LSI takim me te rinjte ne Lezhe

LSI takim me te rinjte ne Lezhe

” LSI takim me te rinjte ne Lezhe Lëvizja Rinore për Integrim në kuadër të informimit të rinisë për reformën në arsim pasi nga qeveria ka nje mungese transparence dhe informacioni ne kete drejtim organizoi dje një takim me të rinjte e qytetit të Lezhës anetare dhe simpatizante te LRI.

Në këtë takim morri pjesë N/kryetari i LSI-së Prof.Dr.Sokol Axhemi i cili shoqërohej edhe nga kryetari i LSI-së së Lezhës z.Viktor Tusha si dhe anëtari i Kryesisë z.Dritan Ylli. Gjate këtij takimi i cili u zhvillua si bashkëbisedim N/Kryetari Axhemi foli mbi reformën në arsimin e lartë të ndërmarrë nga qeveria Berisha dhe për mungesën e plotë të informacionit në lidhje me ecurin e kësaj reforme. “Qeveria po shkel premtimet e bëra gjatë fushatës elektorale e cila i premtoi rinise liberalizimin dhe hapjen e dyerve të universiteteve ku cilido të vazhdonte shkollën e lartë. Nuk mund të ketë reformë në arsim pa u konsultuar më parë me të rinjte të cilët dëshirojnë të arsimohen” u ushpreh Axhemi. Më tej ai theksoi se ” LSI-ja është e vetmja mundësi që rinia të ece përpara në çdo fushë dhe të ketë të gjitha parametrat e një rinie evropiane dhe përkrahja që ata i japin LSI-së është një tjetër shenjë e mirë e këtij brezi i cili sot po vuan peripecitë e një mosqeverisjeje. “Tashmë ka ardhur momenti që vetë të rinjtë të vendosin për të ardhmen e tyre dhe këtë do ta bëjnë duke refuzuar njëherë e përgjthmonë partitë e vjetra” ka përfunduar Axhemi. Ndërsa kryetari i LSI-së së Lezhës pasi flenderoi të pranishmit u shpreh se kjo energji që karakterizon këtë brez duhet të shfrytëzohet në zgjedhjet e pushtetit vendor ku LSI-ja të jet fituese.
Po në këtë vijë diskutimi ka qënë edhe anetari i Kryesisë Dritan Ylli i cili duke respektuar të gjitha pjesëmarrësit në takim është shprehur se ”rinia është pjesa më e rëndësishme e shoqërisë dhe gjithashtu pjesa me vitale e LSI-së. “Kjo rini dhe ky kontigjent i mbrekullueshëm të rinjsh është një pararoje e çdo aksioni dhe veprimi politik që LSI-ja do të marre gjatë përgatitjes së zgjedhjeve vendore” përfundoi Ylli.

0x323030362d30332d3136 AKTIVITETE 11:44)”