LSI takim entuziast me qindra qytetarë në njësinë nr.2 në Tiranë. Xhufi deklaron se programi i LSI është programi më i mirë për qytetarët

LSI takim entuziast me qindra qytetarë në njësinë nr.2 në Tiranë. Xhufi deklaron se programi i LSI është programi më i mirë për qytetarët

” LSI takim entuziast me qindra qytetarë në njësinë nr.2 në Tiranë. Xhufi deklaron se programi i LSI është programi më i mirë për qytetarët Qindra qytetarë të minibashkisë nr.2 në Tiranë kanë pritur me entuziazëm zv.kryetarin e LSI dhe kandidatin për deputet z.Pëllumb Xhufi kandidatin tjetër për deputet z.Shezai Rrokaj dhe drejtues të tjerë të LSI si Kryetarin e KDK Edmond Haxhinasto Nënkryetaren Filloreta Kodra dhe Sekretarin Organizativ për Tiranën Elez Gjoza.
Gjatë fjalës së tij z.Xhufi u shpreh se në këto pak ditë që na ndajnë nga zgjedhjet kryetarë të partive të ndryshme po mundohen të blejnë elektoratin shqiptar dhe në emisionet televizive duke premtuar të njëjtat gjëra që kanë premtuar edhe në të shkuarën. Ndërsa LSI është një parti e pak fjalëve dhe e shumë veprave të cilat mishërohen në programin e saj shumë të realizueshëm.
“Programi i LSI ka kapur pikat nevralgjike ka kapur punësimin riaktivizimin e sektorëve vitalë si bujqësia industria e përpunimit të lëndëve bujqësorë është vetë arsimin angazhimi ynë për të futur shkencën në shkollë. LSI është partia juaja e dëshirave tuaja e ëndrrave tuaja dhe realizimit të tyre. Ne do të realizojmë ato që premtojmë nuk shpërdorojmë kurrë votat e shqiptarëve.”-u shpreh z. Xhufi
0x323030392d30362d3138 AKTIVITETE 9:22)”