LSI tryezë për problemet sociale dhe ekonomike të Kombinatit në Tiranë

LSI tryezë për problemet sociale dhe ekonomike të Kombinatit në Tiranë

LSI tryezë për problemet sociale dhe ekonomike të Kombinatit në Tiranë Lëvizja Socialiste për Integrim (LSI) organizoi sot një tryezë për probleme ekonomike dhe sociale në zonën e Kombinatit në Tiranë. Në këtë tryezë ku ndodheshin banorë të zonës dhe specialistë të mjedisit dhe përfaqësues të sindikatave ishin edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Sekretari i Përgjithshëm i LSI z.Petrit Vasili dhe N/Kryetarja znj.Filloreta Kodra si dhe Sekretarja e Përgjithshme e Tiranës zj.Monika Kryemadhi.
Takimin e hapi kryetari i Komitetit Drejtues të LSI për zonën e Kombinatit z.Guri Seferi i cili u shpreh se të tilla takime ku ngrihen probleme dhe shqetësime të zonës në aspektin social apo ekonomik dhe paraqitja e alternativave për zgjidhje janë mjaft pozitive.
Ndërkaq duke e marrë fjalën në këtë takim Presidenti i Shoqatës së Ambjentalistëve u shpreh se “ky është një nga rastet e pakta dhe të veçanta që forca të caktuara politike organizojnë në dobi të shëndetit të qytetarëve dhe të komunitetit duke u përpjekur që të marrin masat dhe të japin rekomandimet e duhura sesi mund të përmirësohet mjedisi në një zonë të caktuar.
Konkretisht qytetarët e këtij qyteti të vogël si Kombinati që tashmë nuk është një qytezë por i përket një qyteti të madh vuan nga një problem shumë stresant që hyn në zinxhirin e jetës së tij në jetën shëndetësore deri në lindjen dhe shfaqjen e sëmundjeve kanceroze.
Sazan Guri duke vazhduar më tej tha se “Kombinati vuan nga një problem shumë serioz si ai i mbetjeve urbane dhe përbën një rast unikal në botë sepse kudo mbetjet urbane nuk arrijnë të trajtohen qoftë edhe zero përqind. Kjo është një mangësi e madhe por edhe detyrim ndaj qytetarëve të cilët kanë mundësi që me përgjegjësinë e tyre të ngrejnë zërin dhe të marrin përsipër në bashkëpunim me forcat shkencore me shoqatat ambientale me qeverisjen vendore dhe lokale deri te forcat e opozitës që këtë të keqe të madhe ta kthejnë në një të mirë të madhe. Dhe kjo gjë është shumë e thjeshtë. Shqipërisë nuk i mungojnë as legjislacioni mjedisor as ekspertët as studimet dhe as donatorët. Atëherë si është e mundur që ne të vuajmë nga ky përçudnim natyror kur grupi me të cilin unë punoj për ambientin kemi projekte konkrete se si trajtohen mbetjet urbane të Tiranës Durrësit dhe Kavajës. Kemi edhe projekt-konkret se si mund të rikuperohet zona e Sharrës por ne ngrejmë të gjithë sytë nga qielli.
Ne jemi gati të komunikojmë me qytetarët dhe të bashkëpunojmë me forca të caktuara politike që të marrim përsipër ta zgjidhim problemin e mbetjeve urbane në dobi të komunitetit.
Ndërkaq z. Gëzim Tushe përfaqesues i sindikatës së arsimit në Kombinat tha se problemet e arsimit në zonën e Kombinatit janë të shumta. Një ndër problemet kryesore është mbingarkesa e klasave me nxënës si në shkollat e ciklit të ulët apo të mesëm. Mesatarisht një klasë përbëhet nga 40 deri në 50 nxënës. Një gjë e tillë ndikon shumë në cilësinë e orës së mësimit madj e bën thuajse atë të pamundur. Po kështu mungojnë mjetet didaktike laboratorët e lëndëve përkatëse. Tekset shkollore janë shumë të mbingarkuara dhe nuk u përgjigjen kërkesave të kohës. Kemi shkolla në Kombinat të cilat e vazhdojmë mësimin me tre turne në kushte të vështira dhe po punohet me ritme shumë të ngadalta për rikonstruksionin e shkollave.
Et’hem Shukulli përfaqësues i zonës për legalizimet u shpreh se “nisma e ndërmarrë në vitin 2001 nga ish-kryeministri Ilir Meta ishte një shpresë për ta bërë realitet dhe për të zgjidhur procesin e legalizimeve e cila u pengua më vonë nga qeveria Nano. Edhe në vitin 2005 po ndodh e njëjta gjë. Berisha premtoi se deri në fund të dhjetorit do të realizonte 50% të legalizimeve por në ditën e 99 të qeverisjes së tij Berisha e harroi këtë proces për të filluar në vitin 2006.
Pali Xhori kryetari i Komisionit politik për papunësinë në Kombinat u shpreh se “ne kemi bërë një propozim qeverisë që ambjentet e Kombinatit të cilat janë të lira duhet të shfrytëzohen për disa minifabrika të vogla tekstili në mënyrë që të ulim nivelin e lartë të papunësisë këtu në Kombinat. Siç dihet Kombinati ka një numër të madh të papunësh dhe duhet të bëjmë diçka për punësimin e njerëzve. Përsa i përket problemit urbanistik sepse në një kohë kur transporti në Kombinat ka qenë një nga linjat më model është kthyer një nga linjat më problematike dhe është jashtë funksionit. Një gjë e tillë pengon jashtëzakonisht banorët e Kombinatit në jetën e tyre të përditshme.
 
