13 Feb LSI takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë në Berat. Kryetari Ilir Meta jep 40 tesera për anëtarë të rinj të LSI në Berat
” LSI takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë në Berat. Kryetari Ilir Meta jep 40 tesera për anëtarë të rinj të LSI në Berat Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi sot një takim me qindra anëtarë dhe simpatizantë të saj në rrethin e Beratit. Në takimin që u mbajt në Pallatin e Kulturës të qytetit merrte pjesë edhe Kryetari i LSI-së z.Ilir Meta Sekretari i Përgjithshëm i LSI z.Petrit Vasili si dhe ish-kandidatët e LSI në zgjedhjet e 3 Korrikut për Beratin e të tjerë drejtues të LSI. Gjatë këtij takimi Kryetari i LSI Meta shpërndau 40 tesera të LSI për anëtarë të rinj në degën e LSI në Berat.
Fjalën e hapjes së takimit e mbajti Kryetari i LSI-së në rrethin e Beratit kirurgu Eduard Bejko i cili faleminderoi për pjesmarrjen dhe mbështetjen të gjithë anëtarët dhe simpatizantët e Lëvizjes Socialiste për Integrim. Tashmë LSI është një force reale një forcë vendimtare për fatet e këtij vendi e cila do ta cojë patjetër Shqipërinë drejt shinave të integrimit në Bashkimin Evropian theksoi Bejko. Në botkuptimin e politikës shqiptare lipset një ndryshim dhe këtë ndryshim e demostron vetëm LSI. Shumë persona duke gjetur veten brenda këtyre strukturave organizative janë afruar dhe kanë punuar shumë për të ndryshuar LSI-në nga parti e dytë aktualisht ne Berat në një parti fituese në zgjedhjet e ardhshme tha në fjalën e tij Bejko.
Ndërsa Sekretari i Përgjithshëm i degës së LSI në Berat z. Lefter Maliqi u shpreh se LSI ndryshe nga partia mashtruese e uljes së taksave si edhe ajo e monopoleve dhe vjedhjeve do të punojë me përkushtim për të gjithë popullin në mënyrë të pandërprerë.
Duke marrë fjalën në këtë takim Kryetari i LSI-së z. Ilir Meta pasi falenderoi pjesëmarrësit dhe të gjithë anëtarët dhe mbështetësit e LSI në Berat theksoi se "ky takim po mbahet në një ambjet të zymtë pa drita për shkak të një realiteti të hidhur i cili tregon më së miri se çfarë doli nga zgjedhjet e dështuara të 3 Korrikut. Tashmë po tregohet qartë se me zgjedhje të pandershme nuk mund të ketë një qeverisje të ndershme dhe nuk mund të ketë një jetë më të mirë dhe më me shpresë për qytetarët e Shqipërisë. Ndaj dua të theksoj edhe njëherë tha Meta se në themel të krizës energjitike por edhe të gjithë krizave të tjera sociale dhe ekonomike që kalon çdo parashikim qëndron kriza e zgjedhjeve. Qëndron papërgjeshmëria e votave të vjedhura që luajnë me fatet e popullit dhe dëshirojnë të marrin me çdo kusht pushtetin. LSI e ka konfirmuar qartë pas 3 korikut dhe e konfirmon përsëri se forcat e vjetra politike nuk mund t'i sjellin asgjë të re dhe asnjë të ardhme më të mire për këtë vend. Sepse mungesa e vizionit dhe e përgjeshmërisë për fatet e vendit dhe mungesa e respektit për dinjitetin e këtij vendi nuk mund ti lejojë ata që të bëjnë diçka të mirë për shqiptarët. Duke vazhduar më tej Meta tha se "shikoni parlamentin e Megadushkut ku çështja më e rëndësishme në të është çështja e makinave. Në vend që të ishte parlamenti i integrimit është kthyer në parlamentin e makinave të cikërimave ashtu si ka qënë edhe në të kaluarën. Unë e di që shumë prej jush janë të zhgënjyer me zgjedhjet e 3 Korrikut sikurse ju janë të zhgënjyer shumica e shqiptarëve se zgjedhjet e 3 korrikut tjetërsuan vullnetin e përfaqësimit politik të shqiptarve. Këto zgjedhje përfaqësojnë korrupsionin më të madh dhe më të shëmtuar të zhvilluar ndonjëherë në vend në këto 15 vite.
Zgjedhjet e 3 korrikut dëmtuan në mënyrë më të paregullt dhe më të turpshme shpresën e vetme që ishte në 3 korrik për ta mbajtur vendin në rugën e integrimit dhe të reformave Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kjo u bë me qëllim dhe vetëdije të plotë nga dy forcat e vjetra të cilat shkatëruan rregullat e lojës demokratike.
Ndërkaq në fjalën e tij Sekretari i Përgjithshëm i LSI z.Petrit Vasili theksoi se në këtë sallë ndodhen të gjithë brezat dhe grupmoshat. Kjo tregon se LSI iu përket të gjitha shtresave që ndërtuan Shqipërinë.
0x323030352d31312d3139 AKTIVITETE 21:16)”