14 Feb LSI takim festiv në Berat për 7 marsin
” LSI takim festiv në Berat për 7 marsin Lëvizja Socialiste për Integrim organizoi një takim festiv me rastin e 7 Marsit në Lapardha të Beratit me qindra mësues dhe nxënës të kësaj zone. Në këtë takim morrën pjesë n/kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim Prof. Sokol Axhemi anëtari i kryesisë së LSI Dritan Ylli si dhe drejtues të partisë në këtë Qark. Takimi festiv ku merrnin pjesë qindra nxënës dhe mësues u hap nga ish-kandidati për deputet i LSI-së për këtë zonë z. Lefter Maliqi. Në fjalën përshëndetëse Maliqi u shpreh se 7 Marsi është një nga festat më të rëndësishme ndaj edhe kërkon vëmendjen e të gjithëve. Të nderosh atë që të mësoi të shkruash dhe lexosh është vetëm detyrim dhe mirënjohje. Ndërsa nënkryetari Axhemi në fjalën drejtuar mësuesve dhe nxënësve gëzuar festën e 7 Marsit vuri theksin në problemet aktuale që ka sistemi arsimor dhe mosmbajtjen e premtimeve nga Berisha për liberalizimin e sistemit arsimor. Axhemi theksoi gjithashtu se arsimi është një ndër prioritetet e programit të LSI-së.
Nxënësit dhe mësuesit e zonës së Lapardhasë janë përshëndetur edhe nga anëtari i kryesisë Dritan Ylli. Më vjen mirë që ju e respektoni këtë ditë të rëndësishme ju drejtua nxënësve Ylli ndërsa falenderoi mësuesit për devotshmërinë dhe përkushtimin e tyre për edukimin e brezave.
0x323030362d30332d3036 AKTIVITETE 11:43)”