LSI: Shprehim vleresimin per mbarevajtjen e procesit te votimit

LSI: Shprehim vleresimin per mbarevajtjen e procesit te votimit

LSI: Shprehim vleresimin per mbarevajtjen e procesit te votimit Erisa Xhixho – Nenkryetare e LSI Kandidate per Deputete ne qarkun e Tiranes
Levizja Socialiste per Integrim deshiron te perserise vleresimin e saj per mbarevajtjen e procesit te votimit dhe per qytetarine qe zgjedhesit shqiptare kane treguar ne te gjithe vendin. Falenderojme te gjithe ata qytetare qe sot kane vajtur ne qendrat e votimit dhe kane ushtruar te drejten e tyre te votes me pergjegjesine me te madhe. 
Pavaresisht disa incidenteve te mengjesit te sotem konstatojme se ne pergjithesi procesi I zgjedhjeve po zhvillohet brenda nje klime pozitive dhe te qete. E vleresojme kete si nje tregues te qarte te pjekurise dhe qytetarise se shqiptareve dhe e konsiderojme si nje hap perpara per Shqiperine.
Dua te shpreh falenderimet e mia me te sinqerta ne vecanti per te rinjte shqiptare qe sot kane votuar per here te pare duke thene fjalen e tyre per te ardhmen tone te perbashket per te ardhmen e Shqiperise.
Dua te perfitoj nga rasti nje ore para mbylljes se procesit te votimit qe t’u bej nje thirrje edhe atyre te rinjve qe ende nuk kane votuar te shkojne e te hedhin voten e tyre ne menyre te lire e te ndergjegjshme.
Eshte shume e rendesishme qe ndersa po I afrohemi perfundimit te procesit te votimit kerkojme qe te ruhet e njejta klime pozitive te shmanget cdo lloj incidenti apo parregullsie ne menyre qe Shqiperia te tregoje per here te pare se eshte ne gjendje te realizoje zgjedhje brenda standarteve bashkekohore europiane.
Falenderojme edhe nje here te gjithe rrjetin tone te monitorimit ne te gjitha qendrat e votimit si dhe te gjithe vezhguesit vendas e nderkombetare per kontributin e tyre gjate procesit te votimit.
Shpresojme dhe shprehim angazhimin tone per ruajtjen e te njejtes fryme qetesie edhe gjate procesit te numerimit.
Jemi te sigurt dhe besojme fort tek fitorja e te majtes progresiste e cila do garantoje pershpejtimin e integrimit europian te shqiperise. 0x323030392d30362d3238 FUSHATA 20:18)