14 Feb LSI takim në komunën Bërzhitë të rrethit të Tiranës. Anetaresime te reja ne LSI
LSI takim në komunën Bërzhitë të rrethit të Tiranës. Anetaresime te reja ne LSI Vasili: LSI-ja dhe opozita e bashkuar nuk do t’i bëjë asnjë lëshim Berishës lidhur me çështjen e votës së lirë. Opozita do të garantojë këtë me një qëndresë të fortë që do të fillojë nga Bërzhita deri në sheshin “Skënderbej”
Kodra: Politika ekonomike e qeverisjes së PD-së është një politikë thellësisht e gabuar dhe si e tillë ajo po e thellon varfërinë e shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë të shtresave në nevojë
—————————–
Sekretari i Përgjithshëm i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Petrit Vasili dhe N/kryetarja znj.Filloreta Kodra të shoqëruar nga kryetari i LSI-së së rrethit të Tiranës z.Roland Çelmeta dhe nga anëtari i kryesisë z.Sokol Dervishaj organizuan një takim me simpatizantët dhe anëtarët e LSI-së në Komunën Bërzhitë. Në këtë takim i cili u zhvillua në praninë e qindra anëtarëve dhe simpatizantëve u konsistua në ngritjen e Komitetit Drejtues të LSI-së për Komunën Bërzhitë. Duke respektuar të gjitha proceduarat statutore dhe sipas parimit “një anëtar një votë” u zgjodh kryetar i LSI-së në këtë zonë Eduart Haka. Gjithashtu në këtë takim u anëtarësuan dhjetëra anëtarë të rinj. Duke falenderuar të pranishmit dhe vlerësuar punën e bërë nga strukturat e LSI-së Sekretari i Përgjithshëm Petrit Vasili u shpreh se ”LSI-ja dhe opozita e bashkuar nuk do t’i bëjë asnjë lëshim Berishës lidhur me çështjen e votës së lirë. Opozita do të garantojnë këtë me një qëndresë të fortë që do të fillojë që nga Bërzhita deri në sheshin “Skënderbej” u shpreh Vasili. Sipas tij kjo është mënyra e vetme për t’i dhënë mundësi Berishës të kuptojë që zgjedhje të manipuluara dhe zgjedhje primitive që e çojnë Shqipërinë mbrapa nuk do të zhvillohen kurrë. Në këtë kontekst Vasili u shpreh se “këtë të drejtë të votës së lirë LSI-ja dhe opozita e bashkuar do ta kërkojnë deri në fund”. Ndërsa nga ana e saj Nënkryetarja Kodra u bëri të qartë të pranishmëve që gjithë politika ekonomike e qeverisjes së PD-së është një politikë thellësisht e gabuar dhe si e tillë ajo po e thellon varfërinë e shqiptarëve dhe në mënyrë të veçantë të shtresave në nevojë. Në këtë mënyrë kjo mazhorancë po e thellon akoma edhe më shumë vështirësinë e jetesës për shtresa të ndryshme si pensionistët ish-ushtarakët etj sepse në raport me rritjen reale me 4% të pensioneve dhe rritjes së çmimit të energjisë elektrike këto shtresa janë varfëruar së tepërmi me këtë qeverisje” u shpreh Kodra. Ndër të tjera ajo theksoi se “janë këto politika tërësisht të gabuara të kryeministrit Berisha që e kanë çuar vendin në një kolaps ekonomik ku janë lëkundur në themel ekuilibrat makro-ekonomikë duke e çuar vendin në prag të një krize ekonomike të vërtetë. Ndërsa anëtari i kryesisë dhe njëkohësisht ish kandidati për deputet në këtë zonë Sokol Dervishaj u shpreh se “fitorja e së majtës shqiptare është kthyer në një detyrë për të gjithë partitë që përbëjnë tashmë këtë koalicion të majtë sepse premtimet e bujshme të Kryeministrit Sali Berisha të bëra gjatë fushatës elektorale të 3 korrikut janë rrudhosur ndjeshëm në programin e tij qeverisës”.
0x323030362d30372d3138 AKTIVITETE 12:45)