15 Feb LSI prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Meta garanton se LSI do të dalë forcë e parë politike në këtë Qark
” LSI prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët për deputetë në Qarkun e Beratit. Meta garanton se LSI do të dalë forcë e parë politike në këtë Qark Meta: Dua t’i them Sali Berishës nga Berati që jo vetëm nuk ke lidhje me Skënderbeun por je kthyer në një Hamza që do t’ja shesësh Shqipërinë fazlliçëve të tu
—
Lideri i LSI Ilir Meta zhvilloi takime mjaft entuziaste me qindra përkrahës të LSI në Berat dhe Kuçovë. Gjatë takimit në Berat Meta ka prezantuar kandidatët për deputetë të LSI në qarkun e Beratit sikurse dhe Planin për Veprim që ka LSI për luftën kundër varfërisë punësimin dhe rritjen e mirëqenies së qytetarëve të Beratit dhe të gjithë Shqipërisë.
Lideri i LSI shprehu bindjen e tij se kandidatët e LSI do të jenë fitues sepse përfaqësojnë vlerat më të mira dhe janë të lidhur ngushtë me komunitetin e kësaj zone dhe njëkohësisht LSI do të dalë forcë e parë politike në Berat në zgjedhjet e 28 Qershorit.
Meta u shpreh se Koha për Veprim për Sali Berishën është Koha për Largim. Unë dua t’i them Sali Berishës nga Berati u shpreh Meta që “jo vetëm nuk ke lidhje me Skënderbeun dhe e ke bërë gjithë Shqipërinë te qeshë kur ka dëgjuar marrëzinë tende por ne do të tregojmë ty vendin e merituar në 28 Qershor se ti na u hoqe si një patriot i madh por çështjen çame e flake tutje ti na u hoqe si një patriot i flaktë dhe je kthyer në një Hamza që do t’ja shesësh Shqipërinë fazlliçëve të tu. Jo vetëm Berati por gjithë Shqipëria më 28 Qershor tha Meta do t’i thotë dil në pension Sali Berishës se LSI ka dhe një ligj shumë të mirë për moshën e tretë. Sepse ka ardhur Koha për Veprim për të nxjerrë shqiptarët nga kriza dhe nga varfëria ku t’i i fute akoma më thellë për të nxjerrë Shqipërinë nga korrupsioni dhe Gërdec-qeverisja që t’i solle gjatë këtyre 4 viteve dhe për të zhvilluar ekonominë. Ju e dini shumë mirë kur dikujt i dhemb diçka shkon tek doktori kur dikush kërkon një pikturë të mirë shkon tek piktori por kur ekonomia është e sëmurë duhen ekonomistë dhe unë jam gati ta nxjerr vendin nga kriza me gjithë ju.
Meta theksoi se Plani për Veprim i LSI synon të ofrojë perspektiva të reja për të gjithë shqiptarët një dinamikë krejt ndryshe nga ajo aktualja për ndryshimin e vendit e cila nuk mund të vijë përmes fjalëve deklaratave përmes fjalimeve por vetëm përmes Kohës për Veprim. Ndaj dhe Plani ynë për Veprim fillon pikërisht me punësimin dhe jo më kot ne e theksojmë çështjen e punësimit si çështjen themelore që ka sot vendi që kanë sot shqiptarët dhe mbi të cilën do të ndërtohen të gjitha politikat shtetërore qeverisëse fiskale dhe arsimore. Sepse shqiptarët do të kenë mirëqenie vetëm duke u bazuar tek puna dhe tek djersa e tyre vetëm në këtë mënyrë do të kemi rritje të prodhimit do të kemi edhe rritje të ekonomisë dhe produkteve tona.
Meta tha se dy janë dhe objektivat tona për punësimin. Së pari për për hapjen e 100 mijë vendeve të qëndrueshme të punës gjatë 4 viteve të ardhshme dhe së dyti një program i veçantë për të ndihmuar çdo familje që jeton në varfëri kritike dhe që nuk ka asnjë të punësuar të paktën përmes programit të punësimit jetik për një periudhë afatshkurtër t’i garantohet një punësim i cili njëkohësisht do të japë mundësi për t’u kualifikuar për të hyrë në tregun e qëndrueshëm të punës në perspektivë.
Po kështu unë do t’ju them u shpreh kreu i LSI se kostoja e jetesës dhe lehtësimi i saj është prioritet themelor i LSI. Për këtë qëllim për të përballuar dhe zbutur efektet e krizës globale dhe taksës së sheshtë ne kemi një program të qartë i cili synon që të përjashtojë nga tatimi mbi të ardhurat të gjitha të ardhurat dhe pagat deri në 250 mijë lekë në muaj nga 100 mijë që është sot. Ndërsa për diferencën apo për taksën tjetër nga 250 mijë deri në 500 mijë lekë në muaj tatim-fitimi do të paguhet për diferencën mbi 250 mijë lekë. Kjo është një masë tjetër lehtësuese për të zbutur efektet negative të taksës së sheshtë mbi grupet sociale me të ardhura më të pakta. Njëkohësisht një masë tjetër lehtësuese të ndihmës ekonomike do të jetë edhe çmimi i subvencionuar i energjisë për konsumatorët familjarë deri në 300 kilovat orë në muaj e njëkohësisht përgjysmimi i TVSH-së për faturat e energjisë për konsumatorët familjarë nga 20 për qind në 10 për qind.
Programi i LSI synon krijimin e një sistemi të plotë agraro-industrial i cili do të bëjë të mundur që çdo gjë të funksionojë në mënyrë perfekte që mos të ketë asnjë pengesë asnjë ndërprerje pasi ne do të subvencionojmë nga 25-50 të imputeve në bujqësi do të subvencionojmë prodhimin deri në masën 30 për qind e njëkohësisht do të garantojmë krijimin e një industrie agropërpunuese që është një problem i madh sot në vend kur këto prodhime do të grumbullohen por edhe do të përpunohen.
Meta garantoi se Berati do të jetë një përparësi për LSI. Ai u shpreh se një nga prioritetet tona dhe imi në veçanti do të jetë që këtë status që ka Berati ta kthejmë në një mundësi për të tërhequr për të përthithur dhe për të paraqitur projekte sa më të mëdha në institucione të ndryshme ndërkombëtare që merren me kulturën dhe me trashëgiminë historike.
0x323030392d30352d3137 Meta prezanton kandidatet ne Berat.JPG 9:14)”