15 Feb LSI:Strategji per mbrojtjen dhe zhvillimin e turizmit kulturor ne Gjirokaster
LSI:Strategji per mbrojtjen dhe zhvillimin e turizmit kulturor ne Gjirokaster
Besjan Pesha Zv. Sekretar I Përgjithshëm I LSI
Duke marr shkas sot në ditën e parë të fillimit të punimeve për rikonstruksionin e skenës së Festivalit Folklorik Kombëtargjej rastin të shpreh mbështetjen e LSI për mbrojtjen dhe zhvillimin e vlerave muzeale të qytetit të Gjirokastrës.
LSI është e bindur se rritja e investimeve në Gjirokastër do të sjell në mënyrë të pa diskutueshme zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm dhe harmonik duke ruajtur dhe zhvilluar trashëgiminë kulturore dhe natyroregjë e cila do të jetë objektivi parësor i bashkëqeverisjes sonë.
Qe ne vitin e parë të qeverisjes do të merren masa të forta ligjore për të bllokuar çdo tentativë për zhvillime kaotike e kërcënuese për zhvillimin e turizmit.
Në këtë funksion me prioritet do të konsiderohen; përfundimi i plotë rikonstruksionit të banesave të nisura çelja e fondeve të reja për restaurimin e veprave të tjera muzeale dhe kulturore dhe përveçse investimeve në terma financiare LSI e ve theksin edhe tek investimi në burimet njerëzore sidomos në krijimin e një brezi të ri restauruesish që do të restaurojnë dhe konservojnë këto monumente.
LSI vlerëson senatyra ekologjia dhe traditat e vendit kultura folklori pasuritë e shumta arkeologjike të të gjithë periudhave dhe monumentet historike ofrojnë mundësitë zhvillimin e turizmit kulturor në Gjirokastër.
Në përfundim dëshirojë të bëjë publike që në strategjinë e zhvillimit të turizmit kulturorë për Gjirokastrën LSI-ja ka parashikuar forcimin dhe bashkëpunimin e biznesit vendas me pushtetin lokal. Sepse jemi të bindur senjë sektor i suksesshëm turizmi kërkon një klimë biznesi të qëndrueshme dhe mjaft të sofistikuar. Sektorët e biznesit rriten në mënyrë më të suksesshme me një kuadër rregullator që është i qartë dhe siguron që të gjithë aktorët luajnë me të njëjtat “rregulla loje”.
0x323030392d30382d3130 17:58)