LSI takim në Peshkopi

LSI takim në Peshkopi

” LSI takim në Peshkopi Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar dje në Peshkopi një takim me anëtarë dhe simpatizantë të saj. Në këtë takim merrte pjesë edhe zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi Kryetari i Këshillit Ankimor të LSI z.Rexhep Ballmi si dhe kandidatët për deputetë të LSI në zgjedhjet e 3 Korrikut z.Besnik Nuredini dhe z.Sulejman Topçiu.

Takimin e hapi Kryetari i LSI në Dibër njëkohësisht edhe kandidat për deputet i saj në zgjedhjet e 3 Korrikut z.Bajram Krashi i cili bërë një analizë të punës dhe të performancës së LSI në Dibër gjatë zgjedhjeve. Ai evidentoi angazhimin mjaft të përkushtuar të anëtarëve dhe mbështetësve të LSI në këtë rreth por njëkohësisht konstatoi edhe njëherë dëmtimin nga ana e strukturave shtetërore ndaj LSI gjatë fushatës zgjedhore si dhe në ditën e  zgjedhjeve. Krashi deklaroi se puna e LSI në këtë rreth po përqendrohet në shtrirjen e organizatave deri në çdo qendër votimi si dhe pasurimin e këtyre organizatave duke ofruar njerëz të rinj intelektualë me energji dhe me vizion.

Duke marrë fjalën në këtë takim zv.Kryetari i LSI Prof.Pëllumb Xhufi u shpreh se e ardhmja do ta forcojë dhe konsolidojë më shumë LSI-në pasi qeverisja e keqe dhe pa vizion e Partisë Demokratike si dhe mungesa e reflektimit dhe problemet e brendshme në Partinë Socialiste do të fuqizojnë më tej rolin dhe misionin e LSI për integrimin europian të Shqipërisë. Ndërkaq zv.Kryetari i LSI Xhufi u angazhua dhe premtoi që LSI do forcë politike do të ketë në axhendën e saj kryesisht ngritjen me forcë të problemeve dhe shqetësimeve që kanë qytetarët në të gjithë Shqipërinë. Ai deklaroi se LSI do të ndërmarrë nisma ligjore për rrugëzgjidhjen e këtyre problemeve  duke filluar që nga kriza energjitike që është problemi më shqetësues për momentin.
0x323030352d31312d3230 AKTIVITETE 21:16)”