LSI përkrah protestën e banorëve të Kombinatit për mungesën e gjatë të energjisë elektrike

LSI përkrah protestën e banorëve të Kombinatit për mungesën e gjatë të energjisë elektrike

LSI përkrah protestën e banorëve të Kombinatit për mungesën e gjatë të energjisë elektrike Qindra banorë të njësisë nr.6 në Kryeqytet ose ndryshe të Kombinatit kanë protestuar dje për mungesën e gjatë të energjisë elektrike si dhe për shumë probleme të tjera sociale që shqetëson këtë zonë. Me pankarta në duar banorët e kësaj zone i kanë bërë thirje qeveris që të jetë më e vëmendshme për këtë zonë sepse deri tani trajtohet si zonë dytësore kur nuk është shumë larg qendrës së Kryeqytetit. Duke i kujtuar qeverisë premtimet euforike të bëra gjatë fushatës elektorale më konkretisht kërkuan nga qeveria që t’i sigurohej transporti urban impiant për djegjen e mbeturinave si dhe të hiqen dënimet masive të ndërprerjes së energjsë elektrike të zbatuara nga KESH. Ndërkaq kjo protestë është mbështetur edhe nga LSI. Vetë Kryetari i LSI-së duke vlerësuar këtë inisiativë  u shpreh se kjo protestë duhet t’i bëjë të ditur qeverisë se premtimet e bëa ishin euforike dhe të hartuara brënda natës.
 
Meta:
“Protesta juaj zhvillohet shtat muaj pas fitores së PD dhe premtimeve spektakolare të saj. Ju keni të drejtë që t’i thoni sot Sali Berishës dhe ministrit të Shëndetësisë të qeverisë Berisha që njofton se janë hequr nga lista e rimbursimeve mbi 30 barna deri tani. Pra ku shkoi premtimi i tij për dyfishimin e pensioneve kur ndryshe nga çka premtuar ai përfundojë tek shkurtimi i listës së rimbursimeve të barnave të pensionistëve? Sot pas shtatë muajsh ju keni të drejtë që protestoni dhe që jeni të irrituar për mungesën e gjatë të energjisë elektrike edhe pse kuotat në Hidocentralit e Fierzës janë nga më të lartat. Por jo vetëm kaq ju të protestoni për dënimet kolektive që bën KESH ndaj zonës suaj por edhe ndaj zonave të tjera në Tiranë dhe në të gjithë vendin. Ju sot me të drejtë thoni: duam matësa dhe jo afrofe. Ju sot me të drejtë këkoni dritë dhe jo errësirë dhe mbi të gjitha kërkoni transparencë. LSI-ja nuk është një forcë politike e cila synon të spekulloj me problemet e njërëzëve dhe nuk është ajo forcë politike që ka premtuar një zgjedhje brënda natës për të gjitha problemet tuaja dhe të shqiptarëve. Ne nuk jemi as ajo pjesë e opozitës që në kulmin e krizës së energjisë elektrike ndezi qirinjt por ne jemi ajo pjesë e opozitës që në kulmin e kësaj krize mblodhi profesorët dhe specialistët më të mirë të energjisë dhe paraqiti një projektligj të shkëlqyer për nxitjen e investimeve private në sektorin elektro-energjitik. Dhe u bë kaq kohë që kjo maxhorancë nuk e vë këtë ligj në rendin e ditës pasi ju e dini se në rendin e ditës në Parlamentin e mega-dushkut është sheri është konflikti dhe nuk janë problemet dhe hallet më të rëndësishme që kanë qytetarët shqiptar. Në rastë se projektligji që ne kemi cuar në Parlament për nxitjen e investimeve privatie  në sektorin elektro-energjitik do të miratohej brenda 2-3 vitesh prodhimi energjitik në vend do të rritej me mbi 1 miliard kilovator dhe humbjet në rrjet do të ishin 200 deri në 300 milion kilovatore. Pra ne jemi një forcë politike që ofron zgjedhje ofron mundësi për daljen nga kriza në çështjen e energjisë por edhe në shumë probleme të tjera. Me të drejtë thoni: pushtetar duam urban dhe nuk ka sesi kjo pjesë të jetë e integruar dhe pjesë e kryeqytetit në rastë se nuk do të funksionoj shërbimi urban. Ne kërkojmë nga bashkia por edhe nga maxhoranca që të angazhohen dhe të sgjidh problemin e shërbimit urban për të gjithë këtë komunitet i cili është një nga komunitetet më me problem por njëkohësisht një nga komunitetet që dëshiron të integrohet në të gjitha zhvillimet ekonomike-sociale të kryeqytetit. Ne e dimë shumë mirë që ky komunitet është i shqetësuar përsa i takon të ardhmes së fëmijëve të vetë. E them këtë sepse ne e dimë shumë mirë se në mënyrë të pa pranueshme digjen plerat në Sharr dhe nuk merret asnjë masë serioze për t’i dhënë një zgjedhje sipas parametrave dhe standartëve evropian. Qeveria e mëparshme donte të sillte plera nga e gjithë Europa për t’i djegur vetëm 2 km larg prej këtu ndërsa Berisha premtoi zgjedhjen e problemit të Sharrë ku deri tani jo vetëm që nuk ka asgjë zgjedhje por nuk ka asnjë angazhim të qeverisë së tij. Ndaj ju keni të drejtë që kërkoni një zgjedhje të shpejtë të këtij problemi të madh social dhe shëndetësor. Ndërsa biznesit në vend që t’i krijoheshin prespektiva të tjera sikurse u premtua me të madhe nga Berisah gjat fushatës elektorale jo vetëm që e pagojë shtrenjt krizën energjitike por njëkohësisht një pjesë e mirë e biznesit po riklasifikohet nga biznes i vogël në biznes të madhë duke rrezikuar falementimin. Një pjesë e madhe e juaja e interesuar për çështjen e legalizimeve e dinë shumë mirë se e vetmja forcë politike që edhe këtë rradhë përpara që të shkontë në Parlament për të mbajtur një qëndrim për këtë çështje vendosi dialog me komunitetin ishte LSI-ja dhe do të vazhdoj të jetë gjithmon pran jush”.
 
Në këtë takim foli edhe Kryetari i LSI-së për Tiranën Ilir Dashi i cili u shpreh se “ju kanë bërë plot premtime për trajtimin e pensionistëve për rregullimin dhe sistemimin e mjedisit që ju mbyti tymi dhe papastërtija. Gjithashtu ju kanë premtuar për sigurimin e ujit të pishëm dhe asnjë nga këto premtimet nuk janë realizuar. Ju nuk kërkoni gjera të tepërta që janë të pa realizushme por ju kërkoni mjetet më jetike të jetës suaj dhe keni të drejtë në këtë protestë. Prandaj duke pasur plotësisht të drejtë në këtë protes ku si qytetari i Tiranës mos rreshti së protestuar sepse vetëm kështu ne mund të ndërtojmë apo mund të vëm një tullë në atë murin e madhë të shoqërisë shqiptare
  0x323030362d30332d3035 AKTIVITETE 11:42)