LSI zhvillon në mënyrë madhështore Konventën Elektorale në Pallat të Kongreseve. Mijëra qytetarë plot entuziasëm dhe energji japin garancinë për Planin për Veprim dhe fitoren e LSI në 28 Qershor

LSI zhvillon në mënyrë madhështore Konventën Elektorale në Pallat të Kongreseve. Mijëra qytetarë plot entuziasëm dhe energji japin garancinë për Planin për Veprim dhe fitoren e LSI në 28 Qershor

LSI zhvillon në mënyrë madhështore Konventën Elektorale në Pallat të Kongreseve. Mijëra qytetarë plot entuziasëm dhe energji japin garancinë për Planin për Veprim dhe fitoren e LSI në 28 Qershor

Meta: LSI alternativa që do nxjerrë vendin nga kriza dhe do e drejtojë përfundimisht në rrugën e zhvillimit dhe integrimit
—  
Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi në mënyrë mjaft madhështore Konventën Elektorale për paraqitjen e programit qeverisës që me fitoren e LSI në 28 Qershor do të nxjerrë Shqipërinë nga kriza për ta futur përfundimisht në rrugën e zhvillimit dhe integrimit. Mijëra qytetarë kishin mbushur plot entuziasëm Pallatin e Kongreseve duke dhënë mbështetjen e tyre energjike për fitoren e thellë të LSI. Mijëra të pranishmit në Konventë herë pas here me duartrokitjet dhe thirrjet për fitore e ndërprisnin fjalën e liderit të LSI z.Ilir Meta dhe drejtuesve të tjerë të LSI që folën në Konventë. Konventa ishte konceptuar me një imazh mjaft modern me të rinj të shumtë në sfond që garantojnë se pas 28 Qershorit Koha për Veprim e LSI do të punojë për të mirën e Shqipërisë dhe shqiptarëve.
Zv.Kryetari i LSI Pëllumb Xhufi Kryetari i KDK Edmond Haxhinasto Nënkryetari Dritan Prifti Nënkryetarja Filloreta Kodra Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili Nënkryetarja e LSI dhe Kryetarja e LRI Erisa Xhixho anëtarët e Kryesisë Edmond Panariti Tokli Thomai Nora Malaj dhe kandidati për deputet në Tiranë Shezai Rrokaj paraqitën pjesët kryesore të programit të LSI.

Ndërkaq duke marrë fjalën në mes të një entuziasmi të jashtëzakonshëm të mijëra përkrahësve të LSI Lideri i LSIz.Ilir Meta falënderoi të gjithë për mbështetjen.

Fjala e plotë e Liderit të LSI z.Ilir Meta në Konventën Elektorale;

