13 Feb LSI vazhdon takimin me banorët e zonave informale për të dialoguer mbi p/ligjin e paraqitur nga qeveria për legalizimet
” LSI vazhdon takimin me banorët e zonave informale për të dialoguer mbi p/ligjin e paraqitur nga qeveria për legalizimet Duke hapur këtë takim Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta konfirmoi edhe njëherë se LSI-ja mbështet formulën: “legalizim dhe pastaj urbanizim”. Në fjalën e tij kryetari i LSI-së Meta theksoi se “problemi juaj nuk është thjesht problem i komunitetit tuaj por kjo çështje është një problem i gjithë shoqërisë i gjithë vendit dhe një problem që përfshin të gjithë qytetarët e këtij vendi. “Kush mendon se ky është problem i disa njerëzve dhe t’u vëmë një çmim për tokën që kanë që të mbushim buxhetin e shtetit e shtyn shoqërinë shqiptare drejt konflikteve dhe jo drejt paqes dhe drejt stabilitetit social por drejt përçarjes dhe kontraditave dhe jo drejt integrimit” u shpreh Meta. Gjithashtu Meta për banorët e zonës bëri evident qëndrimin e LSI-së ndaj ligjit të miratuar nga qeveria e mëparshme e Nanos duke thënë se “ne që atëherë kemi kundërshtuar kur qeveria e PS-së vendosi që të bëjë njëherë urbanizimin dhe pastaj legalizimin dhe çmimi i urbanizimit të jetë e barabartë me vlerën e tregut. Por për LSI-në kjo është e papranueshme për realitetin tone sepse nëse këto toka këtu kanë qenë 1 dollarë apo 2 dollarë në vitin 1992-93 sepse kanë qenë tokë me probleme dhe kënetë dhe sot kjo tokë ka vlerën 100 dollarë apo më shumë dhe kjo vjen si rezultat i punës njërëzore për atë që ju keni investuar ndryshe nuk mund të shkonte çmimi kaq lartë”.
Unë shpreh angazhimin e LSI-së për realizimin e legalizimit të shtëpive dhe të pronave tuaja çështje që ne e kemi pasur një prioritet të gjithë aktivitetit tonë politik dhe parlamentar e cila nuk mori zgjedhje me ligjin që u miratua nga qeveria e mëparshme që ju dha vetëm formularët. Në mënyrë që kjo çështje të mos jetë një çështje elektorale ku patjetër luhet me fatin tuaj ne jemi të angazhuar që t’i përmbahemi edhe atyre angazhimeve që kemi pasur edhe më parë në drejtim të realizimit të këtij procesi. Është një proces historic sepse ka të bëjë me me legalizimin e shqiptarëve në vendin e tyre ndërkohë që ne po kërkojmë legalizimin e shqiptarve në vendet e tjera kur nuk e kimi realizuar në vendin tonë
Ndërsa anëtarja e Kryesisë së LSI-së jursitja Brizida Gjikondi duke sqaruar më tej qëndrimin e LSI-së për pr/ligjin e qeverisë për legalizimet u shpreh se:
“LSI-ja ka qenë gjithnjë që legalizimi të bëhet me çmimet e tokës buqësore të vitit 1993 ka qenë për legalizimin dhe pastaj urbanizim si dhe legalizim pa diferencimë për të gjithë zona e Shqipërisë. Çmimet e tokës për sipërfaqe për 100 m është 100 mijë lekë dhe kjo rritet në mënyrë graduale deri në 500 m/2 çmimi është në 400 mijë lekë në rast se një shtetas shqiptar posedon më shumë se 500 m/2 tokë atëherë hartuesi i ligjit ka vendosur të jetë çmimi tregut ai që vendos për të.
Ndërkaq gjatë këtij takimi banorët u shprehën se nëpërmjet një peticioni derguar qeverisë ata kanë kërkuar që legalizimi i tokës të bëhet sipas çmimit të vitit 1992-93 sepse sipas këtij p/ligji të ri ne nuk jemi dakort të bëjmë legalizimet në rastë të kundër që të aprovohet ky ligj ne do protestojmë me gjithë banorët. Banorët falënderuan Kryetarin e LSI-së që vjen për të disatën herë për të bashkëbiseduar me to për këtë problem kaq të prekshëm dhe të rëndësishëm për to.
0x323030362d30322d3135 AKTIVITETE 14:42)”