LSI: Probleme me procesin e numerimit te votave

LSI: Probleme me procesin e numerimit te votave

LSI: Probleme me procesin e numerimit te votave

Ralf Gjoni – Zedhenes

ORA 21:00

Deshirojme te ngrejme shqetesimin e Levizjes Socialiste per Integrim per disa incidence problematike gjate procesit te numerimit.

Komuna Bulgarec Qarku Korce  – QV 3732 QV 3726 QV 3729
Jane bllokuar kutite e votimit te ketyre qendrave nga numeruesit e LSI sepse ne listat e votuesve u konstatua se nuk ishin shenuar numrat e dokumenteve te identifikimit. Per kete LSI ka njoftuar menjehere vezhguesit e OSBE/ODIHR. Kjo tregon qarte se ne keto qendra eshte votuar hapur ne kundershtim me kodin zgjedhor.

Nderkohe ne Paskuqan ende nuk ka filluar procesi i numerimit te votave prej 9 oresh pa ndonje justifikim apo argunment nderkohe qe qendra e numerimit eshte rrethuar forca te shumta te policise.

Probleme jane vene re edhe ne njesine bashkiake nr.10 Tirane qe ndodhet prane sheshit “Avni Rustemi” ku eshte bllokuar numerimi i fleteve te votimit per arsye qe nuk dihen ende.

Deshirojme te theksojme ne menyre te vecante se problem teper shqetesues per Levizjen Socialiste per Integrim perben ritmi tejet i ngadalte i procesit te numerimit ne pjesen me te madhe te qarqeve. Kuptohet qe ngadalesimi i vazhdueshem i numerimit do te rezultoje ne lodhjen e metejshme te komisionereve dhe vezhguesve si dhe ne rritjen e tensionit pergjate nates se gjate qe na pret te gjitheve. Pavaresisht se qytetareve iu premtua se rezultatet perfundimtare te zgjedhjeve do te deklaroheshin brenda ores 17 te pasdites se sotme jane bere tashme mbi 21 ore qe numerohet dhe ende nuk eshte arritur kuota e 50% te qendrave e votimit. Shqiptaret votuan me dinjitet e me qytetari te jashtezakonshme ndersa shteti shqiptar nuk eshte ne gjendje t’u pergjigjet me te njejten etike.

Ndersa ne vendet europiane numerimi i votave dhe dhenia e rezultateve realizohet brenda nje hapesire kohore shume te shkurter konkretisht brenda disa oreve pas perfundimit te procest te votimit Shqiperia vend anetar i NATOS me aspirime per t’u integruar ne Bashkimin Europian ende qendron larg standarteve bashkekohore te zgjedhjeve. Kjo cenon mbarevajtjen e procesit te numerimit dhe imazhin e Shqiperise ne syte e botes.

Inkurajojme te gjithe komisioneret qe pavaresisht lodhjes te punojne me efikasitet dhe korrektesi per perfundimin sa me te shpejte te procesit te numerimit ne menyre qe qytetaret shqiptare e subjektet konkurruese politike te njihen me verdiktin e sovranit. Levizja Socialiste per Integrim eshte prezente permes rrjetit te saj te monitorimit ne te gjitha qarqet per te garantuar qe asnje vote te mos shkoje dem.

0x323030392d30362d3239 FUSHATA 22:10)