LSI pershendet skemën e re të ndihmës sociale të prezantuara nga qeveria

LSI pershendet skemën e re të ndihmës sociale të prezantuara nga qeveria

LSI pershendet skemën e re të ndihmës sociale të prezantuara nga qeveria Deklarate: Filloreta Kodra
N/Kryetare e  LSI

Lëvizja Socialiste për Integrim përshëndet rritjen e pensioneve pagave dhe skemën e re të ndihmës sociale të prezantuara nga qeveria e re masa që shkojnë në drejtimin e forcimit të dimensionit social të saj.

Strategjia e mbrojtjes sociale e prezantuar dje në parlament është shprehje e kujdesit për shtresat në nevoje dhe masë me ndikim konkret në jetën e tyre.

Rritja në vazhdimësi e pensioneve ulja e moshës së pensionit për minatorët përmiresimi i skemës së ndihmës ekonomike janë elementë të qendrueshëm për përmiresimin e nivelit të jetesës të qytetarëve që nuk kanë mundësi tjetër përvec ndihmës së shtetit.

Njëkohësisht masat e marra nga qeveria shqiptare janë fillimi i ndryshimit rrënjësor në fushën e kujdesit social  dhe trajtimit me përparësi të cështjeve më të prekshme për qytetarët shqiptarë jëtesën e tyre të përditëshme.  

Këto masa të qeverisë shqiptare janë një element shume i rëndësishëm i programit qeverisës të LSI që ka në prioritetet e veta përmiresimin e kushteve të jetesës për moshën e tretë tashmë pjesë e programit të përbashkët qeverisës ku përvec rritjes së pensionit parashikohet edhe shtimi i disa shërbimeve falas si kujdesi e shërbimet shëndetesore transporti urban e ndërurban falas rimbursimet e ilaceve etj.

LSI do të vazhdojë të plotësojë me përkushtim angazhimet e detyrimet që ka marrë para elektoratit. 0x323030392d31302d3037 12:55)