Të dashur motra dhe vëllezër! Ju falënderoj të gjithëve që në këto 4 vite të krijimit të LSI të kësaj shprese të madhe për Shqipërinë europiane që do të nisë rrugën e sigurt me votën tuaj dhe të shumicës së shqiptarëve në 28 Qershor për të gjitha sakrificat e njerëzve që kanë përkrahur LSI që nga Vermoshi e deri në Konispol dhe dua t’ju siguroj se ka qenë investimi më i mirë që ju të gjithë keni bërë për atdheun tonë të shtrenjtë që keni bërë për familjet tuaja dhe në radhë të parë për fëmijët tuaj dhe të gjithë Shqipërinë.
Dua të falënderoj të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e mi të falënderoj të gjithë ekipin që punoi për programin e LSI për zgjedhjet e 28 Qershorit. Të falënderoj të gjithë ekspertët vendas dhe të huaj që bashkëpunuan me ne. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë profesorin dhe ekspertin e njohur për çështjen e ekonomisë dhe sidomos të punësimit Francesko Daveri i cili na ndihmoi shumë për të pasur sot përpara jush dhe të gjithë shqiptarëve programin më të qartë për prioritetin më të rëndësishëm të çdo familjeje shqiptare që është punësimi i sigurt që është punësimi i qëndrueshëm që është garancia për mirëqenien e çdo shqiptari dhe çdo familje shqiptari. Dua të falënderoj në mënyrë të veçantë kompaninë e njohur amerikane që bashkëpunon me ne në këtë fushatë e cila ka dalë fituese në Amerikë me Klintonin në Angli me Blerin në Gjermani me Shrëderin në Serbi me Tadiçin dhe do dalë fituese në Shqipëri me Lëvizjen Socialiste për Integrim Greenberg Quinlan Rosner.
Dua të falënderoj për 140 kandidatët e LSI një pjesë e mirë e të cilëve janë duke punuar në terren sepse ne nuk luftojmë në këto zgjedhje as për të marrë 71 deputetë as për të marrë 35 deputetë ne luftojmë në këto zgjedhje për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza duke nisur nga agimi i 29 Qershorit.
Ne luftojmë në këto zgjedhje për të garantuar 100 mijë vende të reja të qëndrueshme pune në 4 vitet e ardhshme të qeverisjes sonë. Ne luftojmë në këto zgjedhje për të mbrojtur dinjitetin e të gjithë shqiptarëve kudo ku janë për të mbrojtur dinjitetin e shqiptarëve nga ata që në kundërshtim me vullnetin dhe referendumin e shqiptarëve ndryshuan Kushtetutën natën e 21 prillit vetëm për interesa personale dhe korruptive. Ne luftojmë për të mbrojtur shqiptarët dhe Shqipërinë nga ata të cilët nuk patën vullnetin për të bërë një kod të standardeve europiane. Nga ata që u ulën dhe u morën vesh për afera korruptive por që nuk takohen dot dhe nuk zgjidhin dot problemin e disa Kartave të Identitetit.
Ne punojmë dhe luftojmë në këto zgjedhje për t’i dhënë shpresë dhe perspektivë të gjithë shqiptareve këtu dhe gjithë shqiptarëve dhe vëllezërve tanë kudo ku janë sepse ata janë pjesë e jona pjesë e atdheut tonë të dashur.
Kam një falënderim të veçantë për kandidatët tanë për deputet. Kur ne krijuam Lëvizjen Socialiste për Integrim një ambasador i njohur dhe i shquar në Romë Prof. Pëllumb Xhufi dha dorëheqjen dhe u bashkua me ne për të krijuar një alternativë të re për Shqipërinë dhe shqiptarët. Në këto zgjedhje një vajzë e re një pedagoge në Universitetin La Sapienca një qytetare e Kavajës është bashkuar me sfidën tonë Matilda Merxhani kandidate për deputete të qytetit të Kavajës.
Shumica e kolegëve të mi kanë përfunduar studimet në Universitetet më të mira të SHBA dhe Europës shumë të tjerë po bashkohen me ne të gjithë po e kuptojnë se nuk ka vend më të bukur më të mrekullueshëm në botë se sa Shqipëria prandaj të gjithë shqiptarët patriotë të bashkohen për të mos e lënë më Shqipërinë në duart e tyre që e keqqeverisën për vite të tëra të atyre që mendojnë që mund të kthejnë censurën si politikë të re në këtë vend 20 vite pas ndarjes së Shqipërisë nga sistemi i monizmit dhe i censurës.
Ne vijmë në këto zgjedhje si garancia e vetme për të nxjerrë Shqipërinë nga kriza ekonomike. Ne kemi një program të qartë për ta nxjerrë vendin nga kriza dhe për ta futur në rrugën e
zhvillimit. Ne vijmë me një “Plan Veprimi” konkret realist tokësor dhe ambicioz për 4 vitet e ardhshme. Ne vijmë me një program i cili synon t’iu japi dorën për t’i nxjerr nga pragu i varfërisë 800 mijë deri në 1 milion shqiptarë sot. Ne vijmë me një program që synon të ndryshojë profilin e ekonomisë sonë nga një ekonomi e cila bazohet tek konsumi dhe tek importet në një ekonomi e cila prodhon e cila punëson e cila konkurron dhe e cila integrohet me dinjitet në Europë.
Tre janë prioritetet kryesore të programit të LSI: Punësimi punësimi dhe përsëri punësimi. Jo si retorikë por si një qartësi dhe vendosmëri për të orientuar zhvillimin e vendit në funksion punësimin si një domosdoshmëri që nëpërmes punësimit të qëndrueshëm të luftojmë varfërinë dhe ta shporrim njëherë e mirë nga familjet shqiptare gjatë 4 viteve të ardhshme. Ndaj programi ynë i mirëstudiuar i përllogaritur në mënyrën më shkencore dhe realiste garanton që Shqipëria t’i hyjë punës dhe në 4 vitet e ardhshme të garantohen 100 mijë vende të reja të qëndrueshme të punës pikërisht në ata sektorë që janë më prioritar për të rritur prodhimin e brendshëm për të rritur ekonominë tonë. Unë dua t’ju siguroj se ky “Plan Veprimi” mbështetet mbi politika konkrete ky “Plan Veprimi” synon që për çdo vend të ri pune në bizneset aktuale të kemi një zbritje të tatimit nga punëdhënësit ky plan synon që çdo biznes i ri që punëson të paktën 5 veta të përjashtohet nga tatim-fitimi gjatë 3 viteve të ardhshme dhe në raport me numrin më të lartë të punësuarve të ketë lehtësira të përshkallëzuar.
Ne kemi kritikuar pasojat sociale të taksës së sheshtë për shtresat në nevojë dhe me të ardhura më të ulëta të shoqërisë sonë. Prandaj duke mos e ndryshuar këtë model për hir të seriozitetit tonë politik dhe qeverisës për hir të stabilitetit të sistemit tatimor dhe të garancive të biznesit dhe të investitorëve të huaj ne përmes “Planit tonë të Veprimit” synojmë të mbrojmë të gjithë shqiptarët me të ardhur të pakta apo mesatare duke e bërë zero tatimin mbi të ardhurat personale për paga deri në 250 mijë lekë (të vjetra) në muaj dhe duke aplikuar tatimin në 10 % për paga nga 250-500 mijë lekë në muaj vetëm për diferencën mbi 250 mijë lekë. Ne kemi ndërmarrë disa politika të tjera për të mbrojtur shtresat më të varfra të shoqërisë që po goditen pa mëshirë nga kriza ekonomike dhe paaftësia e qeverisë për të marrë masat e duhura. Sikurse është dhe ulja e TVSH për produktet bazë të shportës së ushqimeve nga 20 % në 10 %. Një javë pasi në emrin tuaj unë prezantova objektivin tonë të LSI për të hapur 100 mijë vende të qëndrueshme pune gjatë 4 viteve të ardhshme