LSI takon Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë

LSI takon Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë

LSI takon Konfederatën e Sindikatave të Shqipërisë Një përfaqësi e Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) e kryesuar nga Kryetari i saj z.Ilir Meta zhvilloi një takim me përfaqësues të Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë (KSSH) të kryesuar nga z.Kol Nikollaj. Qëllimi i këtij takimi që do të pasohet edhe me takime të tjera me të gjithë sindikatat e Shqipërisë ishte institucionalizimi dhe forcimi i marrëdhënieve me partnerët socialë.

LSI do te ndermarre te gjitha nismat parlamentare dhe veprime te tjera publike te nevojeshme ne mbeshtetje te zgjidhjes se problemeve e shqetesimeve teper te medha me te cilat po perballen punonjesit shqiptare. Nga takimi u konstatua ne menyre kritike se partneret sociale si konfederata e sindikatave jane perjashtuar nga konsultimet per nje proces teper te rendesishem sic eshte ai i hartimit te projektbuxhetit te vitit 2006.

LSI mendon se nje perjashtim i tille krijon nje klime mosbesimi midis punonjesve dhe qeverise dhe nuk i sherben aspak daljes nga situata e veshtire ekonomike e sociale ne te cilen eshte perfshire gjithe vendi.  Me shqetesim te madh u trajtua problemi i rritjes se pagave ne arsim per vitin 2005 ne masen 15% qendrim ky qe eshte teper larg permbushjes se premtimit te bujshem te qeverise per dyfishimin e pagave te punonjesve te ketij sektori.  Rritja e pagave respektimi i kontrates se punes dhe perjashtimi nga konsultimet per hartimin e buxhetit te shendetesise ishin shqetesimi kryesor i sindikates se shendetesise.

Sindikata e pensionisteve shprehu shqetesimin e saj per mungesen e transparences nga ana e qeverise per rritjen prej 20 % te premtuar prej saj ne janar te vitit 2006 si dhe problemet teper te renda lidhur me heqjen nga lista e barnave te rimbursueshme te medikamenteve cilesore per pensionistet.

U konstatua me shqetesim te madh iniciativa e qeverise per te vendosur tatim mbi pagen minimale qe edhe keshtu eshte shume e ulet. Ky tatim ndikon drjetperdrejt ne varferimin e metejshem e qe prek nje numer te madh punonjesish. Kjo iniciative eshte ne kontrast te thelle me premtimin e qeverise per dyfishimin masiv te te gjithe pagave duke prekur edhe ato nivele qe deri tani konsideroheshin shume te ulta.  Gjithashtu federatat e fushave ngriten shqetesime mjaft te rendesishme sic ishte ndryshimi i moshes se pensionit per profesione shume te veshtira si industria e naftes dhe metalurg.
 
Sindikata e bujqesise duke qene e preokupuar per gjendjen e fermereve shqiptare sugjeroi qe hartimi i regjistrit te fermereve mund te hartohet vetem nga grupe pune te specializuara ne nivel fshati e komune.  Perjashtimi nga sigurimet shoqerore  e punonjesve te ndertimit per shkak te mosdeklarimit nga pronaret dhe puna e zeze ne kete sektor ishte nje shqetesim tjeter me pasoja te renda per te tashmen dhe te artdhmen e ketyre punonjesve si per gjendjen ekonomike ashtu edhe ate shendetesore.

Kushtet shume te renda te punes ne sektorin e naftes mungesa e transparences se qeverise per investimet ne kete sektor dhe pagat shume te ulta te punonjesve perbejne shqetesimet kryesore e te pazgjidhura te sindikates se ketij sektori.

Më poshtë ndodhet fjala e Kryetari të LSI z. Ilir Meta në këtë takim:

"Ne kemi pasur bashkëpunim gjatë gjithë kësaj kohe që nga krijimi i Lëvizjes Socialiste për Integrim por bashkëpunimi i deritanishëm ka qenë shpesh  Spontan ndaj ky takim do të shërbejë për vendosjen e bashkëpunimit me Konfederatat e Sindikatave të Shqipërisë por edhe me sindikatat e tjera në vend pasi është prioriteti ynë forcimi i marrëdhënieve me partnerët socialë ku roli i sindikatave është dhe duhet të jetë i pazëvendësueshëm.

Ne kemi ndjekur me shqetësim situatën përsa i takon pagave të arsimtarëve por edhe gjendjes që sapo vjen duke u vështirësuar kemi ndiekur situatën tepër serioze që lidhet me rimbursimin e ilaçeve të të moshuarve ku Instituti i Sigurimeve Shëndetësorë për fat të keq është kthyer në piramidë të vërtetë dhe për këtë problem kemi kërkuar edhe interpelancë me ministrin e Shëndetësisë.

Më e rëndësishme është ajo e bashkëpunimit të përbashkët për të përmirësuar legjislacionin ekzistues në dobi të të drejtave të pensionistëve të papunëve dhe duke marrë inisiativa të reja ligjore. Besoj se ky bashkëpunim do të jetë i frytshëm dhe i dobishëm sepse ne nuk dëshirojmë ti politizojmë këto çështje pasi besoj se janë çështje të rëndësishme të shtresave të ndryshme të shoqërisë sepse edhe orientimi ynë politik është i përqendruar në zgjedhjen e këtyre situatave që edhe ju i kushtoni vëmendje. Prandaj theksoi edhe njëherë Kryetari i LSI Z.Meta duke bashkëpunuar së bashku shumë çështje do të zgjidhen në rrugë ligjore dhe opinioni publik qeveria dhe Parlamenti të ndërgjegjësohen më shumë për këto të drejta.  0x323030352d31312d3231 21:18)