Duke marrë fjalën në këtë takim Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta u shpreh se “dua të vlerësoj qëllimin e këtij takimi për të diskutuar disa nga problemet më të mprehta që ka zona e Kombinatit sidomos tani kur mbas gati 5 muajsh nga dita e zgjedhjeve të përgjithshme dhe mëse 100 ditë nga puna e qeverisë së re të zotit Berisha secili prej jush dhe të gjithë ata që kanë votuar në 3 korrik mund të bëjnë një bilanc të asaj që ka ndodhur gjatë kësaj kohe në drejtim të mbajtjes së premtimeve përballë elektoratit. Sigurisht që nuk është e nevojshme për tu sforcuar për të argumentuar dështimin e plotë dhe të dukshëm të qeverisë aktuale pothuasje në të gjitha premtimet të cilat ajo ka bërë gjatë kësaj kohe. Edhe përgjysmimi i taksave për biznesin e vogël që ishte në dukje një mbajtje e premtimit të bërë sikurse e pamë u zhvlerësua totalisht nga kostoja e jashtëzakonshshme që pësoi i gjithë biznesi nga keqmenaxhimi i krizës energjitike. Për të mos folur pastaj për premtimet e tjera të cilat pa asnjë diskutim janë tërësisht të falimentuara. Unë do ta nisja në rradhë të parë me problemin e mjedisit në zonën e Kombinatit. Është një problem i mprehtë dhe që kërkon një zgjidhje e reagim të shpejtë nga ana e shtetit nga ana e qeverisë nga ana e komunitetit dhe nga ana e shoqërisë civile. Për këtë do të falenderoja edhe zotin Sazan Guri i cili &eum
l;shtë këtu i pranishëm dhe në emer të shoqatës së ambientalistëve që ai drejton dhe që i cili shprehu shqetësimin dhe angazhimin për të ndërgjegjësuar më tej opinionin publik dhe qeverinë për një zgjidhje emergjente. Pasi nësë do të vazhdohet të tolerohet kjo situatë ky mostrajtim i plehrave dhe i gjithë mbetjeve që ndotin gjithë kryeqytetin por në vaçanti që helmojnë çdo minutë banorët e komunitetit të Kombinatit padyshim që pasojat do të jenë shumë të madha dhe do të jenë afatgjata.
Duke vazhduar më tej Meta u shpreh se “natyrisht që problemet e tjera janë imediate dhe afatgjata. Problemi i shërbimit urban tashmë është një problem i cili seriozisht e mban Kombinatin ende të izoluar nga pjesa tjetër e jetës së kryeqytetit dhe që kërkon një zgjidhje të shpejtë. Unë jam në favor të një zgjidhje e cila përputhet me konceptit e vetë tregut të shërbimit urban. Kjo kërkon një zgjidhje praktike. Ashtu sikurse jam i bindur që problemet e arsimit dhe të papunësisë janë probleme immediate dhe janë probleme afatgjata. Në këtë drejtim unë do të nënvizoja se edhe projektbuxheti që ka ardhur për arsimin pavarësisht nga një rritje e pagës që sjell për arsimtarët përsëri pothuajse nuk ndryshon asgjë thelbësore në shërbimin arsimor pasi investimet në këtë sektor janë më të ulëta se sa një vit më parë. Kjo do të thotë se do të ketë mundësi  të pakta për të përmirësuar kushtet e shkollave aktuale por jo vetëm kaq por nuk do të bëhet fjalë për të ndërtuar shkolla të reja dhe kapacitetet e reja të cilat do të sjellin atë normalizim të numrit të nxënësve për klasë i cili dihet që tashmë është jashtë çdo standarti dhe që kërcënon seriozisht cilësinë e mësimdhënies dhe edukimit të gjeneratave të reja. Po kështu duhet përmendur fakti që qeveria nga rritja që ka premtuar për vitin e ardhshëm anulloi në mënyrë të nëjanshme dhe të padrejtë një marrëveshje me sindikatën e arsimtarëve për të bërë një rritje pagash që nga 1 shtatori i këtij viti. Një gjë e tillë është e papranueshme pasi pavarësisht se kjo ishte nënshkruar nga qeveria e mëparshme përsëri qeveritë kanë një vazhdimësi dhe trashgëojnë detyrimet që marrin aq më tepër në një sektor të tillë siç është arsimi. Përsa i përket problemeve të papunësisë mendoj që janë probleme të cilat kërkojnë një angazhim më të madh në drejtim të nxitjes së investimeve private dhe sidomos të atyre lloje investimesh të cilat mund të punësojnë më shumë njerëz më shumë banorë dhe në veçanti më shumë gra pasi ky besoj se është një problem imediat për Kombinatin. Në mënyrë që atë traditë si një zonë e vërtet punëtore Kombinati ta ruajë dhe ta shfrytëzojë për një standart më të mirë jetese. Këtu duhet parë mundësia për të diskutuar me komunitetin e biznesit me Dhomën e Tregëtisë