LSI reagon per shtyrjen e rritjes se pensioneve

LSI reagon per shtyrjen e rritjes se pensioneve

” LSI reagon per shtyrjen e rritjes se pensioneve LSI me kohë ka shprehur shqetësimin për mos mbajtjen e premtimeve elektorale nga qeveria sidomos për rritjen e pensioneve të deklaruara si prioritet i 100 ditëve të para dhe të programit elektoral e qeverisës.

Rritja e pensioneve e pritur që në muajin Prill të këtij viti sipas informacioneve që ne kemi sepse qeveria është plotësisht e mbyllur nga kjo qeveri është shtyrë për në muajin Korrik dhe vetëm dhe realisht është vetëm 5%.

Kjo rritje tërësisht qesharake është thjesht një demagogji kur ne se zbresim “taksat” etjera që detyrohen të paguajnë pensionistët si shkurtim i rimbursimit te ilaçeve pagesa e recetave rritja e çmimit të energjitsë elektirike e taksa të tjera lokale që shtohen përditë të gjitha sëbashku në vend të shtimit real të pensionit po rrit dukshëm varfërin e pensionistëve.

Pensionistët në mënyrë të veçantë janë një nga shtresat e gjera të popullsisë që po provojnë direkt mbi shpinën e tyre pasojat e qeverisjes së paaftë si dhe mashtrimin elektoral që jyu bë atyre para 3 Korrikut.

Është shqetësuese mungesa e seriozitetit dhe përgjegjësisë shtetërore nga ana e qeverisë e cila po vepron me mekanizmin e demagogjisë mediatike të ditës.

Kjo sjellje është shumë larg synimit të shpallur të kësaj qeverie por edhe të gjithë shqiptarëve për realizimin e integrimit europian të vendit i cili mbi të gjitha kërkon seriozitet në qeverisje.  

0x323030362d30352d3034 12:51)”