15 Feb LSI shpall Koalicionin e zgjedhjeve të 28 Qershorit
LSI shpall Koalicionin e zgjedhjeve të 28 Qershorit “Aleanca Socialiste për Integrim” të përbërë nga gjashtë parti Meta: Ne do të nënshkruajmë anëtarësimin e Shqipërisë në BE
—
LSI shpalli sot zyrtarisht Koalicionin “Aleanca Socialiste për Integrim”. Në koalicionin që drejtohet nga LSI bëjnë pjesë edhe pesë parti të tjera që janë PSV’91 Partia e Gjelbër e Shqipëisë Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve dhe Partia Toleranca e Re që mbron të drejtat e komunitetit rom dhe atij egjiptian. Ky koalicion shumë shpejt do të regjistrohet pranë KQZ sipas procedurave ligjore.
Deklaratat e krerëve të partive të Koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim”
Ilir Meta Kryetar i LSI
Ishte një kënaqësi e veçantë për mua si Kryetar i Lëvizjes Socialiste për Integrim që të nënshkruaj në emër të kësaj force politike pikërisht për formalizimin e Koalicionit më të ri por do të thosha dhe me shumë vlera të reja që sjell në politikën shqiptare vlera që do të konkurojnë me besim dhe dinjitet në zgjedhjet e 28 Qershorit pra Koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim”. Eshtë një Koalicion që përbëhet kryesisht nga forca politike të reja të krijuara në Shqipëri gjatë katër viteve të fundit si një reagim jo vetëm kundërshtues ndaj politikës së vjetër por njëkohësisht si një propozim si një zgjidhje por edhe si një zgjedhje e re për shqiptarët pasi është një koalicion që bazohet mbi vlera shumë të rëndësishme mbi vlerat e ruajtjes mbrojtjes forcimit dhe pavarësisë së institucioneve në këtë vend dhe është një koalicion që bazohet fort mbi vlerat dhe të drejtat e njeriut që deri tani janë respektuar për fat të keq vetëm në letër në këtë vend. Gjithashtu ky Koalicion bazohet mbi vlerat e integrimit real të emigrantëve shqiptarë dhe për këtë ne kemi kënaqësinë që kemi në këtë aleancë edhe partinë e emigrantëve pasi ata mbajnë peshë të jashtzakonshme për të gjithë ecurinë e deritanishme të ekonomisë së vendit. Eshtë një koalicion që bazohet mbi vlerat e mbrojtjes dhe jo të shkatërrimit të mjedisit një gjë shumë e rëndësishme për Shqipërinë evropiane që duam te realizojmë dhe njëkohësisht të mbrojtjes së të drejtave të pakicave në këtë vend sepse një shoqëri demokratike në radhë të parë kujdeset për të drejtat e pakicave. Është një Koalicion i cili beson se vetëm në këtë mënyrë duke qëndruar fort mbi këto vlera do të mund të realizohet anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Në fund të fundit nuk ka asgjë të keqe Berisha nisi aplikimin për qëllime elektorale por ne do të nënshkruajmë edhe anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian sepse pa këto vlera që ne mbrojmë nuk mund të bëhet konkrete e prekshme dhe afër Shqipëria si anëtare e Bashkimit Europian që do të bëhet.
Petro Koçi Kryetar i PSV’91
Shpreh bindjen në emër të Partisë Socialiste të Vërtetë 91 se përfaqësimi në dy koalicione të majta në këtë fushatë elektorale është një zgjedhje e mënçur dhe fituese. Dua të garantoj se Aleanca e re Socialiste për Integrim do të jetë një aleancë fituese që do të përfaqësojë jo vetëm në fushatë por dhe pastaj në bashkqeverisjen e vendit vlera të vërteta programore por dhe qeverisëse. Unë jam i bindur që ne së bashku me qytetarët progresistë të këtij vendi të përfaqësojmë një alterantivë të re një alternativë ndryshe nga mazhoranca Berisha një alternativë të ndryshimit të sistemit politik nga një sistem që tashmë është i kontrolluar nga pashallarët e politikës drejt një sistemi të ri model kur qytetari kontrollon vendimmarjen politike kur parlamenti kontrollon Kryeministrin dhe jo Kryeministri parlamentin dhe më pas të gjithë institucionet e e vendit. Beteja e 28 Qershorit nuk është një betejë mes ekipesh politike që duan të zënë karriget e Qeverisë por është një betejë midis demokracisë së vërtetë kur qytetari ka pushtet dhe ka kompetenca politike dhe demokraci false ku Kryeminstri dhe ndihmësat e tij kanë pushtetin absolut mbi institucionet dhe mbi gjithë shoqërinë e vendit. I falënderoj të gjithë partnerët e Koalicionit “Aleanca Socialiste për Integrim për këtë bashkëpunim dhe shpreh bindjen në emër të forcës tonë politike që ne do të jemi partnerë të politikës së fjalës së mbajtur.
