LSI takim në Përrenjas dhe Korçë

LSI takim në Përrenjas dhe Korçë

” LSI takim në Përrenjas dhe Korçë Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së z.Petrit Vasili së bashku me N/Kryetaren e LSI znj. Filloreta Kodra dhe anëtarin e Komisionit Ankimor të LSI z.Avenir Shehu zhvilluan sot një takim me strukturat drejtuese të LSI në  Përrenjas. Në këtë takim merrnin pjesë edhe dhjetëra anëtarë dhe simpatizantë të LSI së kësaj zone. Gjithashtu në takim ishin edhe kryetari i LSI së Elbasanit dr.Bujar Kllogjri dhe Kryetari i LSI në Librazhd z.Met Biçaku.  
Gjatë këtij takimi u evidentua puna e mirë që po bënte LSI në Përrenjas për shtrirjen e saj në komuna dhe mbulimit e të gjithë qendrave të votimit. Nga ana e drejtuesve të LSI-së është kërkuar që të afrohen më shumë intelektualë të rinj njerëz me vizion dhe me energji që kanë edhe reputacion në zonë.
Ndërkaq në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i LSI Vasili u shpreh se “duhet të intensifikohet puna për përgatitjet e zgjedhjeve të ardhshme të pushtetit lokal me objektiv fitoren e LSI në këto zgjedhje pasi këtë fitore e favorizon edhe kriza e thellë në të cilën ndodhet qeverisja aktuale nga njëra anë dhe konfuzioni që ka përfshirë PS nga ana tjetër.
Njëkohësisht Vasili u ndal edhe në aleancën në mes të PS-së dhe PD-së në votimin e pak ditëve më parë për ligjin e financimit të partive i cili sipas Vasilit “ishte akti i fundit tragjik i Megadushkut”.   
Ndërsa N/Kryetarja e LSI znj. Kodra analizoi dështimin e 100 ditëve të para të qeverisjes Berisha si dhe atakimin e institucioneve kushtetuese. Ajo u ndal në mënyrë të veçantë në fallsitetin e të gjithë premtimeve të Berishës që tashmë rezultojnë që paskan qenë thjesht demagogji elektorale nga ana e PD-së.  
Ndërkaq Vasili dhe Kodra zhvilluan një takim edhe me Kryesinë e rrethit të Korçës. Në këtë takim u kërkua intensifikimi i punës dhe përgatitja për zgjedhjet lokale. Gjithashtu u kërkua që LSI e Korçës të ngrejë zërin fuqishëm për çdo problem shqetësues të banorëve të këtij rrethi.
0x323030352d31322d3137 AKTIVITETE 13:59)”