LSI takim me Komitetin Drejtues të Njësisë nr.7 në Tiranë. Merr pjesë zv.Kryetari i LSI

LSI takim me Komitetin Drejtues të Njësisë nr.7 në Tiranë. Merr pjesë zv.Kryetari i LSI

LSI takim me Komitetin Drejtues të Njësisë nr.7 në Tiranë. Merr pjesë zv.Kryetari i LSI prof.Pëllumb Xhufi Xhufi: Ka një mungesë vullneti nga ana e Kryeministrit dhe e mazhorancës për bërjen e reformës zgjedhore pavarësisht premtimeve dhe demagogjisë së Berishës dhe ka tendencë të hapur për manipulimin e këtij procesi zgjedhor gjë që vë sërish në diskutim vullnetin për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme

 

Zhvillohet takimi i Komitetit Drejtues të njësisë nr.7 në Tiranë pas riorganizimit të kësaj njësie dhe zgjedhjes së Kryetarit të ri të saj sipas parimit një anëtar-një votë. Në këtë takim merrte pjesë edhe Zv.Kryetari i LSI Prof. Pëllumb Xhufi si dhe Kryetari i LSI për Tiranën Ilir Dashi.

Duke vlerësuar punën e kësaj njësie si edhe zgjedhjen sipas parimit “një anëtar një votë” të kryetarit Astrit Kolli zv.Kryetari Xhufi theksoi se ”LSI-ja nuk tërhiqet nga lufta e saj parimore për të mbrojtur votën e lirë dhe të ndershme të elektoratit të majtë dhe në veçanti të LSI-së”. Gjatë këtij takimi ku morën pjesë edhe anëtarë të LSI të kësaj zone Zv/Kryetari i LSI-së Xhufi u shpreh se ”po përvijohet një krizë e re parlamentare sepse qeveria e Kryeministrit Berisha në kundërshtim me rekomandimet dhe udhëzimet që janë dhënë  për realizimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe në kundërshtim me premtimet që ka dhënë nuk ka vullnetin për të bërë një ligj të ri elektoral për të pasur zgjedhjet e lira dhe të ndershme.  Në këtë kuadër ai shtoi se“ Ka një mungesë vullneti nga ana e Kryeministrit dhe e mazhorancës për bërjen e reformës zgjedhore pavarësisht premtimeve dhe demagogjisë së Berishës dhe ka tendencë të hapur për manipulimin e këtij procesi zgjedhor gjë që vë sërish në diskutim vullnetin për të realizuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”. Sipas tij LSI-ja ështyë e vetmja forcë politike e cila ka të drejtën morale dhe politike për të kundërshtuar këtë lojë të re që po bëhet dhe për të luftuar deri në fund që zgjedhjet e reja të bëhen me një kod të ri zgjedhor.
  0x323030362d30372d3031 AKTIVITETE 12:37)