15 Feb LSI tur elektoral në Qarkun e Fierit. Z. Meta në Cakran
LSI tur elektoral në Qarkun e Fierit. Z. Meta në Cakran Meta: Vota për LSI është votë për të majtën !
LSI vazhdon turin elektoral në qarkun Fierit. Lideri i LSI u ndal në komunë Cakran të Fierit ku foli për Planin e Veprim të partisë së tij dhe prezantoi kandidatin e këtij komuniteti z. Bujar Hasaj. Kreu i LSI ftoi gjithë banorët e Cakranit të Fierit dhe të Mallakastër të votojnë LSI në 28 qershor si e vetmja forcë politike që ka një program për të nxjerrë vendin nga kriza. Z. Meta tha se duke votuar për LSI banorët e Cakranit votojnë që Bujar Hasaj të jetë deputeti i Cakranit në parlamentin e ri të Shqipërisë.
Fjala e z. Meta
Është kënaqësi të jem këtu pranë jush dhe t’iu ftojmë të gjithëve të shkojmë në 28 qershor me vendosmërinë për të larguar njëherë e mirë këtë qeveri të papërgjegjshme këtë kryeministër që po e zhyt vendin çdo ditë e më shumë në krizë në varfëri dhe nuk ndal së gënjyeri shqiptarë. Të shkojmë në 28 qershor dhe të votojmë për LSI si e vetmja forcë politike që ka paraqitur një program një plan për të nxjerr vendin nga kriza për të nxjerrë bujqësinë nga kriza për të mbështetur dhe subvencionuar që nga imputet që nga farat fidanët plehrat kimikë etj. e deri tek subvencionimi deri në 20% për masën e prodhimit për çdo fermer të Cakranit dhe Shqipërisë. Të votojmë për LSI në mënyrë që të hapim 100 mijë vende pune në 4 vitet që vijnë. Shqiptarët tashmë pas 20 vitesh pluralizëme kanë përvojën për të mos u gënjyer dhe për të mos u mashtruar që nga premtimet e Cekut të Bardhë e deri tek premtimet më të fundit për ngritje centralesh bërthamore dhe marrëzira të tilla.
Shqipëria ka bujqësinë turizmin shërbimet transportet dhe ne do ta fillojmë me bujqësinë se me këtë jeton shumica e popullsisë sot. Ne importojmë 600 milion euro ushqime çdo vit që është e barabartë me shumicën e valutës që vjen nga jashtë nga emigrantët në vendin tonë. Ne kemi një plan për të përgjysmuar në 4 vjet importet ushqimore që do të thotë të importojmë disa qindra milion euro në vit më pak prodhime ushqimore do të thotë këto qindra milionë euro do të jenë më shumë prodhim vendas do të jetë një mirëqenie për fermerët e Cakranit të Fierit Mallakastrës dhe gjithë Shqipërisë.
Ne vijmë përpara jush jo me lista të mbyllura por me lista të hapura dhe duke votuar për LSI ju votoni që Bujar Hasaj të jetë deputeti i Cakranit në parlamentin e ri të Shqipërisë. Unë e njoh Bujarin prej vitesh dhe e vlerësoj për ato cilësi të mrekullueshme që ka si njeri si njeri i lidhur me komunitetin dhe si njeri që do japë kontributet e veta në parlamentin e ri dhe në qeverisjen e ardhshme për të ndihmuar popullin e mrekullueshëm të Cakranit. Votoni për Bujar Hasaj votoni për LSI.
Ju e dini që unë kam një miqësi të veçantë që nga viti 1991 Bardhyl Faskaj sepse kur të tjerët u fusnin poshtë tavolinave nga frika e Berishës Bardhyli ishte i vetmi që tregonte karakterin e palëkundur të Cakranit atë burrëri që ka nevojë shoqëria jonë dhe politika shqiptare. Votoni për kandidatët e LSI në qarkun Fierit të votoni për bijtë e Cakranit Mallakastër dhe Fierit. Nuk keni nevojë ju për deputet të importuar ata të tjetrit po të ishin burra të mirë nuk i ndërronin zonat çdo 4 vjet për t’iu fshehur dhe larguar elektoratit. Duke votuar për Bujarin keni votuar që të keni deputetin tuaj keni votuar që të qani hallet tuaja keni votuar të keni një zë të padiskutueshëm pranë qeverisë të së nesërmes që do të krijohet me votat tuaja në 28 Qershor. Votoni për LSI që vota progresiste të ndërtojë qeverinë e ardhshme në mënyrë që të largojmë një herë e përgjithmonë Sali Berishën nga pushteti i korrupsionit që i vrau shqiptarët pa mëshirë në Gërdec dhe që i varfëron çdo ditë.
LSI është fituesja e këtyre zgjedhjeve se LSI vendos maxhorancën e ardhshme parlamentare vendos qeverinë e ardhshme dhe është garancia që kjo qeveri do të jetë në shërbimin tuaj.
0x323030392d30362d3138 18:44)