LSI pershendet fillimin e vitit mesimor

LSI pershendet fillimin e vitit mesimor

LSI pershendet fillimin e vitit mesimor‏ Konferencë për shtyp

 

Besjan Pesha

Zv.Sekretar I Përgjithshëm I LSI

 

Në emër të Lëvizjes Socialiste për Integrim dua ti uroj  të gjithë të rinjve dhe të rejave shqiptarë që janë ulur sot në bankat e shkollës një vit sa më të mbarë shkollor. Gjithashtu dua ti uroj punë të mbarë edhe gjithë mësueseve dhe mësuesve shqiptarë anembanë vendit.

 

Dua sot të siguroj edhe njëherë të gjithë të rinjtë shqiptarë dhe familjet e tyre se gjatë këtij katërvjecari LSI do të punojë me intensitet për të garantuar një process mësimor sa më efektiv dhe gjithashtu do të angazhohet maksimalisht në organizimin e një procesi edukativ tejet intensiv edhe jashtë dyerve të shkollës nëpërmjet aktiviteteve të ndryshme kulturore e sportive.

Punësimi I të rinjve shqiptarë të cilët janë diplomuar apo do të diplomohen në vitet në vazhdim do të mbetet prioriteti jonë kryesor dhe nëpërmjet politikave tona për rininë dhe realizimit të planit tonë për veprim e ardhmja shqiptare e cdo të riu do të jetë gjithnjë e më shumë larg papunësisë dhe më afër zhvillimit të talenteve dhe karrierës personale.

 

 

Gjithashtu do të doja sot ti bëja një thirrje të vecantë Bashkisë së Tiranës duke patur parasysh edhe numrin e madh të nxënësve që studjojnë në shkollat e kryeqytetit që të marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ky vit ti gjejë klasat e kryeqytetit të pajisura me sisteme ngrohjeje duke I  kujtuar se vjet ky ishte një nga problemet kryesore në shkollat e kryeqytetit dhe që nuk arriti të gjejë një zgjidhje brenda periudhës së dimrit. Sot në vitin 2009 të gjithë nxënësit shqiptarë meritojnë kushte sa me optimale në klasat e tyre për të zhvilluar nëj process mësimor sa më cilësor.
  0x323030392d30392d3134 12:47)