Edlir Petanaj Kryetar i Partisë së Gjelbër
Në emër të Partisë së Gjelbër vlerësojmë maksimalisht pjesëmarrjen tonë në këtë koalicion vlerash koalicion i cili do të ketë prioritet mjedisin dhe një sërë çështjesh të tjera. Partia e Gjelbër hyri në këtë koalicion jo vetëm si një Parti e Gjelbër Shqiptare por tashmë si një pjesë e pandarë e Partisë së Gjelbër Europiane. Ne firmosim sot marrëveshjen në këtë koalicion të qëndrushëm pasi jemi të bindur në suksesin që do të ketë ky Koalicion në zgjedhjet e 28 Qershorit. Ne firmosëm sot në emër të një mjedisi që tashmë është i kërcënuar në emër të një mjedisi që tashmë është i dëmtuar por dhe në emër të gjithë qytetarëve të Shqipërisë që duan të jetojnë në një mjedis të pastër me një jetë të shëndetshme me një jetë më cilësore. Ne po dëgjojmë çdo ditë dhe më shumë projektin e Qeverisë për të ndërtuar një central nuklear dhe duhet t’i themi jo ndërtimit të këtij centrali nuklear në Shqipëri dhe duhet t’i themi jo të gjithë veprave të tilla pasi ne nuk do të lejojmë që Shqipëria të kthehet në një kosh plehrash. Prandaj duke qenë se jemi një koalicion me vlera duke qenë të bindur në suksesin e këtij koalicioni duke qenë të bindur në krijimin e një grupi parlamentar të gjelbër do ti themi jo me ligj ndërtimit të këtyre vlerave duke çuar Shqipërinë drejt progresit dhe integrimit të saj europian.
< br />Ymer Kurti Kryetar i Partisë për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve
Ne kemi besim se kjo aleancë nën kujdesin e LSI-së dhe Kryetarit të saj ish -Kryeministrit Meta se do të jetë përfundimisht kjo aleancë që do t’j japë të drejtat emigrantëve që të trajtohen komfort konventave ndërkombëtare. Njëkohësisht që emigrantët do të përfitojnë të drejtat kushtetuese të votimit dhe mjaft të drejta të tjera që deri më sot i janë mohuar nga institucionet.
Ligoraq Karamelo- Kryetar i Partisë Lëvizja për Liritë dhe të Drejtat e Njeriut
Ky është një moment i veçantë sepse Shqipëria aktualisht po kalon momente të vështira përsa i përket lirive dhe të drejtave themelore është një vend ku ende nuk është zgjidhur problemi i pronës dhe ku ende nuk kemi një mirëqeverisje të ndershme dhe jo të korruptuar ku qytetarët të kërkojnë llogari dhe jo tu kërkojnë llogari. Prandaj dhe ne jemi të angazhuar seriozisht që të kontribuojmë që ky Koalicion të dalë sa më me sukses. Veçanërisht për pakicat por dhe për minoritetin grek ne do të shënojmë një përfaqësim dinjitoz ta çlirojmë atë nga kthetrat e nacionalizmit ekstrem dhe së bashku me forcat e tjera përparimtare ta bëjmë atë një faktor mirëkuptimi bashkëpunimi një faktor kontributi për faktorin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.
Avdi Keçi Partia “Toleranca e Re”
Partia “Toleranca e re në Shqipëri” është shumë e lumtur sot që bashkohet me “Aleancën Socialiste për Integrim”. Eshtë e para herë në historinë e Shqipërisë që një parti që mbron interesat e komunitetit me ngjyrë të Shqipërisë merr pjesë në zgjedhet parlamentare. Ne si parti falenderojmë ish -Kryeministrin Meta për dorën e dhënë kësaj partie. 0x323030392d30352d3038 Koalicioni Aleanca socialiste per integrim.JPG