LSI vijon prezantimin e Planit për Veprim në qytetin e Durrësit. Meta evidenton prioritetet qeverisëse që do të zbatohen pas fitores së LSI për të luftuar varfërinë dhe rritur mirëqenien e shqiptarëve

LSI vijon prezantimin e Planit për Veprim në qytetin e Durrësit. Meta evidenton prioritetet qeverisëse që do të zbatohen pas fitores së LSI për të luftuar varfërinë dhe rritur mirëqenien e shqiptarëve

” LSI vijon prezantimin e Planit për Veprim në qytetin e Durrësit. Meta evidenton prioritetet qeverisëse që do të zbatohen pas fitores së LSI për të luftuar varfërinë dhe rritur mirëqenien e shqiptarëve Meta: Do të ndërtojmë në Durrës Portin më të fuqishëm në Ballkan

Meta: LSI do të realizojë heqjen e vizave brenda rajonit deri në fund të vitit 2009 dhe do të realizojë lëvizjen e lirë në BE brenda një viti


Lëvizja Socialiste për Integrim vijoi prezantimin e Planit për Veprim që është një përmbledhje e programit elektoral dhe qeverisës të LSI në Durrës. Lideri i LSI z.Meta i shoqëruar edhe nga kandidatët për deputetë të LSI në Durrës Lefter Koka Artur Zheji dhe nga kandidatët e tjerë evidentuan prioritetet e programit të LSI që do të garantojnë një të ardhme më të mirë pas fitores së LSI në 28 Qershor jo vetëm për durrsakët por për të gjithë shqiptarët. Meta garantoi se pas fitores në 28 Qershor LSI do të realizojë heqjen e vizave brenda rajonit deri në fund të vitit 2009 dhe do të realizojë lëvizjen e lirë në BE brenda një viti
Duke marrë fjalën në këtë takim lideri i LSI z.Ilir Meta u shpreh se ndërkohë që për fat të mirë po përfundon një rrugë jashtëzakonisht e rëndësishme jo vetëm për Shqipërinë jo vetëm për Kosovën por në përgjithësi për rajonin e Ballkanin rruga që lidh Durrësin me Kukësin dhe me Kosovën për fat të keq nuk është bërë asgjë për të rritur kapacitet përpunuese të portit të Durrësit. Nuk është bërë asgjë për ta vënë këtë port shumë të rëndësishëm në shfrytëzim të plotë që t’i përgjigjet një fluksi të madh të transportit të mallrave nga Shqipëria në Kosovë por dhe në Serbinë Jugore në të gjithë këtë korridor të ri të Ballkanit.
Ndaj tha Meta dy prioritet e veçanta të LSI për Durrësin janë së pari dyfishimi i kapaciteteve përpunuese brenda 4 viteve të ardhshme të portit të Durrësit që të kthehet në një nga portet në të fuqishme të Ballkanit dhe së dyti krijimi dhe ndërtimi i një porti të ri peshkimi. Ne kemi qenë para disa javësh në atë pjesëzën e ngushtë të portit të Durrësit që është lënë për peshkarexha dhe ishte për të ardhur keq që ndodhej në ato kushte të vështira. Peshkimi është një nga mundësitë një nga bizneset dhe një nga industritë më të rëndësishme për Shqipërinë si një vend bregdetar. Por nuk mund të ketë një zhvillim të industrisë së peshkimit në kushtet e sotme ndaj dhe ne jemi të angazhuar totalisht për ndërtimin e një porti të ri të peshkimit të standardeve ndërkombëtare ashtu sikurse jemi të angazhuar për të ndihmuar në rinovimin dhe krijimin e një flote të re të peshkimit që të ketë kapacitete të tjera të jetë agresive dhe vërtetë që të arrijë ato standarde që të konkurojë dhe me flotat e tjera të peshkimit në rajonin tonë.
Programi i LSI nga fillimi deri në fund ka një bosht ka një themel dhe ka një kryeprioritet që është punësimi. Ky është shqetësimi më i madh për shqiptarët. Eshtë shqetësim i madh për ata që janë në punë dhe që kanë frikë se do të mbyllen vendet e punës meqenëse dhe biznesi përjeton në gjendje tkurrjeje dhe krize por dhe për qindra mijë të tjerë të cilët janë pa punë. Punësimi është i domosdoshëm jo vetëm si një zgjidhje sociale por është i domosdoshëm për rritjen ekonomike të vendit për progresin ekonomik dhe social është një domosdoshmëri për të zhvilluar të gjithë ato degë të cilat kanë mundësi të jenë produktive dhe konkurruese duke u zhvilluar dhe duke investuar në to që të ndryshojnë atë bilanc tregtar tepër negativ ku sot importet dominojnë në mënyrë të jashtëzakonshme mbi eksportet.
Kreu i LSI theksoi se mungon jo vetëm strategjia sepse strategji nuk janë bërë pak në vend por mungon vullneti dhe veprimi që idetë që kanë qenë prezent gjatë gjithë këtyre viteve t’i kthejë në vendime t’i kthejmë në veprim që e nxjerr ekonominë tonë nga kriza. Ekonomia e Shqipërisë nuk del dot nga kjo situatë krize pa nxjerrë bujqësinë pa ringritur industrinë agraro-përpunuese pa plotësuar gjithë atë sistem agraro-industrial që realizon një cikël të plotë i cili lëviz me atë dinamikë që lëviz edhe qarkullimi i gjakut në trupin e njeriut. Ne do ta orientojmë do ta vitalizojmë dhe do ta rrisim jo vetëm prodhimin bujqësor- blegtoral por do të garantojnë edhe shitjen e tij dhe përpunimin e tij që do të ndikojë jo vetëm për të punësuar shqiptarët në bujqësi në agro-përpunim në industrinë e lehtë dhe ushqimore por që do të ndihmojë shumë edhe për të reduktuar atë bilanc katastrofik të import – eksporteve në drejtim të bujqësisë edhe ushqimeve që është gati 1 me 10 apo 1 me 12. Në këtë drejtim jemi të vendosur të subvencionojmë inputet në bujqësi 25-50% që nga farërat fidanët pesticidet për blerjen e makinerive sidomos në grup e deri tek kostoja e punimit të tokës për të subvencionuar deri në masën 20 % të prodhimit dhe njëkohësisht për të mbështetur në mënyrë të veçantë krijimin e industrisë agro-përpunuese.
Meta sqaroi se programi ynë synon të heqë tatim-fitimin për çdo biznes të ri që krijohet në të ardhmen që punëson të paktën mbi 5 veta dhe për çdo numër në rritje do të ketë lehtësira të përshkallëzuara. Së dyti programi ynë synon që për çdo vend të ri pune që krijohet në çdo biznes ekzistues përsëri të kemi një zbritje të tatimeve deri në 5 mijë lekë në varësi të llojit të biznesit dhe vendit të punës.

Duke folur për mjedisin Meta u shpreh se “në çdo vendim ekonomik që do të marrim në të ardhmen do të kemi si prioritet kryesor kujdesin për ruajtjen e mjedisit. Në mënyrë që çdo teknologji e çdo lloj industrie të jetë miqësore me mjedisin jo armiqësore ndaj tij.
0x323030392d30352d3135 Meta ne Durres prezanton Planin per Veprim.JPG 13:11)”