LSI Tirane nis perzgjedhjen e kanditaturave

LSI Tirane nis perzgjedhjen e kanditaturave

LSI Tirane nis perzgjedhjen e kanditaturave LSI e Tiranës fillon votimet sipas parimit "Një anëtar-Një votë" për përzgjedhjen e kandidaturave për kryetar të minibashkive të kryeqytetit. Më shumë se 1500 anëtarë të LSI votuan sot në njësitë nr.2 dhe 6. Shpejt votimi edhe ne njesi te tjera te LSI ne kryeqytet

 

Ilir Dashi: Ishim të obliguar të zhvillonim zgjedhjet sipas parimit "Një anëtar- një votë" për kandidaturat e paraqitura për fushatën e ardhshme zgjedhore dhe kjo është e natyrshme për LSI si forcë e re politike në kuptimin që ky parim aplikohet në çdo rast nga ne kur kemi të bëjmë me vendimarrje të rëndësishme

 

 

Monika Kryemadhi: Nga këto 5 kandidatura që janë propozuara tre prej të cilave do ti propozohen kryesisë së LSI-së e cila do i parashtrojë në tryezën e opozitës së bashkuar për të përzgjedhur kandidaturën më të mirë të së majtës që do të jetë në këto zona që po aplikojmë këtë parim tepër demokratik

 

Lëvizja Socialiste për Integrim dega e Tiranës zhvilloi sot votimet sipas parimit "Një anëtar – Një votë" për të zgjedhur kandidatët për Kryetar të njësive bashkiake 2 dhe 6 të kryeqytetit. Në qendrat e votimeve të hapura nga ora 8.00 e mëngjesit deri në orën 18.00 votuan e gjithë anëtarësia e këtyre zonave duke zbatuar të gjithë procedurat statutore sipas parimit demokratik "Një anëtar-Një votë". 

Rreth 1500 anëtarë të këtyre njësive të LSI në kryeqytet u ftuan për të zgjedhur kandidatët e preferuar midis 5 kandidaturave alternative që ishin në konkurim.

Në njësinë nr.2 kandidatë ishin Fatmir Fagu me profesionin e juristit Lumturi Xhezo pedagoge Astrit Kola arsimtar Ismail Togu inxhinier dhe ekonomisti Bedri Kërçuku. Në bazë të udhëzimit të KRye

Ndërkaq në njësinë nr.6 kandiduan Gezim Tushe arsimtar Nermin Pero arsimtare Arben Tërpollari menaxher Lindita Birçe ekonomistre dhe Enver Bilbili agronom. Nga këto 5 kandidatura të propozuara ato që do të fitojnë në tre vendet e para do ti propozohen kryesisë së LSI-së e cila do i parashtrojë në tryezën e opozitës së bashkuar për të përzgjedhur kandidaturën më të mirë të së majtës që do të jetë në këto zona që po aplikojmë këtë parim tepër demokratik

 

Këto zgjedhje u mbikqyrën dhe u monitoruan edhe nga drejtuesit e LSI-së së degës së Tiranës.

Kryetari i LSI-së dega e Tiranës Ilir Dashi u shpreh se "ne si LSI e Tiranës ishim të obliguar të zhvillonim zgjedhjet sipas parimit "Një anëtar- një votë" për kandidaturat e paraqitura për fushatën e ardhshme zgjedhore dhe kjo është e natyrshme për LSI si forcë e re politike në kuptimin që ky parim aplikohet në çdo rast nga ne kur kemi të bëjmë me vendimarrje të rëndësishme. Edhe sot është një proces mjaft i rëndësishëm për LSI e kryeqytetit pasi do të shpallen kandidaturat e LSI për dy njësi mjaft të rëndësishme kandidatura që do i kalojnë Kryesisë së LSI dhe më pas në tryezën e koalicionit të majtë.

 

Ndërkaq Sekretarja e LSI-së së Tiranës Monika Kryemadhi u shpreh se "në zonat që kemi më shumë se tre kandidatura nga sa na është kërkuar edhe nga udhëzimi i LSI-së jemi të detyruar të aplikojmë parimin "Një anëtar- Një votë" një parim tepër demokratik dhe i domosdoshëm. Por ajo që do dëshiroja të theksoja është fakti se në propozimet tona si në Zonën 6 dhe në zonën 2 kemi edhe kandidatura gra të cilat përfaqësojnë vlerat dhe integritetin e grave në LSI. Nga këto 5 kandidatura që janë propozuara tre prej të cilave do ti propozohen kryesisë së LSI-së e cila do i parashtrojë në tryezën e opozitës së bashkuar për të përzgjedhur kandidaturën më të mirë të së majtës që do të jetë në këto zona që po aplikojmë këtë parim tepër demokratik.

 

Gjithashtu një tjetër drejtues i LSI-së anëtari i Kryesisë dhe N/Kryetari i LSI së Tiranës prof. Edmond Panariti theksoi se "sot është një ditë e shënuar për të gjithë anëtarësin tonë sepse në minibashkitë 2 dhe 6 organizohen zgjedhjet e LSI-së për kandidatët tanë për drejtimin e minibashkive. Ajo që është për t'u theksuar është fluksi i madh i anëtarësisë dhe ky është një rast tjetër për të vënë në provë elektoratin tonë për ta stimuluar atë që të shprehë vullnetin e e lirë për zgjedhjen e kandidatëve më të mirë nëpërmjet parimit "një anëtar- një votë" ku tashmë ky parim është i sanksionuar në Kushtetutën e LSI nëse do ta themi kështu pran në statutin tonë. Anëtarësia jonë naatyrisht sot është e pranishme për të votuar në funksion të kësaj norme statutore dhe ne njëkohësisht jemi të lumtur që numri i anëtarësisë të pranishme në votim është i kënaqshëm dhe kjo gjë tregon që strukturat e LSI në këto njësi janë të konsoliduara dhe në shtim.
  0x323030362d31312d3138 AKTIVITETE 15:16)