LSI prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët e saj në Mallakastër

LSI prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët e saj në Mallakastër

” LSI prezanton Planin për Veprim dhe kandidatët e saj në Mallakastër Dritan Prifti: Me këta kandidatë dinjitozë objektivat tona për të qenë forcë fituese janë të realizueshme

Mallakastra përfaqësohet me pesë kandidatë në zgjedhjet e Qershorit

Mallakastra përfaqësohet në zgjedhjet e 28 Qershorit me pesë kandidatë të LSI-së që janë një ekipi i plotë vlerash njerëzore dhe intelektuale të cilët përmes punës dhe përkushtimit të të gjithëve do të përmbushin synimin madhor atë të daljes forcë e parë politike në këto zgjedhje.
Duke vlerësuar përbërjen e listës së 16 kandidatëve të kësaj force politike për zgjedhjet e 28 qershorit nuk ka sesi të mos bjerë në sy që në krah të kandidates së rrethit të Mallakastrës mjekes Luljeta Bregasi qëndrojnë dhe emrat e kandidatëve të tjetër si të biznesmenit dhe juristit Bujar Hasa inxhinierit dhe pedagogut të universitetit Ervin Muskaj agronomit Bardhyl Fasko dhe  historianit  Hysni Bogdani. Është shumë njerëzore kur të gjithë këta kandidatë vlerësojnë  me shumë krenari dhe njëkohësisht i stimulon për më shumë përkushtim teksa pohojnë origjinën lidhjet e tyre të gjakut në trevat e rrethit të Mallakastrës.
Bile ky fakt është vlerësuar edhe nga kreu i shtabit elektoral   të qarkut të Fierit Dritan Prifti i cili ka qenë i pranishëm në mbledhjet e shtabit elektoral të këtij rrethi.
“Duke parë që sot në këtë takim ndodhen edhe kandidatët si Bujari Luljeta Ervini e deri tek Hysniu jam mëse i bindur se Mallakastra do të përmbushë objektivin e saj për të dalë një forcë e parë politike në këto zgjedhje. Për mua personalisht por dhe për gjithë komunitetin e zonës së Mallakastrës duhet të vlerësohet fakti që këta kandidatë janë garanci e kësaj fitoreje. Sot ata me praninë e tyre këtu në Mallakastër kanë treguar qartë se do të punojnë  me ambicien e madhe të të qenit fitues”.
Gjatë takimit të shtabit elektoral të rrethit të Mallakastrës Prifti ka theksuar rëndësinë që ka ky proces zgjedhor për LSI-në për vetë faktin se kodi zgjedhor tashmë parashikon vetëm votimin për forcën politike. “Ndaj është një detyrë madhore për të gjithë që në sajë të përkushtimit të përmbushjes me sukses të të gjitha synimeve dhe objektivave të shkohet në  rezultatin e dëshiruar. Por ajo që duhet vlerësuar me shumë përgjegjshmëri është në këto momente pjesëmarrja e qytetarëve në procesin e pajisjes së tyre me kartat e identifikimit”. Sipas Priftit të gjitha makinacionet e Berishës synojnë mbetjen e një numri sa më të lartë të shtetasve pa dokumenta identifikimi duke kërkuar të realizojnë manipulimin e radhës për këto zgjedhje. Në këtë takim është pohuar fakti se humbja e Berishës do të jetë akoma më e sigurtë sa më shumë qytetarë të jenë të pajisur me këto dokumenta identifikimi dhe me rritjen e numrit të pjesëmarrësve në procesin e votimit.
Shtabi elektoral i LSI së rrethit të Mallakastrës është mbledhur për të përcaktuar piketat më të qarta për fillimin e punës totale për përmbushjen me sukses të synimit të saj për zgjedhjet e qershorit. Nën drejtimin e kreut të shtabit elektoral të qarkut të Fierit Dritan Prifti ky shtab ka pohuar edhe një herë qartësisht se me potencialet e përfshira në radhët e kësaj force politike në zgjedhjet e qershorit konfirmohet se do të përmbushet synimi i daljes  forcë e parë politike në këto zgjedhje.
Shtabi elektoral i rrethit të Mallakastrës ka vlerësuar me të tjerave se ata me një qytetari të lartë do të synojnë të zhvillojnë një fushatë të qetë të kulturuar ku do të parashtrohen qartësisht alternativat dhe objektivat e kësaj force politike për qeverisjen e vendit gjatë katër viteve të ardhshme. Në këtë kontest sipas Priftit programi i LSI-së është një program shumë ambicioz që synon luftimin e varfërisë dhe nxitjen e politikave të punësimit. Ai ka pohuar se varfëria në vendin tonë thellohet çdo ditë e më shumë nga vetë fakti i mungesës së politikave sociale dhe kostoja e lartë e jetesës së familjeve që më së shumti janë me të ardhura të pakta. Në programin e LSI-së nxjerrja e vendit nga kriza merr një përparësi të madhe për të cilën janë të hartuara edhe programe konkrete për të gjitha fushat jetësore. Ngritja e industrisë agropërpunuese në zonën e Mallakastrës do të jetë një ndër synimet e qeverisjes së ardhshme nisur edhe nga potenciale e pasuritë e kësaj zone mes të cilave një rëndësi të veçantë do t’i kushtohet edhe sektorit të naftës.
Diskutimi i programit të kësaj force politike me grupet e interesit do të ketë një rëndësi të veçantë në këtë fazë të fushatës elektorale.
0x323030392d30352d3135 AKTIVITETE 13:30)”