14 Feb LSI takim madhështor në Lushnjë. Merr pjesë Kryetari i LSI
” LSI takim madhështor në Lushnjë. Merr pjesë Kryetari i LSI z.Ilir Meta Meta: Lushnja do ndahet me keqqeverisjen vendore të Berishës
Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim z.Ilir Meta i shoqëruar nga anëtarët e kryesisë Spartak Braho dhe Sokol Nako zhvilluan sot një takim madhështor me qindra pjesemarres në qytetin e Lushnjes. Gjatë këtij takimi mjaft entuziast Meta prezantoi kandidatët e LSI për anëtarë të Këshillit të Bashkisë së Lushnjës. Lista e kandidatëve të LSI për këshilltarë të Bashkisë së Lushnjës përbëhej nga qytetarë me integritet moral dhe me reputacion në qytet. Në këtë listë kishte përfaqësim të fushave dhe profesioneve të ndryshme si dhe një larmi në grupmosha. Ndërkohë një përfaqësim dinjitoz ishte edhe për gratë pasi LSI si një forcë e re politike tashmë e ka shpallur prioritet barazinë gjinore.
Pas përshëndetjes së të gjithë pjesëmarrësve në takim Meta vlerësoi kandidatët e LSI për anëtarë të Këshillit të Bashkisë së Lushnjës dhe kërkoi nga ata që të krijonin bindjen e sigurtë tek njerëzit për kredon e LSI-së kthimin e këshillave bashkiakë nga këshilla "bunker" në parlamente vendore ku do të diskutohet dhe të debatohet për të gjithë hallet dhe shqetësimet e qytetarëve për të gjendur rrugët dhe alternativat e zgjidhjes.
Duke shprehur keqardhjen për mënyrën e qeverisjes demagoge dhe të papërgjegjshme të Partisë Demokratike qoftë në nivel qendror por edhe në atë lokal Kryetari i LSI Meta tha se "Tashmë Lushnja do ndahet me keqqeverisjen vendore të Berishës".
Më pas duke vënë theksin në rëndësinë e zgjedhjeve vendore Meta u shpreh se " në pushtetin vendor politika prek direkt qytetarin dhe ne jemi të bindur që qytetari do të bëhet pjesë e vendim-marrjes". Më pas Kreu i LSI garantoi se "me veprim politik të perbashket te opozites ne do t'i ofrojmë komunitetit një qeverisje më te mire më humane dhe sigurisht më profesioniste".
Opozita e bashkuar mund te ofroje ekipe qeverisese te zgjedhura me transparence dhe realizem. Kandidatet tane do te zgjidhen ne baze te vlerave me te spikatura qe karakterizojne te majten solidariteti e perkushtimi ndaj komunitetit.
Meta theksoi gjithashtu se "LSI si pjesë e opozitës do të konsolidohet ne strukturat e pushtetit vendor. LSI do të sjellë në të vlerat më të mira ne mirëqeverisje. Do te kontribojme per ngritjen ne sistem te drejtesise sociale. Solidariteti dhe iniciativa e lire jane ato dy vlera te harmonizuara qe qendrojne ne themel te filozofise sone politike per te cilat nuk do te bejme asnje here lëshim.
Në fund Meta u shpreh i bindur se pas këtij prezantimi që ne i bëjmë sot kandidatëve tanë për qytetin e Lushnjes do të ketë më shumë shpresë më shumë entuziazëm për një ndryshim i cili do të nisë me zgjedhjet vendore dhe padyshim do të hedhë hapin e rëndësishëm për zgjedhjet parlamentare për t'u ndarë njëherë e mirë me këtë pseudomazhorancë me këtë mazhorancë të Dushkut.
Ndërsa në fjalën e tij anëtari i kryesisë Sokol Nako duke evidentuar forcën në rritje dhe konsolidimin e LSI-së pas zgjedhjeve të 3 Korrikut theksoi se "gjatë kësaj kohe LSI është rritur dhe konsoliduar gjerësisht duke qenë edhe në krye të gjithë ndryshimeve politike në Shqipëri për të sjellë një moral të ri në politikbërje.
0x323030362d31322d3035 AKTIVITETE 15:25)”