LSI reagon ndaj ftesës së Berishës për opozitën. Berisha po bën demagogji

LSI reagon ndaj ftesës së Berishës për opozitën. Berisha po bën demagogji

LSI reagon ndaj ftesës së Berishës për opozitën. Berisha po bën demagogji Vasili: Në vend të thirrjeve thellësisht demagogjike dhe hipokrite Berisha duhet të marrë përgjegjësitë që i përkasin lidhur me reformën zgjedhore tashmë plotësisht të bllokuar

 

—————-

LSI ka ndjekur me shqetësim për të ardhmen e proçesit politik në Shqipëri prononcimet e djeshme të Kryeministrit njëherazi edhe kryetar i PD si dhe thirrjet dhe pseudoftesat e tij për gjoja pjesëmarje të opozitës në reformimin e institucioneve

Kjo demagogji e qartë e Berishës është tërësisht e  papranueshme sepse në të njëjtën kohë që bën sikur fton opozitën Berisha dhe partia e tij e ka përjashtuar atë nga i gjithë procesi politik parlamentar si dhe nga prania e saj në institucionet që duhet të jenë të balancuara politikisht.

Në vend të thirrjeve thellësisht demagogjike dhe hipokrite Berisha duhet të marrë përgjegjësitë që i përkasin lidhur me reformën zgjedhore tashmë plotësisht të bllokuar. Ky bllokim i reformës zgjedhore është e qarte se lidhet në mënyrë të drejtpërdrejtë me vetë Berishën dhe përgjegjësia për këtë është plotësisht e tij duke filluar nga problemi kritik i regjistrit të zgjedhjeve.

Ligji për mediat dhe dhunimi i garancive tashmë të arritura në këtë fushë injorimi i vazhdueshëm dhe arrogant i sugjerimeve insistuese që vijnë nga Bashkimi Europian për tëjanë prova ogurzeza për linjën politike të riinstalimit të një regjimi antidemokratik nga Berisha.

Është tashme e qartë për këdo brenda dhe jashtë Shqipërisë që demagogjia dhe hipokrizia nuk e shpetojnë dot Berishën nga përgjegjësia e tij direkte për bllokimin e Reformës Zgjedhore dhe rikthimin e standartëve të turpshme dhe të rrezikshme të zgjedhjeve të vitit 1996 si dhe uzurpimin e institucioneve të të gjitha niveleve në Shqipëri.

LSI dhe opozita në përgjithësi të ndergjegjshme për rolin dhe përgjegjësinë e tyre për fatet e vendit do ta zhbllokojnë këtë situatë shumë të rezikshme duke zbatuar më konseguencë strategjinë e dialogut dhe reagimit të fortë demokratik të përkrahur nga mijrat e qytetarëve që e mbështesin atë e që përbëjnë shumicën dërmuese të shqiptarëve dhe që nuk do të lejojnë kurrë rikthimin e 1997.

Dhe pikërisht për këto arsye të mëdha LSI-ja formulon një pozicion tërsisht intrasigjent për respektimin e standarteve demokratike të një Shqipërie e cila pasi ka firmosur edhe MSA-në nuk mund të bëjë dot më asnjë hap prapa në respektimin e këtyre standarteve demokratike për veten e saj si shtet dhe për çdo qytetar të saj.

 

Z. Vasili nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje me mazhorancën për reformën zgjedhore e majta do t’i abandonojë zgjedhjet vendore?

 

Absolutisht e majta nuk ka në mend që të bëhet pjesë e zgjedhjeve falls si ato që ju keni parë në vitin 1996. Ajo do të këmbngulë dhe do ta imponojë mazhorancën aktuale që ajo të respektojë standartet demokratike tashmë për zgjedhjet në nje vend demokratik. Në këtë luftë të sajën e cila mund të konsiderohet një luftë e fituar që në këtë moment LSI-ja dhe opozita në tërsi kanë dy aleat të mëdhenj kanë gjithë qytetarët shqiptarë kan dhe opinionin publik dhe politik ndërkombëtar që nga institucionet e rëndësishme ndërkombëtare dhe deri tek Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kështu që mendjoj se sa më paraë Berisha dhe PD-ja që në gjuhën e popullit do të thotë sa më shpejtë t’i thërasin mendjes aq më mirë është për ta dhe aq më e fituar është zhvillimi ekonomik e politik i Shqipërisë.
  0x323030362d30372d3034 12:50)