilir Meta kanë një projekt të qartë integrues për të gjithë shqiptarët dhe ata në Europë. Ne do të bashkëpunojmë me të gjithë në mënyrë që në 29 qershor të fillojmë ndërtimin e një mazhorance solide dhe efikase progresiste për të qeverisur Shqipërinë me standardet europiane që të jenë këtu në Mat të jenë në Dibër që fëmijët tanë të mos largohen nga vendi ynë i dashur. Rroftë populli i Matit. Dhe mos harroni numri ynë është 24 në listën e partive sepse matjanët dhe shqiptarët presin që ne të angazhohemi 24 orë në 24 orë për të mbajtur premtimet tona për të zbatuar “Planin tonë për Veprim” për të krijuar mirëqenie dhe begati në Mat dhe në të gjithë Shqipërinë. Fitore të gjithë matjanëve fitore të gjithë shqiptarëve. Me LSI dhe Ilir Metën shqiptarët do të ndihen shumë më të bashkuar dhe të integruar dhe pa asnjë diskutim varfëria do të flaket një herë e përgjithmonë nga vatrat e gjithë matjanëve dhe shqiptarëve.

 

0x323030392d30362d3230 AKTIVITETE LSI miting ne Burrel.jpg 10:32)