LSI reagon per Raporti i Amnesty International tregon se qeveria e ‘duarve të pastra’ është më e korruptuar dhe më e paaftë se ajo e mëparshmja

LSI reagon per Raporti i Amnesty International tregon se qeveria e ‘duarve të pastra’ është më e korruptuar dhe më e paaftë se ajo e mëparshmja

LSI reagon per Raporti i Amnesty International tregon se qeveria e ‘duarve të pastra’ është më e korruptuar dhe më e paaftë se ajo e mëparshmja Lëvizja Socialiste për Integrim – 28 Maj 2009

 

Raporti i Amnesty International tregon se qeveria e ‘duarve të pastra’ është më e korruptuar dhe më e paaftë se ajo e mëparshmja.

 

Ralf Gjoni – Zëdhënës

 

Sot marrim shkas nga raporti vjetor mbi të drejtat e njeriut i organizatës ndërkombëtare Amnesty International për të përsëritur shqetësimin tonë rreth gjendjes katastrofike ku gjendet Shqipëria sot.

 

Sipas Amnesty International niveli i papunësisë mbetet tejet i lartë ndërsa 18% e popullësisë jeton nën minimumin e varfërisë duke shpenzuar më pak se $2 dollarë në ditë. Për rrjedhojë kjo shtresë që vuan nga varfëria e ka të pamundur të përfitojë nga shërbimet shëndetësore dhe ato sociale kur ju nevojiten. Kjo pjesë e popullsisë është dhe ajo e cila nuk ka mundësi të shkollohet duke krijuar dhe një problem tjetër të madh – atë të rritjes së analfabetizmit në vend.

 

Dështimi tjetër i kësaj qeverie sipas këtij raporti është shtimi i korrupsionit në zyrat dhe në administratën shtetërore. Gjithashtu edhe besimi në prokurori si dhe në gjykatë ka njohur një rënie të ndjeshme. Korrupsioni që ka marrë peng vendin duket qartë edhe nga mungesa e zbardhjes së cështjes së Gërdecit guri i zi i kësaj qeverie e cila refuzon të cojë fajtorët e vërtetë në bankën e akuzës.

 

Për Lëvizjen Socialiste për Integrim tepër shqetësues mbetet edhe dhuna në familje dhe ajo ndaj gruas që ka njohur rritje kohët e fundit. Në disa raste kjo dhunë është shoqëruar dhe me vdekjen e këtyre viktimave të cilat kanë patur frikë t’u drejtohen organeve kompetente. Në Shqipëri sot një në tre gra dhunohet duke lëkundur kështu besimin tek strukturat e policisë dhe tek mbrojtja që duhet të ofrohet nga shteti.

 

Gjithashtu jemi të shqetësuar për gjendjen alarmante të trafikimit të femrave dhe fëmijëve shqiptarë. Gratë dhe vajzat vazhdojnë të trafikohen si prostituta dhe fëmijët si lypësa – kryesisht drejt Greqisë dhe Italisë. Shteti i Berishës përsëri nuk ofron asnjë mbrojtje për keto viktima të trafikimit.

 

Eshtë e qartë sot se qeveria Berisha administron një shtet të paaftë që nuk gjendet pranë qytetarit në orën e tij të nevojës. Duhet të jetë e qartë sot se mesazhi nga Londra nuk lë vend për keqkuptime – Shqipëria e Berishës nuk është e aftë të përmbushë standartet e nevojshme për t’a integruar vendin në Bashkimin Europian dhe se në 28 Qershor të gjithë shqiptarët dhe në vecanti rinia e këtij vendi duhet t’a nxjerrë në pension Berishën me votën e tyre për të siguruar një të ardhme më të mirë për jetën e tyre. 

 

Lëvizja Socialiste për Integrim u bën thirrje të gjithë shqiptarëve që në 28 Qershor të votojnë programin e saj për punësim si të vetmen alternativë reale për t’a cuar Shqipërinë sa më afër Evropës. 0x323030392d30352d3237 Ralf Gjoni zedhenesi i LSI.JPG 13:57)