14 Feb LSI Vlore: Berisha po vjedh shqiptaret e varfer nepermjet faturave aforfe
” LSI Vlore: Berisha po vjedh shqiptaret e varfer nepermjet faturave aforfe 15:35 Pesha: Berisha po vjedh shqiptaret e varfer nepermjet faturave aforfe.
Zv.Sekretari I Përgjithshëm I LSI Besjan Pesha ka vizituar sot një nga lagjet më të varfra të Vlorës e cila ndodhet në rrethinat e stacionit të trenit dhe ka mbështetur protestën e mbi 200 familjeve të cilat prej disa ditësh ndodhen në errësirë të plotë si rrjedhojë e mungesës së energjisë elektrike. Edhe pse të pajisur të gjithë me matësa të energjisë elektrike faturat e këtyre familjeve të shpërndara nga KESH vazhdojnë që të vijnë aforfe. Kjo është nja nga zonat më të varfëra të Vlorës dhe papunësia është në nivelet më të larta. Fitimi një prej banorëve të zonës tregon se në mëngjes autobusin e marrin 2 burra dhe 10 nxënës shkolle kjo tregon se pjesa tjetër janë të papunë ose merren me ndonjë punë të vogël brenda lagjes sa për tu ushqyer. Gjithashtu ai shpjegon se deri në janar faturat aforfe vinin në masën 2600 lekë dhe se edhe pse e padrejtë ata kishin mundësi ta përballonin shumën dhe e paguanin atë rregullisht. Disa herë ata ishin ankuar pranë KESH që tju lexoheshin sahatet e vendosura që në vitin 2005 por pa asnjë rezultat gjithnjë u jepnin justifikime të ndryshme. Fatura e muajit shkurt banorëve u erdhi 5500 lekë shumë të cilën shumica e tyre nuk e përballonin dot dhe pasi tentuan të gjitha rrugët institucionale ata vendosën që të mos e paguanin. Disa herë KESH u ka ardhur dhe ka prerë energjinë dhe ka mbledhur me forcë lekët e faturave por ska bërë asgjë për të lexuar konsumin e tyre sipas sahatëve.
Zv.Sekretari I Përgjithshëm I LSI Besjan Pesha pasi bisedoi me familjarët dhe vizitoi disa nga shtëpitë për të parë nga afër edhe sahatët e matjes së energjisë tha: Është e patolerueshme që sot ndërsa kryeministri është duke dorëzuar aplikimin për në BE të vendit tonë një lagje e tërë në këtë qytet kaq të rëndësishëm nuk ka shërbimin e parë dhe minimal që shteti duhet tju ofrojë energjinë elektrike. Është po kaq e patolerueshme që ndërsa vendi jonë është pjesë e Natos qeveria shqiptare diskriminon dhe dhunon financiarisht këta banorë duke tentuar tju rrjepë atyre edhe ato pak qindarka që mund tju mbeten nëpër xhepa në fund të muajit.Kjo është libreza e dritave kjo është kontrata me KESH ajo që ne kërkojmë sot nuk është as më shumë e as më pak se respektimi I kësaj kontrate. I bëj thirrje KESH që urgjentisht të lëshojë energjinë elektrike për këtë zonë dhe ti futet punës për të lexuar matësat e energjisë dhe për ti faturuar këta banorë sipas konsumit të tyre real. Gjithashtu KESH duhet të heqë dorë përfundimisht nga politika e dënimit kolektiv sepse është mbi të gjitha një politikë e papranueshme nga BE. Unë gjykoj sot përsëri se e vetmja gjë që po ndryshon në Vlorë është rritja e faturave të energjisë elektrike rritja e borxhllinjve në listat e zeza si edhe rritja e papunësisë në cdo lagje e shtëpi vlonjate. Dua të ripërsëris se falë planit tonë për punësimin dhe politikave favorizuese për shtresat në nevojë jo vetëm që sdo të kemi më probleme të tilla por kjo lagje dhe gjithë Vlora do të mund të zhvillohen ashtu sic I takon një qyteti bregdetar europian.
0x323030392d30342d3237 faturat aforfe.JPG”