14 Feb LSI takim me përfaqësues të moshës së tretë. Konsultohet pr/ligji i paraqitur nga LSI për moshën e tretë
” LSI takim me përfaqësues të moshës së tretë. Konsultohet pr/ligji i paraqitur nga LSI për moshën e tretë Grupi parlamentar LSI-PDS do të paraqesë shumë shpejt në Kuvend pr/ligjin mjaft ambicioz dhe jetik për moshën e tretë
Projektligji parashikon përjashtimin nga taksat të familjeve që nuk kanë të ardhura të tjera vec pensionit transport urban falas dhënien e një shpërblimi për muajin e 13 të pensionistëve trajtimin në shërbimin shëndetësor parësor me kuota të kufizuara dhe me disa raste falas rimbursimin e një pjese të konsiderueshme të barnave që marrin pensionistët etj
Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi sot një takim me përfaqësues të moshës së tretë për të diskutuar dhe konsultuar projekt/ligjin e hartuar nga LSI për përkrahjen e individëve të moshës së tretë.
Në takimin që drejtohej nga drejtuesit e lartë të LSI Nënkryetarja e LSI-së Filloreta Kodra dhe deputeti Ndre Legisi merrnin pjesë përfaqësues të shoqatës së pensionistëve si dhe të tjerë përfaqësues të organizmave që interesohen për kushtet e jetesës së moshës së tretë. Projektligji që ka përgatitur LSI paraqet shqetësimin e vazhdueshëm të kësaj force politike për kushtet e vështira në të cilën ndodhen pensionistët shqiptarë si dhe angazhimin e LSI për përmirësimin në vazhdimësi të jetës së këtij grupi shoqëror.
Gjatë fjalës së saj Nënkryetarja e LSI Filloreta Kodra tha se ky projektligj i cili nëpërmjet grupit parlamentar LSI-PDS do të dërgohet së shpejti në Kuvend është rezultati i një pune njëveçare të ekspertëve të LSI-së në bashkëpunim me grupet e interesit i cili është përshtatur edhe me legjislacionin e Konventave Ndërkombëtare. Ndër të tjera ajo theksoi se LSI gjykon se ky problem duhet të fillojë të trajtohet nga të gjitha institucionet shqiptare si një problem në përshkallëzim që për pak vite mund të kthehet në një problem të rëndë social për të gjithë vendin. Aktualisht mosha e tretë në Shqipëqri theksoi Kodra përbën 6.2% të popullsisë dhe parashikohet që me rritjen e vazhdueshme të kësaj moshe në vitin 2025 ky numër do të dyfishohet. Pra nëse shoqëria shqiptare nuk ndërgjegjësohet që sot për këtë moshë pas disa vitesh do të jetë vonë dhe me një kosto shumë herë më të madhe për shoqërinë shqiptare. Duke sqaruar këtë projektligj nënkryetarja e LSI u shpreh se- projektligji trajton përkrahjen e moshës së tretë jo vetëm të pensionistëve por të gjithë atyre personave që sipas konventave ndërkombëtare bëjnë pjesë në këtë grup-moshë.
Sipas Nënkryetares së LSI ky projektligj përfshin trajtimin e tyre material që duke pasur parasysh nivelin shumë të ulët të pensioneve kjo moshë jeton nën nivelin e varfërisë parashikon përjashtimin nga taksat e pensionistëve të vetmuar dhe uljen e atyre që jetojnë në familje transport falas dhënien e një shpërblimi mujor të pensionistëve trajtimin në shërbimin shëndetësor parësor me kuota të kufizuara dhe me disa raste falas rimbursimin e një pjese të konsiderueshme të barnave që marrin pensionistët etj. “Ky projekt/ligj është një projekt/ligj kuadër i cili e trajton këtë problem në gjithë gjerësinë e vet duke marrë në konsideratë edhe krijimin në universitet të një degë të veçantë për moshën e tretë që quhet geriantri-geriantrologji. Pra të fillojnë të përgatiten mjekë të specializuar në këtë fushë sepse deri më sot nuk ka ekzistuar një shërbim i tillë” u shpreh Kodra.
Ndërsa deputeti i LSI Ndre Legisi shprehu mbështetjen e LSI dhe gjithë grupit parlamentar të saj për miratimin e këtij projektligji. “Do jemi plotësisht të angazhuar që ky p/ligj të miratohet në Kuvend sepse ne jemi përpjekur që me ekspertët tanë të jemi sa më pranë jush. Ju nuk mund të penalizoheni për shkak se keni lindur para nesh dhe këtë duhet ta kuptojë i gjithë brezi jonë pasi ju keni qenë të privuar nga të drejtat për t’u marrë me biznes pra keni punuar dhe nuk keni përfituar” tha Legisi. Ndërsa vetë përfaqësuesit e moshës së tretë pasi falënderuan përfaqësuesit e LSI-së për angazhimin e marrë ata theksuan se është hera e parë që bëhet një propozim i tillë nga një forcë politike dhe njëkohësisht shprehën mbështetjen e tyre për miratimin e këtij projektligji.
0x323030362d31312d3038 14:18)”