LSI takime në Kukës

LSI takime në Kukës

LSI takime në Kukës Has dhe Pukë Sekretari Ndërkombëtar i Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI) z.Edmond Haxhinasto së bashku me Kryetarin e Këshillit Ankimor të LSI z.Rexhep Ballmi zhvilluan disa takime sot në Kukës Has dhe në Pukë. Gjatë takimeve me strukturat e ndryshme të LSI në këto zona si dhe me komunitetin e këtyre zonave përfaqësuesit e LSI u njohën nga afër me gjendjen e vështirë të tyre sidomos gjatë ditëve të fundit që ka bërë shumë të ftohtë dhe ka pasur reshje dëbore. Të ftohtit dhe dëbora të shoqëruara nga mungesa e energjisë elektrike i kanë vështirësuar shumë kushtet e jetesës së banorëve të këtyre zonave. Këtyre vështirësive që kanë këto zona i shtohen edhe papunësia infrastruktura tejet e dobët mungesa e theksuar e energjisë elektrike etj. Nga ana tjetër asnjë masë lehtësuese nuk ishte marrë për të parandaluar bllokimin e rrugëve.    
Pasi dëgjuan shqetësimet e banorëve përfaqësuesit e LSI kërkuan që “qeveria të marrë menjëherë masa imediate për të parandaluar izolimin e zonave malore nga dëbora dhe dimri që po afron”.
Gjithashtu gjatë takimeve që zhvilluan me strukturat drejtuese të LSI në Kukës Has dhe Pukë Haxhinasto theksoi se LSI po konsolidohet gjithnjë e më tepër dhe tashmë duhet që të ngrihen organizata në çdo qendër votimi aty ku nuk ka si dhe të afrohen njerëz me energji dhe me vizion intelektualë dhe të rinj pranë LSI në çdo zonë. 0x323030352d31312d3232 AKTIVITETE 21:17)