LSI: RRITJA E SIGURISE RRUGORE DO SHPETOJE JETET E SHQIPTAREVE!

LSI: RRITJA E SIGURISE RRUGORE DO SHPETOJE JETET E SHQIPTAREVE!

LSI: RRITJA E SIGURISE RRUGORE DO SHPETOJE JETET E SHQIPTAREVE!
Ralf Gjoni – Zedhenes
 
Duke ngritur shqetesimin tone per aksidentet rrugore te diteve te fundit deshirojme te theksojme se siguria e jetes se qytetareve ne rruget e Shqiperise eshte e kercenuar prej mungeses se zbatimit te rregullave te qarkullimit dhe trafikut te dendur.
 
LSI i ben apel se pari pushuesve shqiptare qe udhetojne keto dite te nxehta dhe ne vecanti emigranteve shqiptare qe jane kthyer ne atdhe per pushime te tregojne kujdes maksimal ne rruget e Shqiperise duke respektuar rregullat e qarkullimit dhe duke iu permbajtur kufijve te shpejtesise ne menyre qe te minimizohen shanset e aksidenteve vdekjeprurese.
 
Inkurajojme gjithashtu forcat e policise rrugore dhe ato te ndihmes se shpejte te tregojne gadishmeri me te larte dhe efikasitet ne ushtrimin e detyres duke u siguruar per zbatimin e rregullave te qarkullimit prej motorristeve per marrjen e masave ndeshkimore ndaj shkelesve te ligjit pa toleruar asnje rast si dhe per dhenien ne kohe te ndihmes se shpejte ne menyre qe probabiliteti i humbjes se jetes per te aksidentuarit te reduktohet ne maksimumin e mundshem.
 
Per LSI siguria e jetes se qytetareve shqiptare eshte nje ceshtje themelore e programit tone elektoral dhe nje ceshtje e rendesishme per te cilen do te kontribuojme seriozisht ne qeverine e ardhshme ne menyre qe te sigurojme nje reduktim te qendrueshem te numrit te vdekjeve ne rruget e Shqiperise.
 
Perfitojme nga rasti t’i urojme te gjithe shqiptareve pushime te mbara dhe shpresojme qe gjate javeve te ardhshme me ngarkese te degjojme sa me pak raste plagosjesh dhe vdekjesh ne rruget e vendit tone.
  0x323030392d30372d3237 14:12)