14 Feb LSI prezanton kandidatet per keshilltar te Bashkise se Tiranes ne Njesin minibashkiake n.4.
” LSI prezanton kandidatet per keshilltar te Bashkise se Tiranes ne Njesin minibashkiake n.4. Meta : Ne jemi të sigurtë në fitoren e 18 shkurtit sepse nuk na mund dot një politikan i lodhur si Sali Berisha
Lëvizja Socialiste për Integrim vazhdon mitingjet entuziaste për prezantimin e kandidatëve të saj për këshilltar ë të këshillave bashkiake ku ka prezantuar dy kandidatët për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës. Kryetari i LSI z. Ilir Meta i shoqëruar nga Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama nga kryetari i LSI-së së Tiranës Ilir Dashi si dhe nga deputeti i zonës Andis Harasanikan ë zhvilluar një takim entuziast me banorët e njësis ë bashkiake nr.4. Këtë takim e përshëndeti edhe kandidati i koalicionit opozitar “Bashkë për të Ardhmen” për minibashkin ë nr. 4 Vaid Kalaja i cili në fjalën e tij falenderoi përfaqësuesit e LSI për mbështetjen e dhënë në kuadër të zgjedhjeve vendore. Kryetari i LSI-së së Tiranës z.Ilir Dashi duke shprehur besimin në fitore prezantoi dy kandidatët e njësisë nr.4 për këshilltarë të Bashkisë së Tiranës të cilët janë: Studentja e Fakultetit Ekonimik Fiori Kadillari dhe biznesmeni Leonard Dedaj. Ndërsa vet ë kryetari i LSI Ilir Meta duke vlerësuar vlerat dhe kontributet që mbartin k ëta kandidatë për k ëshilltarë dhe punën e bërë nga njësia nr.4 u shpreh optimist për fitoren e zgjedhjeve vendore të 18 Shkurtit. Duke ju referuar kandidatëve që ofron LSI-ja në këto zgjedhje lokale por edhe alternativës së majtë Meta tha që kandidatët e LSI për anëtarë të këshillave qoftë për bashkinë e madhe por edhe ato të minibashkive janë kandidatë mjaft të përkushtuar dhe njerëz të punës. Duke ju drejtuar pjesëmarrësëve kryetari i LSI-së Ilir Meta u shpreh se- ne jemi të sigurtë në fitoren e 18 shkurtit sepse nuk na mund dot një politikan i lodhur si Sali Berisha. I lodhur jo nga puna apo hallet që kan ë gjithë shqiptarët tha Meta por i lodhur nga gënjeshtrat mashtrimet dhe dështimet e tij të njëpasnjëshme. “Për të gjitha këto qytetarët e kryeqytetit dhe të gjithë Shqipëris ë me votën e tyre në 18 shkurt do të hapin një faqe të re zhvillimi jo vetëm për kryeqytetin i cili në katër vitet e ardhshme do të kompletohet përfundimisht si një qytet i standarteve europiane por do të hapi një faqe të re për gjithë zhvillimet e mëpasme politike në vend” tha kreu i LSI-së Ilir Meta. Më pas Meta foli për procesin e legalizimeve ku sipas tij Sali Berisha duhet ta kishte përfunduar këtë proces sepse u bënë 1 vit e gjysëm që qeveris vendin dhe vetëm një javë para ditës së zgjedhjeve Shaban Berisha shpërndan dhjetë certifikata militantëve të PD-së për të legalizuar shtëpitë e tyre. “Ky proces legalizimi të Sali Berishës i ngjan kthimit të letrave me vlerë që më pas u bën pa vlerë”. u shpreh ai. Ndër të tjera ai tha se këtë proces nuk e bën dot as Sali Berisha që kishte 18 muaj në dispozicion por nuk mund ta bëj ë as kandidati i tij inekzistent i cili është ktheyer në një kërkues gropash në periferi të Tiranës. Por sipas Metës këtë mund të bëj vetëm Edi Rama dhe koalicioni “Bashkë për të Ardhmen”. “Sepse ky koalicioni nuk është koalicion që e kemi bër ne me Edi Ramën por ky është bashkimi që keni kërkuar ju që kan ë kërkuar anëtarët dhe simpatizantët e Partis Socialiste që kan kërkuar të gjithë ata që janë në opozit ë dhe që nuk durojnë dot më të qeverisen nga Sali Berisha” përfundoi kreu i LSI Meta. Ndërsa Kreu i Partisë Socialiste duke falenderuar elektoratin e LSI-së për atmosferën e krijuar dhe mbështetjen e kandidatit të koalicionit u shpreh se- unë jam i bindur që ky bashkëpunim midis PS-dhe LSI-së është baza e shëndëtshme e një të ardhme shumë më të mirë për Tiranën dhe për gjithë Shqipërin ë. se ky solidaritet i ri i krijuar me shumë dëshirë në kohë dhe i maturuar fal vetdijes qytetare dhe politike për domosdoshmërin ë që ka vendi ynë është pa asnjë dyshim garancia më e madhe se ne do i mbajmë premtimet dhe do punojmë për një Shqipëri të integruar. Në përfundim Rama tha se në 18 shkurt ju duhet të votoni për njërzit tanë në mënyrë që ne të vazhdojmë rrugën tonë të nisur duke konfirmuar edhe një hër ë forcën tonë të këtij bashkimi.
0x323030372d30322d3039 AKTIVITETE 12:58)”