15 Feb LSI: Vlereson dhe mbeshtet qendrimin e Z Frattini per Samitin BE-SHBA ne sherbim te integrimit te Shqiperise ne BE
” LSI: Vlereson dhe mbeshtet qendrimin e Z Frattini per Samitin BE-SHBA ne sherbim te integrimit te Shqiperise ne BE Ralf Gjoni – Zedhenes
LSI ka patur dhe ka si prioritetin me madhor te saj integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian dhe vecanerisht si nje moment te pare te tij liberalizimin e vizave dhe pranimin e statusit te vendit kandidat.
Ne kete kuader Levizja Socialiste per Integrim vlereson dhe mbeshtet qendrimet paekuivok te drejtuesit te radhes se BE Z. Karl Bildt i cili eshte shprehur qarte dhe pa lene dyshime per nje proces te shpejte te liberalizimit te vizave per Shqiperine.
LSI vlereson si mjaft pozitive zhvillimet me te fundit ne lidhje me angazhimin e Ministrave te Jashtem te BE si dhe deklaratat e njepasnjeshme te ish komisionerit per punet e jashtme te BE aktualisht minister i jashtem i Italise Z Franko Frattini.
LSI pershendet deklarimet shume te qarta te Z. Frattini i cili eshte shprehur se “Shqiperia nuk mund te prese me dhe se kërkesa e hershme e saj nuk duhet të mbetet mbyllur në sirtarët e ndonjë burokrati në Bruksel.” Deklarat me e fundit e Z. Frattini per nje samit te kryeministrave te BE per integrimin e Ballkanit perendimor ku te jene te ftuar edhe SHBA eshte padyshim nje propozim shume i rendesishem dhe tregues i qarte per nje perfshirje ne veprimin konkret edhe te Washingtonit per t’i dhene nje mbeshtetje konkrete procesit te pandalshem te integrimit te Shqiperise ne Europe.
Levizja Socialiste per Integrim do te vazhdoje te kontribuoje pa rreshtur ne realizimin e objektivave madhore te integrimit dhe vecanerisht te liberalizimit te vizave duke e konsideruar Europen si shtepine natyrale te te gjithe shqiptareve ku levizja e tyre individuale por dhe me shume se kaq e biznesit dhe e kapitaleve te behen nje realitet ne te mire te shqiptareve si dhe nje mundesi e rendesishme per te kaluar me sa me pak dhimbje pasojat e krizes ekonomike boterore.
0x323030392d30372d3330 14:19)”