LSI shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e Kapiten Feti Voglit dhe dënon aktin terrorist në Afganistan

LSI shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e Kapiten Feti Voglit dhe dënon aktin terrorist në Afganistan

” LSI shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e Kapiten Feti Voglit dhe dënon aktin terrorist në Afganistan

LSI shpreh ngushëllimet e thella për humbjen e Kapiten Feti Voglit dhe dënon aktin terrorist në Afganistan
 Z. Ilir Meta në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim shpreh ngushëllimet e sinqerta dhe të thella për familjen dhe të afërmit e Kapiten Feti VOGLI i cili është ndarë në mënyrë tragjike nga jeta në krye të detyrës duke shërbyer përkrah forcave ndërkombëtare paqeruajtëse në Afganistan.
Njëkohësisht i bashkohemi lutjeve të familjes së Nëntetar Aleksandër PEÇI i cili ndodhet në gjendje kritike duke shpresuar për një shërimin të plotë e të shpejtë të tij.
Në këtë moment të rëndë shprehim dhe ndajmë dhimbjen e thellë me familjarët për humbjen e birit të tyre i cili me vetëmohim të jashtëzakonshëm dha jetën e tij në mbrojtje të vlerave të paqes lirisë dhe demokracisë.
Sot të gjithë shqiptarët përulen me nderim të thellë para heronjve tanë sakrifica e të cilëve na shërben të gjithëve si kujtesë e dhimbshme për kontributin e madh që Shqipëria jep dhe do vazhdojë të japë përkrah aleatëve tanë ndërkombëtarë në luftën e përbashkët kundër terrorizmit.
Sot e gjithë Shqipëria vajton dëshmorin e saj!  Sot të gjithë shqiptarët vlerësojnë me mirënjohje  e përulësi kontributin e pazëvendësueshëm dhe shpirtin e sakrificës të të gjithë paqeruajtësve tanë të angazhuar në Afganistan e në vende të tjera për një botë më të sigurt e për ruajtjen e vlerave të përbashkëta njerëzore.

0x323031322d30322d3230 22:1)”