LSI : terheq vemendjen per mungesen e bashkepunimit.

LSI : terheq vemendjen per mungesen e bashkepunimit.

LSI : terheq vemendjen per mungesen e bashkepunimit.

Konferenca për shtyp e Sekretarit të Përgjithshëm të LSI-së Luan Rama

 

 

LSI : terheq vemendjen per mungesen e bashkepunimit.

LUAN RAMA: Kushtet e BE jane detyruese.

RAMA: PS nuk mund te bllokoje integrimin e vendit.

L. Rama: LSI i fton partitet te bashkepunojne.

L. Rama: ne 100 vjetorin e Pavaresise te meritojme ftesen per ne BE.

 

 

Faleminderit për prezencën tuaj dhe më lejoni që nëpërmjet kësaj konference për shtyp të shpreh qëndrimin e LSI duke tërhequr që procesi i bashkëpunimit në mënyrë të veçantë procesi i bashkëpunimit në Kuvendin e Shqipërisë për t’iu përgjigjur interesave të vendit për t’iu përgjigjur detyrimeve detyrimeve që burojnë nga kushtet e vëna nga Bashkimi Europian dhe për tu shfaqur në nivelin e përgjegjësive që kërkon edhe konteksti në të cilin rrjedhin apo zhvillohen ngjarjet dhe që lidhen me faktin që Shqipëria është në 100-vjetorin e Pavarësisë të shpreh shqetësimin dhe të tërheq vëmendjen që ky proces nuk është në lartësinë dhe nivelin e përgjegjësisë e duhur.

 

Çështjet e plotësimit të kushteve të vëna nga Bashkimi Europian që Shqipëria të përmbushë të gjitha detyrimet për të merituar statusin e Vendit Kandidat për në Bashkimin Europian nuk janë çështje vullnetesh politike as çështje që lidhen me interesa individuale por janë çështje që kanë të bëjnë me interesat e vendit janë detyrime që duhen përmbushur janë përgjegjësi që duhen realizuar dhe në këtë kontekst çdo shmangie tërheqje tentativë për të bllokuar apo përpjekje për ta zvarritur këtë proces është në dëm të interesave evropiane të vendit. Nuk ka vend për ngazëllim të ndokujt por ka vend për shfaqje përgjegjësish dhe angazhim real. Nuk ka vend për llogari meskine që duke kontribuar negativisht për ta bllokuar procesin e integrimit evropian të vendit të mund të shpresojë ndokush që mbi këtë bazë të ketë përfitime apo kapital politik për interesat e veta apo të grupit që përfaqëson.

 

Duke qenë se interesat e vendit janë dominante  dhe që prevalojnë përballë çdo interesi tjetër Lëvizja Socialiste për Integrim i fton të gjitha palët faktorët dhe aktorët e rëndësishëm politik të kuptojnë domosdoshmërinë e përmbushjes së të gjitha detyrimeve të shfaqin seriozitetin dhe përgjegjshmërinë maksimale që proces të jetë serioz dhe produktiv në mënyrë që 100-vjetori i shpalljes së Pavarësisë t’i sjellë Shqipërisë edhe atë që në fakt është aspirata jonë e hershme dhe që lidhet me investimin e bërë nga shoqëria shqiptare në 20 vitet e fundit fitimin e statusit si Vend Kandidat për në Bashkimin Europian. Lëvizja Socialiste për Integrim është e gatshme dhe e vendosur dhe i gjithë kontributi i saj është dhe do të mbetet kontribut në të mirë të interesave evropiane të vendit.

 

Cili është qëndrimi i LSI-së për bllokimin e reformave nga ana e Partisë Socialiste?

 

Është i pakuptimtë madje do të thosha absurd qëndrimi i shfaqur nga lidershipi socialist për të vënë barriera dhe për të krijuar pengesa artificiale përballë një procesi që është detyrim kombëtar. Është detyrim kombëtar sepse lidhet me interesat evropiane të vendit dhe nëse eksperimenti i aplikuar më parë për ta bllokuar këtë proces dhe për të krijuar barriera të panevojshme shfaqin në sytë e opinionit publik përgjegjësinë e Partisë Socialiste reflektimi dhe ulja në tryezën e punë të dialogut politik në Kuvend ku formësohet ngjizet dhe ridimensionohet i gjithë kjo vlerë dhe angazhim për të demonstruar përballë opinionit publik vendas por edhe përballë partnerëve ndërkombëtarë seriozitetin tonë në përmbushjen e angazhime është nonsens rikthimi prapa apo rikthimi në praktikën e dështuar të më shumë se një viti më parë.

 

Socialistët shqiptarë ku kam parasysh tërë atë masë njerëzish socialistë në mbarë vendin kanë investuar kanë kontribuar dhe kanë meritën e tyre në gjithçka është arritur në këtë vend në të gjithë periudhën postkomuniste ashtu sikundër kanë përgjegjësinë që këtë arritje dhe këto kontribute të tyre pozitive t’i çojnë më tej. Prandaj kundërvënia e lidershipi të Partisë Socialiste edhe ndaj vetë kontributit që kanë dhënë socialistët është padyshim sjellja më e papërgjegjshme dhe akti më absurd që ata mund të bëjnë. Nuk mundet që lidershipi të veprojë në dëm të interesave të masës së partisë vetëm e vetëm sepse një pjesë e lidershipit për arsye të interesave të tyre personale nuk e gjejnë veten të lidhur me interesat e socialistë shqiptarë dhe më gjerë me interesat e vetë qytetarëve shqiptarë. Partia Socialiste në mënyrë të veçantë lidershipi i saj do të duhet të kuptojë që 100-vjetori in Pavarësisë së vendit dhe i gjithë plani i veprimit që çon tek përmbushja e detyrimeve që janë dhe kushtet e Bashkimit Europian është e vetmja rrugë nëpër të cilës duhet të ecin të gjithë faktorët politikë të gjitha forcat e përgjegjshme politike dhe të gjithë ata që realisht dëshirojnë të shfaqen dhe të demonstrojnë që dinë të punojnë dhe realisht të punojnë për interesat e vendit.

 

0x323031322d30332d3031 New 1.JPG 16:41)