LSI takim madhështor me mijëra përkrahës në Pallatin e Sportit në Pogradec

LSI takim madhështor me mijëra përkrahës në Pallatin e Sportit në Pogradec

LSI takim madhështor me mijëra përkrahës në Pallatin e Sportit në Pogradec

Meta garanton se qeverisja që do të vijë pas 28 Qershorit do të nxjerrë shqiptarët nga varfëria
Meta: Ne kemi të qartë programin tonë për hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune për shqiptarët në katër vitet e ardhshme

Lëvizja Socialiste për Integrim zhvilloi dje një miting madhështor në Pallatin e Sportit të qytetit të Pogradecit. Në këtë takim merrte pjesë edhe lideri i LSI z.Ilir Meta i shoqëruar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI Petrit Vasili dhe drejtuesit lokalë të kësaj force politike. Mijëra të rinj dhe të reja përfaqësues të gjeneratave të ndryshme që kishin mbushur plot Pallatin e Sportit shprehën besimin në fitoren e LSI-së jo vetëm në Pogradec por në të gjithë qarkun e Korçës.
Kreu i LSI Meta shprehu kënaqësinë e madhe shqiptarët në Pogradec në Korçë dhe në të gjithë Shqipërinë po bashkohen çdo ditë dhe më shumë me alternativën e LSI që është së pari alternativa e së vërtetës së dyti e shqiptarizmit dhe së treti e realizimit të Shqipërisë Europiane jo me fjalë por me vepra.
Meta theksoi se LSI hyn në këto zgjedhje me programin më të qartë më realist më konkret i cili nga fillimi dhe deri në fund ka si kryeprioritet punësimin e shqiptarëve. Ne besojmë u shpreh kreu i LSI dhe për këtë jemi të bindur se i kemi të gjitha mundësitë të gjitha resurset që të gjithë shqiptarët të mos jenë më të varfër. I kemi të gjitha mundësitë që të gjithë shqiptarët të jetojnë me dinjitet duke filluar që nga mosha e tretë që është më e braktisura dhe për të cilët LSI-ja ka bërë një p/ligj të standardeve europiane të cilin e rrëzoi parlamenti në ikje. Por ne jemi të bindur se këtë p/ligj që ka bërë LSI-ja do ta votojë parlamenti juaj parlamenti i 28 Qershorit sepse në themel të Shqipërisë europiane që ne kërkojmë sot qëndrojnë sakrificat e veteranëve e prindërve e gjyshërve tanë. Ashtu sikurse qëndrojnë fort aspiratat ëndrrat dhe energjitë e pazëvendësueshme të rinisë së Pogradecit të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë.
Më tej Meta u shpreh se papunësia është problemi më i madh dhe ne kemi një Qeveri të papërgjegjshme të cilës prej më shumë se tre muaj ne i kemi kërkuar në Parlament të sjellë një plan antikrizë që shqiptarët të mos mbyten më tej në krizë por përkundrazi Qeveria është krejtësisht e shurdhët dhe tejet e lumtur në statistikat e saj të manipuluara dhe të turpshme. Xhepat e shqiptarëve zbrazen çdo ditë sepse shqiptarët përballen sot me një rritje të madhe të çmimeve sepse korrupsioni i kësaj Qeverie nuk ka të sosur. Si mund të themi ne që kemi një Qeveri që interesohet për shqiptarët kur ne kemi 5 muaj që i bëjmë thirrje Qeverisë të miratojë politikat lehtësuese për biznesin e fasonëve që funksionon sot në Shqipëri ku në këto ndërmarrje janë të punësuara kryesisht shumica e grave dhe vajzave shqiptare. Ky biznes ka numrin më të madh të punësuarve sot në vend i cili përfaqëson dhe eksportin më të madh të produkteve që ne shesim jashtë dhe vetëm pak ditë më parë u dha një lajm i hidhur për të gjithë ne një lajm shumë më i hidhur për njerëzit e punësuar aty ku rreth 50 biznese të tilla falimentuan vetëm se Qeveria e Sali Berishës nuk do t’ia dijë fare për këtë krizë ekonomike dhe për këto probleme që përballen sot këto kompani. Si rrjedhojë dolën të papunë 11 mijë punonjës. Si mundet të premtojë 300 mijë vende pune një Kryeministër i cili vetëm para një jave ka shkurtuar 11 mijë vende pune? Me këtë papërgjegjshmëri të jeni të sigurt që deri më 28 Qershor do të mbyllë dhe do të falimentojë dhe shumë biznese të tjera dhe do të hedhë në rrugë shumë e shumë shqiptare dhe shqiptarë që punojnë në këto biznese që jo vetëm që nuk ndiejnë vëmendjen kujdesin dhe dorën e shtetit por përkundrazi ndiejnë represionin e kësaj Qeverie u shpreh Meta.
Ndaj ne kemi të qartë në programin tonë hapjen e 100 mijë vendeve të reja pune për shqiptarët në katër vitet e ardhshme përmes programeve tona ekonomike fiskale arsimore përmes një programi shumë të qartë dhe mirëstudiuar për të nxjerrë bujqësinë nga kriza e cila sot është në një kolaps të plotë. Nëpërmjet këtij programi sqaroi Kreu i LSI ne do të shpëtojmë prodhimet e fermerëve shqiptarë që sot si pasojë e tregut po kalben. Ky program do të krijojë lehtësira për fermerin për të gjitha inputet duke subvencionuar 25 deri në 50 për qind të çmimeve të farërave të plehrave kimike dhe të pesticideve. Si pasojë e politikës që ne do të ndjekim do të mbështesim një kosto më të mirë të punimit të tokës por njëkohësisht që do të mbështesim dhe subvencionojmë në raport me prodhimin që realizohet nga çdo fermer deri në 50 për qind.
Më pas Meta garantoi se në programin e LSI është parashikuar që për çdo vend të ri pune që do të krijohet në bizneset ekzistuese  do të bëjmë zbritjen konkrete nga tatimet që paguan çdo biznes dhe çdo punëdhënës. Për çdo biznes të ri që krijohet dhe që hap të paktën 5 vende të reja pune ne do të bëjmë përjashtimin e tyre nga tatim fitimi për tre vitet e para.
Meta tha se ne jemi të qartë sesi do të krijojmë mundësi të rinjve dhe të rejave të Pogradecit dhe të gjithë Shqipërisë sepse ne jemi një forcë politike që i krijon mundësi të rinjve dhe të rejave. Unë sot jam mëse i bindur për suksesin që do të ketë LSI-ja në këto zgjedhje jo vetëm në Pogradec ku tashmë janë të bindur për forcën e saj jo vetëm në Korçë që shumë shpejt ne do të zhvillojmë dhe atje një takim madhështor por në të gjithë Shqipërinë.
 

 
 

0x323030392d30352d3038 Meta ne takimin ne pallatin e sportit ne Pogradec.JPG