LSI takim madhështor në Patos. Merr pjesë Kryetari i LSI

LSI takim madhështor në Patos. Merr pjesë Kryetari i LSI

” LSI takim madhështor në Patos. Merr pjesë Kryetari i LSI z.Ilir Meta Meta: Sali Berisha duhet të kuptojë se nuk mund të luajë më me votën e shqiptarëve dhe në rast se do të marrë guximin për një gjë të tillë ai do të marrë mbi vete të gjitha pasojat sepse Patosi dhe e gjithë Shqipëria i del zot votës së vet

Meta: LSI është një forcë e re është një forcë pa paragjykime është një forcë e cila kërkon të realizojë një ritëm të lartë reformash jo vetëm në qeverisjen kombëtare por edhe në qeverisjen vendore. Ja ku e kemi një mundësi të shkëlqyer në zgjedhjet e ardhshme vendore për të treguar një model të ri të hapur transparent dhe efikas në shërbim të komunitetit

———————————-

Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta i shoqëruar nga Nenkryetari i LSI deputeti Dritan Prifti dhe anetari i Kryesisë së LSI z.Spartak Braho zhvilluan sot paradite një takim madhështor me qindra pjesemarres në qytetin e Patosit. Gjatë këtij takimi mjaft entuziast Meta prezantoi kandidatët e LSI për Bashkinë e Patosit. Si kandidati i LSI për Bashkinë e Patosit inxhinieri dhe kryetari i LSI së Patosit Bardhi Meli por edhe kandidatët e LSI për këshillin bashkiak janë qytetarë me integritet moral dhe me reputacion në qytet. Në këtë listë kishte përfaqësim të fushave dhe profesioneve të ndryshme si dhe një larmi në grupmosha. Ndërkohë një përfaqësim dinjitoz ishte edhe për gratë pasi LSI si një forcë e re politike tashmë e ka shpallur prioritet barazinë gjinore.

Në fjalën e tij kryetari i LSI-së për Patosin Bardhi Meli u shpreh se “Te gjithe ne se bashku kemi punuar e hartuar ne menyre transparente me komunitetin dhe me pjesemarrjen aktive te tyre projekte per zhvillimin e arsimit kultures artit sportit urbanistikes agrokultures mjedisit shendetesise etj. te cilat tashme presin te shkojne ne dobi te qytetareve. Ne nuk duhet vetem te nxitojme per realizimin e tyre por une do te thosha se  ne duhet te vrapojme te gjithe se bashku. Ne kete veshtrim ne kerkojme te sjellim nje mentalitet dhe praktike te re ne angazhimet politike te perfaqesuesve te zgjedhur te popullit duke sjelle per here te pare ne politiken shqiptare praktiken e perballjes nje per nje  te Kandidateve per Keshilltare me Komunitetin” përfundoi Bardhi Meli.
Pas përshëndetjes së të gjithë pjesëmarrësve në takim Kryetari I LSI-se z.Ilir Meta vlerësoi kandidatët e LSI për anëtarë të Këshillit të Bashkisë së Patosit si dhe falënderoi degën e LSI në Patos për punën e mirë të bërë në përzgjedhjen e njerëzve me vlera dhe me integritet si dhe njerëz të shquar në profesionet e tyre.

Duke theksuar modelin që do të ofrojë LSI në qeverisjen vendore Meta u shpreh “se LSI është një forcë e re është një forcë pa paragjykime është një forcë e cila kërkon të realizojë një ritëm të lartë reformash jo vetëm në qeverisjen kombëtare por edhe në qeverisjen vendore. Ja ku e kemi një mundësi të shkëlqyer në zgjedhjet e ardhshme vendore për të treguar një model të ri të hapur transparent dhe efikas në shërbim të komunitetit.
Ndërkaq duke folur për zgjedhjet vendore Kreu i LSI theksoi se “sot jemi në Patos për ti kërkuar Sali Berishës që të reflektojë sa nuk është vonë që të mos guxojë të prekë standartet e zgjedhjeve por të plotësojë menjëherë detyrimet që i takojnë si Kryeministër dhe drejtues i mazhorancës aktuale. Sali Berisha duhet të kuptojë se nuk mund të luajë më me votën e shqiptarëve dhe në rast se do të marrë guximin për një gjë të tillë ai do të marrë mbi vete të gjitha pasojat sepse Patosi dhe e gjithë Shqipëria i del zot votës së vet.
Duke iu drejtuar popullit të Patosit që të votojnë kandidatët e LSI-së Meta u shpreh se: ka ardhur koha që fatet tuaja t’i marin në dorë njerëz me integritet që ju i doni që ju i njihni dhe që ju i besoni. Këta njerëz nuk mendojnë vetëm për veten e tyre dhe për familjet e tyre por jam i bindur se këta njërëz nuk i zë gjumi dhe nuk do t’i zërë akoma më tepër pasi ju t’i votoni për të zgjidhur hallet dhe problemet e këtij komuniteti shumë punëtorë dhe të ndershëm.
Meta u shpreh i bindur se “këto vajza dhe këto gra këta zotërinj që janë sot këtu përpara jush të cilët dalin përpara këtij komuniteti me kokën lart sepse janë nga figurat më me integritet dhe nga më të aftët që duan të marrin përsipër fatet tuaja dhe të gjithë këtij qyteti. Ndaj edhe njëherë tjetër unë sot këtu në Patos shpreh bindjen time se kandidati i LSI për bashkinë e Patosit Bardhi Meli nuk i duhet vetëm LSI-së së Patosit por në radhë të parë i duhet popullit dhe gjithë komunitetit të Patosit. Sepse ai nuk i takon atyre njerëzëve të cilët mendojnë vetëm për xhepat dhe interesat e tyre por përkundrazi ai është një intelektual është njeri i sakrificës është njeri i lidhur në mënyrë të ngushtë dhe njerëzore me gjithë komunitetin me të rinjtë dhe të rejat dhe deri tek veteranët dhe pensionistët e nderuar.  0x323030362d31322d3130 AKTIVITETE 15:29)”